6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Një përngjarje me rastin e zhdukjes së Radoje Zvicer në Serbi, për të cilin gjithashtu nuk dihet asgjë, po e kthen rastin e Martinajt në një "telenovelë".
TIRANE- Kur kanë kaluar gati 63 ditë nga zhdukja e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, Policia e Shtetit heziton të japë qoftë edhe një copëz deklarate se ka informacion mbi gjurmët e fundit apo me skenarin e zhdukjes apo inskenimit. Në kohën kur në media vazhdojnë të dalin dëshmi dhe informacione mbi kontaktet e fundit të Martinajt me persona të botës së krimit dhe gazetarët ndajnë detaje për takimet e fundit, Policia deklaron se nuk ka asnjë informacion. Ndryshe nga sa u deklarua disa javë më parë, kur Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se Policia do të flasë shumë shpejt me prova dhe fakte.
“Strukturat kundër kriminalitetit janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim shumë shpejt me fakte dhe prova”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit më 23 shtator 2022.
Por javët kanë kaluar dhe asnjë provë nuk është deklaruar se posedohet nga autoritetet e zbatimit të ligjit. Ndërkohë që në media, skenarët vazhdojnë të vërtiten. Një përngjarje me rastin e zhdukjes së Radoje Zvicer në Serbi, për të cilin gjithashtu nuk dihet asgjë, po e kthen rastin e Martinajt në një "telenovelë".
I pyetur sot nga gazetarët, Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentian Berberi deklaroi se struktura e Vlorës nuk ka dijeni dhe nuk i takon të japë informacion. Drejtori konfirmoi kontrollet por vetëm kaq.
“E vërtetë që FNSH ka qenë prezent ne qytetin e Vlorës. Ka një plan të detajuar nga shërbimet e policisë, e kemi pasur dhe mbështetjen e tyre. Këto kontrolle do vijojnë e në javët në vijim ne lidhje me procedimet qe kane ngritur skuadrat e hetimit. Është një çështje që nuk i përket qarkut të Vlorës”, tha ai.
Ndërkohë që më i ftohtë ishte drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. I pyetur nga gazetarët sot, se a ka policia informacionin e pritshëm, Rrumbullaku tha: Kemi struktura të veçanta që po ndjekin rastin, na ka deleguar prokurori detyrat është një hetim miks. S’kam për të deklaruar asgjë më tepër”.
Errësira e Policisë vazhdon ndërsa teoritë konsipirative kanë marrë rinovim për të vazhduar tjerrjen në rrjet./Dosja.al
Policia e Vlorës VLORË- Një 34-vjeçar i identifikuar si Marjus Balo ka rënë në prangat e Policisë së Vlor&eu...
Foto ilustruese TIRANE- Zbardhet vendimi i Këshillit të Ministrave për pagat e Punonjësve të Policisë së Shtetit. Nga mu...
Foto ilustruese SARANDË- Enkel Dano ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës pasi pas një kontrolli të ushtru...
BERAT- Dy vëllezër F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç banues në Drenovicë, Dimal, janë vënë në ...
Josoue Ngankam TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 27 vite burg për zviceranen dhe dy kamerunasit të cilët akuzohen se fu...
Adriana Kalaja TIARANË- Është mbyllur protesta e aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para zyrave të SPA...
Muhamet Rrumbullaku TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se policia është duke punu...
Qytetari TIRANË- Një qytetar ka ndërprerë protestën e mbajtur sot para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrups...
Muhamet Rrumbullaku TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka garantuar se Policia e Shtetit nuk &e...
Medi Malkaj TIRANË- Aktori Medi Malkaj ka ironizuar anëtarët e Shoqërisë Civile që munguan në protestën e zhvilluar...