Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në raport theksohet se mungesa e një statusi të qartë të prokurorëve të posaçëm do të cenohej gjithashtu dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK.

TIRANË- SPAK në raportin vjetor të 2024 ka renditur 10 problematika të cilat ka hasur gjatë punës së saj. Sipas raportit në vitin 2024, disa nga problematikat e paraqitura vijojnë të mbeten ndërkohë janë shfaqur edhe disa problematika të tjera. Në listën e renditur nga SPAK vihet re se një nga problematikat është statusi i prokurorëve pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar. Në raport theksohet se mungesa e një statusi të qartë të prokurorëve të posaçëm do të cenohej gjithashtu dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK.
Gjithashtu më tej mes problamtikave listohet edhe numri i ulët i referimeve nga institucionet publike, përfshirë policinë e shtetit në lidhje me veprat penale në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik mbetet një problematike. Sipas SPAK ky presion cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime.
Pjesë nga raporti i SPAK
Prokuroria e Posaçme, ka paraqitur disa problematika, që i ka hasur në punën e saj, të cilat përkthehen në propozime të mundshme për të kryer ndryshimet e nevojshme ligjore, qoftë në ligjin organik nr. 95/2016, "Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, të ndryshuar, apo dhe në ligje të tjera, të cilët do të ndikonin në cilësinë dhe mbarëvajtjen e punës së Prokurorisë së Posaçme. Edhe për vitin 2024, disa nga problematikat e paraqitura vijojnë të mbeten. Ndërkohë janë shfaqur edhe disa problematika të tjera, të cilat së bashku paraqiten, si më poshtë:
1. Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu, integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK.
2. Vijimi i mungesës së përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre. SPAK konstaton se, kjo problematikë nuk është adresuar ende dhe thekson se mos përcaktimi i qartë i këtij statusi mund të cenojë vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale të hetimit, të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe institucionet ndërkombëtare. Siç është nënvizuar edhe në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023, nga mungesa e një statusi të qartë të prokurorëve të posaçëm do të cenohej gjithashtu dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK.
3. Vijimi i mos adresimit të akordimit të këshilltarëve ligjor pranë Prokurorisë së Posaçme. Cilësojmë në mënyrë të përsëritur se, mungesa e këtij standardi burimi njerëzor vë në vështirësi cilësinë e hetimit dhe prapësimeve të SPAK në ndjekjen e çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit dhe në Gjykatën Kushtetuese.
4. Vijon ende të ngelet problematike numri i ulët i referimeve nga institucionet publike, përfshirë policinë e shtetit në lidhje me veprat penale në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
5. Përfundimi i ngritjes së sistemit të administrimit të çështjeve (Case Management System) mbetet një prioritet për Prokurorinë e Posaçme. Sistemi ka një ndërtim modular dhe në dhjetor 2024 ka përfunduar zhvillimi/ndërtimi i moduleve. Për shkak të përfundimit të projektit mbështetës të ICITAP, ky proces është pezulluar dhe pritet të përmbyllet brenda vitit 2025, me fonde të BE-së.
6. Ngritja e njësisë së analizës së SPAK që do të shpërbejë për të mbështetur hetimet komplekse, matjet e riskut, dhe raportimet në kuadër të negociatave me BE, Moneyval dhe raportime në kuadër të strategjive kombëtare të ndryshme, ngele një sfidë. Po bashkëpunohet me ekspertë ndërkombëtarë për të përshtatur një model sipas kërkesave dhe funksionimit të SPAK.
7. Vijon të mbetet problematike statusi i specialistit Ndërlidhës në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta, i cili trajtohet si nëpunës civil bazuar në ligjin nr. 95/2016 "Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar", të ndryshuar dhe në ligjin nr. 152/2013 "Për Nëpunësin Civil", të ndryshuar. Kjo situatë është në kundërshtim me funksionet, që duhet të kryejë Specialisti Ndërlidhës sipas ligjit nr. 95/2016, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK, për vitin 2023.
8. Vijon të ngelet e pa adresuar mungesa e kompetencës për shqyrtimin e kërkesave të autoriteteve të huaja lidhur me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja në Shqipëri në ngarkim të shtetasve shqiptarë për veprat penale, për të cilat Prokuroria e Posaçme ka në kompetencë, sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Po kështu, paraqitja e kërkesave për njohjen dhe ekzekutimet e vendimeve penale të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga një shtet i huaj, si dhe realizimi &procedurës të ekstradimit për jashtë të shtetasve shqiptarë.
9. Mungesa e kompetencës lëndore e Gjykatave të Posaçme për shqyrtimin e kërkesave në fazën e ekzekutimit të vendimit penal për subjektet e posaçme sipas parashikimeve të nenit 135, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 75/a, të Kodit të Procedurës Penale. Aktualisht këto kërkesa shqyrtohen nga gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm penal, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK, për vitin 2023.
10. Vazhdon dhe mbetet problematike çështja e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023.
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar raportin e punës së bërë përgjatë vitit 2024. Në raportin e ...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar raportin vjetor të punës së këtij institucioni për viti...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar raportin vjetor të punës së këtij institucioni për vitin 202...
foto ilustruese KOSOVË- Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, bëri të ditur të mërkur&...
Viktima dhe autori ITALIA- 23-vjeçari filipinez Mark Samson ka rrëfyer vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Ita...
Qytetari TIRANA- Qytetari Ali Ruçit, punonjës në sektorin e pastrimit të zgarave në Drejtorinë e Përgjithshme të ...
Alda dhe Xhovana Nikolli TIRANË- Detaje të reja janë lidhur me aksionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit d...
Ilaria Sula ITALI- Gëzime Sula e ëma e Ilaria Sulës, e cila u gjet sot e vrarë në itali ka dhënë detaje p&eu...
foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane disa ditë më parë çmontuan dy grupe kriminale në Itali, të cilët ishin p&e...