LIVE UPDATES
Aktualitet

Policët e Kosovës që u arrestuan nga Serbia

Qeveria e Kosovës i përshkroi këto veprime si hakmarrje të Serbisë për mbështetjen që i dha Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Serbia i mohoi këto akuza, duke pretenduar se vonesat ishin shkaktuar nga masat shtesë të sigurisë në kufi.

10 Qershor 2025, 19:57 Nga N.F
Policët e Kosovës që u arrestuan nga Serbia
Foto ilustruese

KOSOVË- Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është një prej disa policësh ose ish-policësh që e kanë gjetur veten prapa hekurave në Serbi. Spahiu u ndalua më 7 qershor në pikën kufitare nga Hungaria në Serbi. Autoritetet e drejtësisë atje i shqiptuan masën e paraburgimit prej një muaji, nën dyshimet se ka kryer “vrasje të rëndë”.

Dyshimet lidhen me incidentin në Banjskë - pjesa veriore e Kosovës - ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet me armë që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Por, sipas një konfirmimi nga Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë, Spahiu atëkohë nuk ka qenë pjesëtar i policisë - ai “ka dhënë dorëheqje vullnetare në vitin 2022”.

Para tij, në Serbi u arrestuan edhe disa policë ose ish-policë të Kosovës me etni shqiptare dhe serbe. Në prill të vitit 2024, autoritetet serbe arrestuan zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Ai u ndalua në pikën kufitare të Jarinjës, e cila lidh Kosovën me Serbinë, për shkak të, siç u tha, shkeljes së rendit kushtetues të Serbisë. Autoritetet kosovare thanë në atë kohë se Jankoviq ishte në mesin e dhjetë pjesëtarëve të etnisë serbe dhe asaj shqiptare, që u ndaluan nga autoritetet serbe më 17 prill.

Jankoviq u lirua një ditë më vonë, pasi Departamenti amerikan i Shtetit i bëri thirrje Serbisë që ta bënte një gjë të tillë. Policët e tjerë u liruan po ashtu. Më 17 prill të atij viti, sipas të dhënave nga autoritetet e Kosovës, Serbia ndaloi mbi 1.400 qytetarë të Kosovës për më shumë se 20 orë në pikat kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë.

Qeveria e Kosovës i përshkroi këto veprime si hakmarrje të Serbisë për mbështetjen që i dha Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Serbia i mohoi këto akuza, duke pretenduar se vonesat ishin shkaktuar nga masat shtesë të sigurisë në kufi.

Autoritetet atje thanë se lëvizja e qytetarëve të Kosovës “nuk është e kufizuar”. Tri ditë para arrestimit të Jankoviqit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se kushdo që shkel rendin kushtetues të shtetit të tij, do të “arrestohet dhe ndiqet penalisht”.

Pas arrestimit të Jankoviqit, kryetarja e Parlamentit serb, Ana Bërnabiq, e pyetur nga Radio Evropa e Lirë për këtë rast, tha se supozonte se “njerëzit, më në fund, u janë përgjigjur thirrjeve” për të mbrojtur rendin kushtetues të Serbisë, duke iu referuar policisë dhe zyrës së prokurorit.

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan më 14 qershor të vitit 2023. Sipas autoriteteve në Beograd, ata u kapën më shumë se një kilometër thellë në territorin serb, ndërsa zyrtarët në Prishtinë thanë se ata u rrëmbyen në Kosovë, gjatë një patrullimi kufitar.

Prokuroria serbe tha se ata dyshoheshin për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve - vepra që në Serbi dënohen deri në 12 vjet burg. Me vendim të gjykatës, ata dolën nga paraburgimi më 26 qershor, për t’u mbrojtur në liri.

Lirimin e menjëhershëm të policëve kosovarë e kërkuan atëkohë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe. Uashingtoni tha se ishte “e qartë se oficerët e policisë nuk kishin qëllim të ishin në Serbi” dhe kërkoi të liroheshin. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i bëri gjithashtu thirrje Vuçiqit që t’i lironte policët kosovarë, gjatë një konference të përbashkët për media që mbajtën në Palliq të Serbisë.

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dragan Nikolliq, u arrestua në prill të vitit 2023 në Beograd. Siç tha në atë kohë avokati i tij, Ivan Niniq, Serbia dyshonte se ai ishte anëtar i një grupi kriminal nga veriu i Kosovës, që bënte thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues në Serbi.

Ai u lirua më 25 maj, për shkak të, siç tha avokati, mungesës së provave. Nikolliq, i cili u arrestua në pikën kufitare të Jarinjës, i mohoi akuzat. Ai kishte dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, në kuadër të tërheqjes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Në mars të vitit 2012, dy policë të Kosovës, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, u arrestuan në zonën kufitare të Merdares, midis Kosovës dhe Serbisë. Presidenca e Kosovës tha atëkohë se arrestimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në detyrë, është sulm ndaj integritetit institucional dhe territorial të Kosovës.

Policët u liruan pas 48 orësh. Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, tha në atë kohë se, pas seancës dëgjimore në gjykatë, do të ngrihen akuza penale.

“Ata u arrestuan sepse mbanin armë dhe mbanin uniforma në territorin e Serbisë qendrore. Nuk do të hyj në detaje nëse ishte e qëllimshme apo gabim. Përsëris se Xhandarmëria vetëm ka kryer detyrën e saj”, tha Daçiq.

Ai deklaroi se policët kosovarë kishin dy pushkë automatike, dy pistoleta dhe pajisje speciale për matjen e distancave.

“Duke marrë parasysh që serbët e arrestuar janë liruar, nuk kemi asgjë kundër që gjykata të bëjë punën e saj edhe në këtë rast”, tha Daçiq.

Më parë, Gjykata Supreme e Kosovës kishte vendosur të lironte nga paraburgimi pesë serbë të arrestuar në rajonin e Gjilanit, nën dyshimet se kanë kërcënuar rendin juridik të Kosovës. Midis të arrestuarve ishin katër punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe një nëpunës në pension.

Në maj të këtij viti, policia serbe lëshoi një urdhër arrestimi për një polic të Kosovës, pas një incidenti në Mitrovicën e Veriut - komunë e banuar me shumicë serbe - i cili ndodhi gjatë një feste për një grup të diplomuarish të shkollave të mesme nga komuniteti serb.

Autoritetet serbe thanë se Dylot Brahimi do të arrestohej kur të ishte në dispozicion të policisë serbe, “pa parashkrim - kurdo që të jetë e mundur”.

Shtypja në qafë e maturantit serb nga polici kosovar shkaktoi reagime të shumta dhe pretendime për përdorim të forcës së tepruar.

Në Kosovë, disa thonë se polici reagoi në mënyrë selektive dhe përdori forcë të tepërt, ndërsa të tjerët deklarojnë se policia mori masat e nevojshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës./ REL

kosove serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj