LIVE UPDATES
Aktualitet

“Plumbi i artë”/ BIRN: Si u rrëzua kërkesa e SPAK për konfiskimin e disa pasurive

Mes anëtarëve të grupit ishte edhe Elvin Merlika, i cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar i akuzuar në dosjen e njohur si “Plumbi i artë”.

14 Shkurt 2026, 11:47 Nga I.A

“Plumbi i artë”/ BIRN: Si u rrëzua kërkesa e SPAK

TIRANË- Në vitin 2022, Prokuroria e Posaçme regjistroi një procedim kundër 32 personave që dyshohej se ishin implikuar në sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, ndërkohë që ky i fundit ndodhej i shpallur në kërkim për të njëjtat akuza.

Mes anëtarëve të grupit ishte edhe Elvin Merlika, i cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar i akuzuar në dosjen e njohur si “Plumbi i artë”.

Sipas SPAK, Merlika ka bashkëpunuar me Ervis Martinajn dhe Alket Xhixhën për vrasjen e mbetur në tentativë të Dokles, duke vepruar si grup i strukturuar kriminal. Plani për vrasjen e Dokles u zbulua fillimisht nga i penduari Nuredin Dumani, i cili pranoi se kishte marrë porosi nga Martinaj për vrasjen e Dokles në këmbim të 500 mijë eurove. Dumani implikoi në këtë ngjarje Merlikën dhe Xhixhën, ndërkohë që këta të fundit i mohojnë akuzat.

Megjithatë, procedimi i mësipërm e futi Merlikën në rrethin e subjekteve të ligjit “Antimafia” dhe në janar të vitit 2023, hetimi u zgjerua edhe në drejtim të pasurisë.

Prokurorët e SPAK, Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra kërkuan asokohe në gjykatë sekuestrimin e pasurive të Merlikës dhe personave të lidhur me të, konkretisht tre kompani biznesi, tre ngastra toke të llojit arë me sipërfaqe 3250 m2 secila; truall me sipërfaqe 6026 m2; pyll me sipërfaqe 6026 m2; tetë apartamente; dy garazhe; një bodrum; si dhe nëntë autovetura.

Kërkesa për sekuestrim është kryer bazuar në rezultatet e hetimit paraprak, prej nga është konkluduar se ka dyshime se këto pasuri nuk justifikohen me burime të ligjshme. Po ashtu, është vlerësuar se ka arsye të bazuara për të besuar se ekziston rreziku real për humbjen, marrjen apo për transferimin e tyre tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e tyre.

Në janar 2023, Gjykata e Posaçme pranoi pjesërisht kërkesën e SPAK, duke sekuestruar pasuritë e Merlikës me përjashtimin e një apartamenti. Vendimi u la më pas në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë.

Në funksion të hetimit pasuror, SPAK urdhëroi kryerjen e një akti ekspertimi për të verifikuar mundësinë financiare të Merlikës dhe personave të lidhur për të krijuar pasuritë gjatë periudhës 2009-2022. Ekspertët nuk kanë përfshirë në analizën financiare shumat e parave për të cilat nuk ka pasur dokumente justifikuese për burimin e tyre.

Në përgjigje të pyetjeve të Prokurorisë, ekspertët kanë arritur në përfundimin se Merlika dhe personat e lidhur me të nuk i justifikojnë pasuritë e listuara me burime të ligjshme, pasi rezultojnë me bilanc negative prej 32.3 milionë lekësh.

Por konkluzioni i ekspertëve të SPAK u kundërshtua nga personat e prekur si dhe u hodh më pas poshtë nga një vendim i Gjykatës së Posaçme.

Merlika dhe familjarët e tij kanë parashtruar kundërshtimet e tyre gjatë gjykimit të kërkesës për konfiskimin e pasurive, duke pretenduar se janë krijuar me burime të ligjshme. Ata kundërshtuan gjithashtu faktin se kërkesa për konfiskim është kryer ndërkohë që ndaj Merlikës po vijon ende procesi penal, pa pasur ende një vendim përfundimtar për fajësinë ose pafajësinë.

Ata pretenduan gjithashtu se ekspertimi i kryer ishte i njëanshëm dhe me pasaktësi të shumta, duke mos pasqyruar të ardhurat reale të familjes si dhe neglizhuar dokumentet e paraqitura ng apala mbrojtëse.

Gjyqtari Erjon Bani, i cili shqyrtoi kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës dhe familjarëve të tij, arsyetoi në mënyrë të zgjeruar dhe të detajuar legjislacionin shqiptar, përfshi përcaktimet kushtetuese, praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe provat e pretendimet e ngritura nga palët në proces.  Në përfundim, ai rendit një sërë arsyesh përse e ka gjetur të pabazuar në prova dhe në ligj kërkesën e SPAK për konfiskimin e këtyre pasurive.

Edhe pse Gjykata vlerëson se Merlika është subjekt i ligjit “Antimafia”, ai konstaton se në rastin konkret nuk ekzistojnë indice të rëndësishme për përfshirjen në veprimtari kriminale në kohën e vënies së pasurive prej tij dhe personave të lidhur, që ishin pjesë e këtij gjykimi. Gjykata vlerëson në përgjithësi se pasuritë janë krijuar përpara se të ekzistonin indicie të bazuara në prova se shtetasi Elvin Merlika ishte përfshirë në veprimtari kriminale.

Në vendim theksohet gjithashtu se gjatë hetimit pasuror duhet provuar fakti nëse kryerja e aktivitetit kriminal ka prodhuar të ardhura të paligjshme në formë fitimi.

Ai analizon rolin e Elvin Merlikës në krimin për të cilin akuzohet, duke sjellë në vëmendje se Nuredin Dumani ka deklaruar ndër të tjera se ka përfituar një shumë prej 100 mijë eurosh, por nuk ka të dhëna të mjaftueshme që të tregojnë se Merlika ka përfituar ndonjë shumë të hollash.

“Ndodhur në këto kushte, Gjykata çmon se nëse në kuadrin e hetimit pasuror pasuritë do të konsideroheshin të vëna … pas muajit Janar 2021 nga shtetasi Elvis Merlika, përsëri në rastin konkret pasuritë në pronësi të tij nuk mund t’i nënshtrohen konfiskimit, pasi nuk ka indicie të bazuara në prova se ka gjeneruar të ardhura të paligjshme nga fakti penal,” thuhet në vendim, ku theksohet gjithashtu se konfiskimit i nënshtrohen vetëm ato pasuri që i korrespondojnë vlerës së produktit të veprës penale.

“Prokuroria në çdo rast ka për detyrë që të identifikojë pasuritë të cilat pretendohen se janë produkt i veprimtarisë kriminale të parashikuar nga neni 3 i ligjit, me qëllim që interesi publik, i cili determinon në vendosjen e kufizimit të pronës të jetë në proporcion me masën që merret duke u vendosur vetëm mbi ato pasuri të cilat e kanë burimin nga aktiviteti kriminal, element ligjor dhe procedural ky i domosdoshëm, për identifikimin korrekt të pasurisë objekt konfiskimi parandalues,” thuhet në vendim.

Gjykata vëren se në këtë rast, SPAK nuk paraqiti prova për të provuar se pasuritë për të cilat kërkon konfiskimin vijnë nga të ardhura që i përkasin aktivitetit kriminal të shtetasit Elvin Merlika. Kjo, pasi sipas Banit, nuk provohet ekzistenca e një lidhje shkakësore midis kohës së krijimit të pasurive me atë të përfshirjes në veprimtarinë kriminale.

Tjetër kusht që duhet të plotësojë hetimi i prokurorisë, sipas Banit, është edhe vërtetimi se pasuritë në emër të personave të lidhur, disponohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë nga personi që është nën hetim si pjesë e krimit të organizuart.

“Këto prova duhet të përmbajnë të dhëna të mjaftueshme, jo thjesht në trajtën e dyshimeve, indicieve, por edhe fakte e rrethana konkrete, të sakta, të cilat në harmoni me njëra tjetrën përbëjnë prova indirekte,” theksohet në vendim.

Gjykata çmon se, në këtë rast, Prokuroria e Posaçme ka provuar vetëm ekzistencën e lidhjes familjare, gjinore, të krushqisë të shtetasit Elvin Merlika me pesë shtetasit të cilëve u janë sekuestruar pasuritë.

“Në kushtet kur gjatë gjykimit u provua se pasuritë e familjarëve të shtetasit Elvin Merlika janë fituar kryesisht përpara se ai të dyshohej i përfshirë në veprimtari kriminle nuk ka sens logjik dhe juridik që pasuritë të vendoseshin në emër të familjarëve të tij apo personave të tretë”, arsyeton Bani dhe shton se nuk ka indicie që ato të jenë fiktive.

Argumentet e vendimit gjyqësor mbështeten edhe nga avokati Eugen Beçi, i cili i tha BIRN se data e kryerjes së veprës penale ishte një kufi themelor ndarës në hetimet pasurore.

“Çdo pronë e krijuar para asaj date, normal që nuk mund t’i nënshtrohet sekuestrimit dhe më pas konfiskimit,” theksoi ai.

Ndërkohë, Beçi vlerëson se, për pasuritë e krijuara pas datës kur vërtetohet përfshirja e të hetuarit në krim, nuk është e domosdoshme të provohet nëse janë krijuar apo jo të ardhura nga vepra penale.

“Ligji ‘Antimafia’ i ka të qartësuara. Në rast se prona është krijuar pas dyshimit se ke kryer një vepër penale, je i detyruar ti, me barrën e provës, që të justifikosh të ligjshme çdo pasuri që ke,” theksoi Beçi.

Ndryshe nga kërkesa e Prokurorisë, që ishte bazuar në bilancin negativ të pasurisë në aktin e ekspertimit, gjykata çmon se “mendimet e ekspertit përbëjnë vetëm një këshillë për gjykatat”.

“Fakti se eksperti ofron mendime të specializuara për gjykatën në një fushë jojuridike, bën që mendimi i ekspertit të tërheqë vëmendje më të madhe në momentin e çmuarjes së tij nga ana e gjykatave të zakonshme dhe se këto të fundit duhet të argumentojnë me hollësi mendimin e kundërt. Nëse ato nuk pranojnë mendimin e ekspertit duhet të paraqesin argumente bindëse, por kjo nuk do të thotë se gjykatat duhet të pajtohen gjithmonë me konkluzionet e ekspertëve,” thuhet në vendim.

Në përfundim, gjyqtari Bani ka vendosur rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e këtyre pasurive, si të pabazuar në ligj dhe në prova. Po ashtu, është kërkuar revokimi i sekuestrove të viteve 2022 dhe 2023 për këto pasuri.

Prokuroria e Posaçme depozitoi të premten ankim ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, në datën e fundit të afatit. E pyetur nga BIRN lidhur me qëndrimin ndaj vendimit, prokurorja e çështjes, Doloreza Musabelliu tha se ky qëndrim do të shprehej procedurialisht në ankim./Reporter.al

plumbi i artë indrit dokle elvin merlika

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër