LIVE UPDATES
Aktualitet

Plani 2026/ INSTAT: Shqipëria do të masë shkencën dhe inovacionin, por të dhënat vijnë me një cikël prapa

Në letër, është një paketë e plotë statistikore që mbulon fondet publike për kërkimin shkencor, aktivitetin kërkimor në universitete, biznese dhe organizata jofitimprurëse, si edhe përdorimin e teknologjisë së informacionit nga ndërmarrjet dhe familjet.

3 Mars 2026, 13:44 Nga D.S

Plani 2026/ INSTAT: Shqipëria do të masë shkencën dhe

Këtë vit Instituti i Statistikave do të mbledhë, përpunojë dhe dërgojë në Eurostat një seri treguesish mbi shkencën, inovacionin dhe teknologjinë në Shqipëri.

Në letër, është një paketë e plotë statistikore që mbulon fondet publike për kërkimin shkencor, aktivitetin kërkimor në universitete, biznese dhe organizata jofitimprurëse, si edhe përdorimin e teknologjisë së informacionit nga ndërmarrjet dhe familjet.

Në praktikë, mbetet e paqartë se sa nga këto të dhëna do të kthehen në politikë publike dhe sa do të mbeten ushtrim formal për përputhshmëri me rregulloret europiane.

Në fushën e shkencës dhe teknologjisë, INSTAT do të përpunojë të dhënat mbi fondet buxhetore për kërkimin shkencor për vitin 2025 dhe do t’i transmetojë ato në Eurostat gjatë vitit 2026.

Paralelisht, janë mbledhur të dhëna nga katër sektorë kyç, bizneset private, organizatat jofitimprurëse, institucionet qeveritare dhe arsimi i lartë. Por edhe këtu, prodhimi i treguesve kryesorë shtyhet për vitin pasardhës, duke e lënë debatin publik pa informacion të përditësuar mbi shpenzimet reale dhe kapacitetet njerëzore në kërkim shkencor.

Edhe statistikat e inovacionit vijnë me vonesë strukturore. Treguesit që do të publikohen në qershor 2026 bazohen në një vrojtim të realizuar në fund të vitit 2024 dhe mbulojnë periudhën 2022–2024.

Në një ekonomi që ndryshon shpejt, kjo do të thotë se politikat për inovacionin mbështeten mbi të dhëna që, në momentin e publikimit, janë tashmë të vjetra.

Në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, tabloja është më e gjerë, por jo domosdoshmërisht më e thellë. INSTAT parashikon vrojtime vjetore për përdorimin e TIK nga ndërmarrjet me mbi 10 të punësuar dhe nga familjet dhe individët e moshës 16–74 vjeç.

Treguesit do të tregojnë se sa përdoret interneti, teknologjia digjitale dhe shërbimet online, por jo domosdoshmërisht si ndikojnë ato në produktivitet, konkurrueshmëri apo transformim ekonomik.

Një element që bie në sy është përputhshmëria e pjesshme me acquis të Bashkimit Europian. Vetë dokumenti pranon se statistikat e shkencës kanë përputhshmëri të ulët me rregulloret europiane, ndërsa inovacioni dhe TIK janë vetëm pjesërisht në linjë me standardet e BE-së.

Këto informacione janë marrë nga Projektvendim për miratimin e planit vjetor 2026 “Për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2022-2026” e cila është ende në fazë diskutimi në Kuvend./Monitor.al

instat eurostat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj