LIVE UPDATES
Aktualitet

“Po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty”/ Gjyqtari i ndjerë Astrit Kalaja debatoi me xhaxhain e vrasësit. Gjon Shkambi tentoi të marrë…

Gjithçka ndodhi pas dhënies së vendimit, ku i pari që u çua në këmbë ishte gjyqtari i çështjes Astrit Kalaja. Dhe pas tij u çuan njëkohësisht dhe palët në proces.  Në njërën anë  Gjon Shkambi dhe nipi i tij Elvis Shkambi.

14 Tetor 2025, 20:12 Nga E. D
“Po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra
foto ilustruese

TIRANË- Vrasja e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, ngjarje e cila ka tronditur mbarë opinionin shoqëror, ishin tema e emisionit “Në Shënjestër” këtë të martë në News24, me autore Klodiana Lala. Nga pamjet e kamerave në sallën e gjyqit, para se  Elvis Shkambi të qëllonte mbi gjyqtarin, ndaj tij dhe xhaxhait Gjon Shkambi  u zhvillua një dialog.

“Në Shënjestër” ka zbardhur fjalët e fundit mes tyre që pasuan me 3 plumba që i morën jetën menjëherë gjyqtarit Kalaja.

Gjithçka ndodhi pas dhënies së vendimit, ku i pari që u çua në këmbë ishte gjyqtari i çështjes Astrit Kalaja. Dhe pas tij u çuan njëkohësisht dhe palët në proces.  Në njërën anë  Gjon Shkambi dhe nipi i tij Elvis Shkambi.

Dhe përballë tyre, pala kundërshtare Ragip Kurtaj dhe djali i tij Ervisi.  Një proces i gjatë dhe i lodhshëm që kishte mbërritur në dyert e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm me mjaftueshëm ecejake që kishin përshkuar një kalvar të mundimshëm gjyqesh prej afro 2 dekadash.

Me siguri ndoshta ndër gjykimet më të gjata që lidhet një pronë që mund të ketë parë historia e një republike në historinë moderne të saj. Por edhe me fundin më tragjik dhe të pamendueshëm. Ishte ora 15.35 e datës 6 Tetor.

Jashtë gjykatës së Apelit, ende kishte lëvizje të shumta.  Si një ditë e hënë, e parë e javës, mjaftueshëm e ngarkuar, ku të gjithë me ç’prisnin të nxitonin dhe të mbyllnin hesapet me drejtësinë. Ata që këtë ditë kishin një seancë, apo ata që ishin aty për të mësuar se kur do të ishte radha e tyre për të marrë drejtësi.

Dikush për të marrë një lajm të mirë dhe dikush për t’u kthyer zemër thyer nga një vendim që mund ta linte të pakënaqur. Ashtu siç është në të vërtetë një vendim drejtësie. Që në fund nuk kënaq çdo palë që është në proces. Një mendim që duket se e kishte bluajtur me veten edhe Elvis Shkambi.

Por që duket se ndryshe nga të ngjashmit e tij në procese të tilla që të lodhin dhe të raskapisin, që kishin zgjedhur të ndiqnin rrugën e ligjit, vendosi të kryente aktin e tmerrshëm të vrasjes së një gjyqtari të Republikës. Plumba, zhurma e të cilëve buçiti nga salla numër 3 ku po mbahej seanca dhe shpejt u shpërndanë në të gjithë koridorët e Gjykatës.

Duke frikësuar çdo të pranishëm, që në atë moment e kishte të vështirë të kuptonte se çfarë po ndodhte. Por që shpejt ajo që u mësua do të kthehej në një nga  ngjarjet më të rënda të ndodhura brenda një gjykate në Shqipëri.

Vrasja e një gjyqtari teksa sapo kishte dhënë vendimin e tij mbi një çështje civile. Gjyqtari Astrit Kalaja, me një përvojë prej disa dekadash në drejtësi, që u qëllua me tri plumba në gjoks. Vrasësi i gjyqtarit Kalaja që do të vetëprezantohej si Elvis Shkambi. 30-vjeçari që shikoni në këto pamje.

Gjatë momentit kur ndërsa forcat e shumta të policisë kishin mbërritur në ambientet e Gjykatës së Apelit, pas alarmit për të shtëna, i pret i qetë në oborrin e përparmë të godinës. Me të njëjtën qetësi me të cilën ai i fton ta arrestojnë, duke u treguar se ai është vrasësi.

Ndërkohë që brenda ambienteve të sallës së gjyqit ai kishte ngritur armën dhe ndaj palës kundërshtare në proces, duke lënë të plagosur babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj. Të cilët vetëm një fat i ndryshëm nga ai i gjykatësit u kurseu jetën. Armë e cila u drejtua edhe ndaj sekretares së seancës, por që kjo e fundit mundi të largohet në kohë.

“Më datë 6 Tetor 2025 së bashku me babain tim kemi mbërritur në Gjykatën e Apelit Tiranë, në lidhje me një pronë, e cila është në qytetin e Shkodrës/ Pronë-pallat ku ka shumë banorë që janë në proces gjyqësor prej vitesh me shtetasin Gjon Shkambi, i cili nga ana e tij pretendon se është pronë e tij.

Bashkë me babain tim Ragipin kemi qëndruar në hollin e gjykatës duke pritur fillimin e séancës, dhe në holl gjetëm dhe shtetasin Gjon Shkambi, si dhe një djalë i moshës 35-40 vjeç i cili e ka shoqëruar në mënyrë të vazhdueshme në këtë proces. Në dijeninë time ky person jetonte në qytetin e Shkodrës.”, ka rrëfyer para trupit gjykues dëshmitari në vendngjarje, pala kundërshtare në këtë proces Ervis Kurtaj

Ervis Kurtaj dhe babai i tij Ragipi të papërgatitur për atë çfarë ndodhi, sapo u shpall vendimi, bënë të largoheshin nga salla.

Kjo për t’i shpëtuar plumbave që fillimisht shënjestruan gjyqtarin Astrit Kalaja i cili u qëllua egërsisht në gjoks nga një distancë shumë e afërt ndërsa ndodhej në këmbë në poltronin e tij të zi të gjykatësit. Kalaja  bëri vetëm disa hapa dhe u plandos në tokë, ndërsa Ervis dhe Ragip Kurtaj edhe pse përfituan nga momenti, nuk shkuan shumë gjatë.

Pasi ata u arritën nga Elvis Shkambi vetëm disa metra më tutje. Ervis Kurtaj tregon akuzat që Gjon SHkambi hodhi ndaj gjyqtarit teksa ai po lexonte vendimin. Përgjigja që Astrit Kalaja i dha dhe më pas ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në vetëm pak sekonda.

“Gjyqtari lexoi vendimin pasi ishte seanca e fundit. Vendimi ishte në favorin tonë, pasi la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkodrës.  Në këtë moment, pala tjetër nuk ishte dakort me vendimin e dhënë.

Në atë moment Gjon Shkambi u ngrit në këmbë dhe iu drejtua gjyqtarit me fjalët: “Po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty që ti je….”. Gjyqtari ju drejtua duke i thënë ‘vazhdo t’i vazhdo”, ka thënë para hetuesve Ervis Kurtaj.

Në momentin që po largohej personi që shoqëronte shtetasin Gjon Shkambi ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Po brenda sallës ku u mbajt seanca, ku u dha vendimi që ishte në disfavor të familjes së tij, Elvis Shkambi po kaq qetësisht u kthye dhe qëlloi mbi babë e bir të cilët ashtu të plagosur siç ishin, në krah të njëri-tjetrit ia dolën të linin ambientet e brendshme të gjykatës.

Gjurmë gjaku që i lanë edhe në detektorin që duhet të shërbente për të siguruar jetën e tyre, por që një anomali që deri në këtë moment ishte e pasqaruar, kishte bërë që Elvis Shkambi të depërtonte deri në sallën ku do të mbahej seanca gjyqësore, me një pistoletë me vete”, vijon të ketë thënë para gjykatësve Ervis Kurtaj.

Ai vijon në dëshminë e tij të tregojë se në këtë moment mori babain për t’u larguar në drejtim të koridorit, me qëllim për tju shmangur kësaj situate. Personi pasi qëlloi mbi gjyqtarin nisi të qëllojë dhe ndaj tyre. Si pasojë e të shtënave të dy  mbetën të plagosur.

“Unë mora dy plumba në krahun e djathtë, ndërsa babai mori një dëmtim me plumb në pjesën e mesit në krahun e majtë. Për shkak se isha në gjendje të traumatizuar nuk mund ta shikoj se në cilën anë u largua autori”, tha Kurtaj.

Ervis Kurtaj iu rrëfeu hetuesve edhe një detaj interesant, që ngriti dyshime të forta mbi Gjon Shkambin si bashkëpunëtor në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në rolin e nxitësit.

Ai kujton se Gjon Shkambi iu tha punonjësve të sigurisë se ta ndalonin se ai ishte i dyshuari për ngjarjen. Pas nesh ishte shtetasi Gjon Shkambi dhe teksa po dilnin nga gjykata i tha policit të shërbimit te gjykata ta ndalonte pasi ai ishte si person i dyshuar në këtë ngjarje. Ai e ndaloi dhe e futi në ambjentet e brendshme të gjykatës.

Askush se di me siguri nëse Gjon Shkambi e bëri këtë veprim që nipi i tij, Elvisi të kishte mundësinë të arratisej dhe ti shpëtonte policisë. Ervis Kurtaj, siç shikohet edhe nga këto pamje, e priti i plagosur në rrugë ambulancën.

Ndërsa i pari që u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, për të marrë ndihmën mjekësore ishte gjyqtari Kalaja. Zhvillime të cilat ndodhnin pikërisht përpara syve të vrasësit.

I cili ndërsa barela me trupin e gjyqtarit Kalaja, e rrethuar nga efektivë të shumtë të forcave ‘Shqiponja’, po linte ambientet e Gjykatës dhe po i drejtohej autoambulancës, që e priste në dalje në rrugën kryesore, vazhdonte të sodiste i qetë brenda oborrit të gjithë zallamahinë që kishte shkaktuar.

Gjyqtari Kalaja që vetëm pak minuta pas lajmit që ishte qëlluar, u mësua se kishte ndërruar jetë. Duke mos i shpëtuar dot kështu plumbave që kishte marrë.

Më datë 6 Tetor 2025, rreth orës 15:38, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka marrë njoftim se në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është qëlluar me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, i cili po zhvillonte seancë gjyqësore me objekt ‘Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore’, me palë paditëse shtetasin Ragip Kurtaj i shoqëruar nga djali i tij Ervis Kurtaj si dhe palë të paditur përmbaruesi gjyqësor T. M., Zyra Përmbarimore Shkodër, dhe palë të treta shtetasin Gjon Shkambi, i shoqëruar nga nipi i tij Elvis Shkambi.

Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij të cilët kishin udhëtuar nga Shkodra në të njëjtën ditë, me të njëjtin automjet dhe kishin mbërritur në Gjykatën e Apelit, dy orë përpara se të mbahej seanca ku ata ishin palë e paditur.

Pamjet e kamerave të sigurisë të territorit të jashtëm dhe atij brenda gjykatës, të cilat në orën 13.42 minuta të mesditës së datës 6 Tetor fokusojnë xhaxha dhe nip, teksa kalojnë të pashqetësuar detektorin metalidentifikues që ndodhet në hyrjen kryesore të Gjykatës. Detektor i cili lëshon sinjalin e kuq bashkëshoqëruar me alarmin, se personat që sapo kanë kaluar, mbajnë me vete sende të palejueshme.

Por që në vend që roja i sigurisë, të respektojë protokollin e sigurisë dhe t’i kthejë pas për një kontroll të dytë, ai tregohet neglizhent duke lejuar dy personat me probleme në aksesin e tyre në detektor, të vazhdojnë rrugën më tej. Banush Koxhaj, 63 vjeç,i cili është sot një nga të ndaluarit në lidhje me hetimet e nisura mbi mekanizmin e vrasjes së gjyqtarit Kalaja.

I cili ndërsa u mor në pyetje nga grupi hetues, u shpreh në lidhje me mungesën e vigjilencës së tij, se atë ditë ai kishte qenë sëmurë, pasi vuan nga diabeti. Dhe se për këtë arsye kishte njoftuar edhe kancelaren e gjykatës, për ta zëvendësur. Por kjo gjë nuk kishte ndodhur. Dhe në këto kushte jo të mira shëndetësore, ai kishte vazhduar të kryejë detyrën.

“Vuaj nga diabeti. Ditën e ngjarjes kam qenë sëmurë dhe kam kërkuar leje. Kur palët kaluat në skaner nuk kam qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Kam lajmëruar dhe kancelaren se nuk ndihesha mirë. Një orë më vonë, ajo më ka dhënë leje për t’u larguar, por nuk jam  zëvendësuar’, është shprehur Banush Koxhaj para hetuesve.

Do të ishte pikërisht ky momenti fatal që i hapi dhe rrugën e fundit të mbetur një vrasje, e cila nuk do të vonojë./Në Shënjestër, BW

vrasja e astrit kalase

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë