LIVE UPDATES
Aktualitet

"Plazhe të braktisura dhe sezon turistik i dështuar", BIRN: Kronikë e një rënie të paralajmëruar

Imazhet e shezlloneve të zbrazëta në rivierën shqiptare po nxisin një sërë akuzash, me kryeministrin që fajëson çmimet “absurde” dhe të tjerë që përmendin konkurrencën nga vendet fqinje dhe mungesën e një strategjie.

14 Gusht 2024, 09:57 Nga r.ll
"Plazhe të braktisura dhe sezon turistik i dështuar", BIRN:
foto ilustruese

TIRANË- Sezoni turistik i Shqipërisë lulëzoi verën e kaluar kur një numër i paparë vizitorësh të huaj erdhën në vend. Sipas të dhënave zyrtare, 10 milionë turistë vizituan vendin në verën e vitit 2023.

Megjithatë, të dhënat e Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, ofrojnë vetëm një lloj informacioni – numrin total të shtetasve të huaj që hynë në vend. Por diferenca ishte e konsiderueshme në krahasim me vitet e mëparshme.

Narrativa e qeverisë u përqendrua shumë te “suksesi i madh i turizmit”, duke bërë plane dhe parashikime për një sezon turistik edhe më të suksesshëm në vitin 2024.

Deri më tani, gjërat duket se nuk janë kështu.

Pas postimeve të shumta në rrjetet sociale që kritikonin çmimet më të larta krahasuar me vitet e tjera dhe pretendonin se si shqiptarët ashtu edhe turistët e huaj po “braktisnin plazhet shqiptare”, veçanërisht ato në jug, në mes të pikut të sezonit, kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për shtyp më 23 korrik me kryebashkiakët lokalë.

Duke e drejtuar gishtin nga bizneset vendase, ai e quajti rritjen e çmimeve “të palogjikshme” dhe “absurde”.

“Në Vlorë… dhe në Sarandë (në jug të Shqipërisë), ku janë edhe dy pikat e një rritjeje absurde të çmimeve është e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve. Duhet komunikohet dhe të flitet që rrija e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto të lartë vitin tjetër”, tha Rama, duke e drejtuar zemërimin e tij ndaj kryebashkiakëve të këtyre dy qyteteve bregdetare në jug.

Ideja se Shqipëria ofron plazhe të shkëlqyera me çmime të lira duket se ka dështuar, por pasojat janë ende të paqarta, pasi INSTAT nuk ka publikuar të dhënat totale të këtij viti, ndaj ai nuk mund të krahasohet me vitin e kaluar.

Narrativa fillestare e Ramës në përgjigje të pretendimeve në internet se plazhet e Shqipërisë ishin “bosh” dhe “të braktisura” ishte ta mohonte këtë gjë. Fillimisht, ai foli për një “sulm të organizuar ndaj turizmit”.

“Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar. Kam folur me krerët e bashkive bregdetare që janë të habitur nga shumë video, lajme e komente të rreme, të manipuluara, të bëra me qëllim që duan të thonë se këtu s'ka ardhur njeri”, tha Rama më 17 korrik, pa dhënë prova për akuzat e tij.

Kronikë e një rënie të paralajmëruar

Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës, thotë se ata kanë paralajmëruar që nga fillimi i vitit se jo të gjithë sytë e turistëve kosovarë do të kthehen nga Shqipëria këtë verë, pasi vendit më në fund iu dha një regjim pa viza me BE-në.

“Jemi dëshmitarë të një numri të madh kosovarësh që shkojnë në Greqi, Bullgari dhe Itali”, tha Hoti për BIRN. “Për kosovarët është hapur një dritare e re, kështu që kjo është shumë normale”, shtoi ai.

Hoti tha se hotelet, restorantet dhe apartamentet në veri dhe qendër të Shqipërisë kanë arritur t'i mbajnë çmimet brenda mundësive të shqiptarëve të Kosovës. Bizneset në jug, megjithatë, zgjodhi një rrugë tjetër, thotë ai.

“Disa biznese tani i kanë ulur çmimet që i ngritën në fillim të këtij viti, por në kohën e pikut ato ishin 30 për qind më të larta se vitin e kaluar. Tashmë dëmi është bërë. Turizmi nuk është vetëm për një javë apo një vit. Ata duhet të mendojnë për planin më  afatgjatë”, tha Hoti.

“Rritja e çmimeve ndikon negativisht në vitet në vijim”, shtoi ai.

Historikisht, një nga mbështetësit kryesorë të turizmit shqiptar kanë qenë turistët nga Kosova, veçanërisht për zonat në veri të Shqipërisë në detin Adriatik.

Këtë vit, sipas të dhënave të deritanishme publike, turistët nga Kosova kanë qenë më të pakët se zakonisht. Bregdeti grek po bëhet me shpejtësi një destinacion i preferuar për turistët nga Kosova. Tani ata nuk kanë më nevojë për vizë për të hyrë në Greqi, që nga 1 janari i këtij viti.

Sipas statistikave për vitin 2023, më shumë se 4 milionë njerëz, ose rreth 43 për qind e numrit të përgjithshëm të turistëve në Shqipëri, vinin nga Kosova.

Të dhënat e vëna në dispozicion nga Ministria e Turizmit të Shqipërisë për gjashtë muajt e parë të 2024 thonë se 1.7 milionë turistë nga Kosova hynë në Shqipëri që nga janari.

Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Shqipëri, tha për BIRN se pamja ishte e përzier.

“Duke analizuar të dhënat e INSTAT-it për gjashtë muajt e parë, shohim një rritje të numrit të qytetarëve të Kosovës që vijnë në Shqipëri, rreth 27 për qind, por… hotelet që menaxhojnë tregun turistik, kryesisht në bregdet, raportojnë një rënie prej 15 deri në 30 për qind me numrin e turistëve nga Kosova.”

“Kjo tregon se ka një problem me shumë ekuacione që duhet analizuar në fund të sezonit”, vuri në dukje ai.

Ai vuri në dukje se aeroporti i Tiranës ofron shumë fluturime me kosto të ulët dhe nuk ka të dhëna të sakta se sa persona nga Kosova hyjnë në Shqipëri vetëm për të përdorur aeroportin dhe për të fluturuar më pas jashtë.

“Sigurisht që ka ‘probleme' për Shqipërinë me liberalizimin e vizave për kosovarët që nga janari 2024”, shtoi ai.

“Turistët nga Kosova janë në rënie për shumë arsye”, tha ai. “Çmimi i një pakete pushimesh në Shqipëri është rritur si pasojë e rënies së vlerës së euros në Shqipëri në dy vitet e fundit, me rreth 25 për qind”, shpjegoi ai.

“Së dyti, liberalizimi i vizave u jep kosovarëve më shumë mundësi për të eksploruar tregje të reja; njerëzit duan të shkojnë në Evropë për të vizituar vende të tjera që nuk i kanë parë”, shtoi ai. “Ata po eksplorojnë tregjet e Greqisë dhe Turqisë.”

Ai argumentoi gjithashtu se institucionet shqiptare nuk dolën me politika të hartuara për t'i paraprirë kësaj situate të parashikueshme.

Fokusi në një të ardhme të qëndrueshme të nevojshme

Ekspertët thonë se, pavarësisht suksesit të sezonit veror 2023, Shqipëria nuk ka punuar strategjikisht për të krijuar një industri të qëndrueshme turistike.

Vendi ka rreth 400 kilometra vijë bregdetare dhe ekonomia e tij mbështetet gjithnjë e më shumë te turizmi.

Zef Preçi, një ekspert që drejton Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike, tha se mënyra se si institucionet shtetërore përdorin dhe interpretojnë të dhënat për turizmin duhet të rregullohen.

“Ekziston nevoja për të përdorur të njëjtin përkufizim për një turist që përdor bota – një person që shkon nga një vendbanim i përhershëm në një vend tjetër dhe qëndron atje për një periudhë të caktuar. Ne duhet të dimë destinacionin e tyre përfundimtar, sepse një turist i vërtetë është ai që kalon ditë dhe net duke qëndruar diku”, tha Preçi për BIRN.

“Kur flasim për turistët, duhet të shohim edhe ata që janë thjesht kalimtarë të rastit, për shkak të linjave me kosto të ulët që përdorin aeroportin e Tiranës për momentin”, shtoi ai.

Ekspertët gjithashtu duhet të kenë parasysh se Shqipëria ka një diasporë të madhe, kështu që shumë vizitorë mund të jenë thjesht njerëz që kthehen për të kaluar pak kohë me familjet e tyre.

Për turistët nga Kosova, Preçi theksoi tre faktorë: liberalizimin e vizave, rritjen e çmimeve dhe forcimin e vlerës së monedhës kombëtare të Shqipërisë.

“Monedha jonë kombëtare vazhdon të forcohet, gjë që … nuk e ndihmon turizmin. Rritja e çmimeve në jug reflekton edhe propagandën që është përdorur, edhe faktin që ende nuk kemi turizëm të qëndrueshëm”, tha ai.

“Sfida është si ta bëjmë turizmin të qëndrueshëm”, përfundoi ai./Reporter.al

sezoni turistik ne shqiperi plazhet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj