LIVE UPDATES
Aktualitet

Popullsia, jo vetëm si statistikë

Raporti i UNFPA-së, rritja e popullsisë me 8 miliardë banorë dhe nevoja e një rishikimi radikal se si vendet t’i përgjigjen ndryshimeve demografike.

19 Prill 2023, 13:31 Nga DOSJA

Popullsia, jo vetëm si statistikë

Rritja e popullsisë me 8 miliardë njerëz në të gjithë botën, i parashtron sot ekspertëve të shëndetit, shoqërisë dhe medias një qasje tjetër; Jo atë të numërimit të popullsisë në raport me shifrat, por se sa të lira janë gratë në zgjedhjet e tyre riprodhuese. Raporti vjetor i UNFPA-së tregoi rritjen me 8 miliardë persona në të gjithë botën por më shumë se sa një analizë për rritjen apo reduktimin e lindshmërisë, synon të nxisë një rishikim radikal se si vendet do t’i përgjigjen ndryshimeve demografike dhe mbi të gjitha se sa të lira janë gratë të bëjnë zgjedhjen e tyre riprodhuese.

"Trupat e grave nuk duhet të mbahen rob të objektivave të popullsisë,"-thotë Drejtoresha Ekzekutive e UNFPA, Dr. Natalia Kanem.

“Për të ndërtuar shoqëri të lulëzuara dhe gjithëpërfshirëse, pavarësisht nga numri i popullsisë, ne duhet të rimendojmë rrënjësisht se si flasim dhe planifikojmë ndryshimin e popullsisë.”

Gjetjet e fundit të raportit vjetor të UNFPA tregojnë se 44 % e grave dhe vajzave me partnerë në 68 vende raportuese, nuk e kanë të mundur të marrin vendime të informuara për trupin e tyre, kur bëhet fjalë për seksin, përdorimin e kontracepsionit dhe kërkimin e kujdesit shëndetësor. Rreth 257 milionë gra në mbarë botën kanë një nevojë të paplotësuar për kontracepsion të sigurt dhe të besueshëm.

Në vendet të cilat ndeshet një situatë ku lindshmëria ka rënë dukshëm, UNFPA iu rekomandoi vendeve respektive më shumë politika inkurajuese dhe stimuj financiar për nënat e reja.

Gjithësesi, nëse analizojmë statistikat evidentojmë se normat e lindjeve mbeten të ulëta; nën dy fëmijë për grua. Gjithashtu, në raportet e saj UNFPA nuk dakordëson asnjë përpjekje për të ngadalësuar rritjen e popullsisë përmes sterilizimit të detyruar dhe kontracepsionit shtrëngues që kanë shkelur rëndë të drejtat e njeriut.

Politikat sociale, nismat e ndryshme qeveritare dhe ato jo qeveritare mbështesin planifikimin familjar, por në anën tjetër nuk duhet të përdoren si mjete për arritjen e objektivave të fertilitetit. Më së shumti planifikimi familjar është parë si një mundësi për fuqizimin e individëve dhe në këtë rast të grave, se kur është momenti që ato të bëjnë zgjedhjen e tyre për sa i takon krijimit të familjes dhe lindshmërisë.

“Alarmi që dominon diskutimet publike mbi normat e lindshmërisë paraqet rreziqe reale, kërcënon të na shpërqendrojë nga gjetja e zgjidhjeve konstruktive për problemet serioze, por të zgjidhshme. Dhe rrezikon të bëhet një arsyetim për mohimin e të drejtave dhe autonomisë së trupit të grave dhe vajzave”, tha Florence Bauer, Drejtore e Zyrës Rajonale të UNFPA-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Të gjitha pikëpyetjet që ngrihen në raport me rritjen e popullsisë nuk i referohen më shifrave dhe parashikimit në raport me të ardhmen, por “ankthi” i ekspertëve përjetohet në faktin e lirisë fizike dhe lirisë për të zgjedhur. Edhe në rastin e Shqipërisë, UNFPA Albania rekomandon qeverinë të krijojë sa më shumë politika duke pasur parasysh barazinë dhe të drejtat gjinore. Hapa të tillë në këtë drejtim nga shteti shqiptar janë marrë duke mbështetur financiarisht nënat kryefamiljare dhe nënat me shumë fëmijë. Po ashtu edhe duke fuqizuar ligjet për të rritur dënimin ndaj fajtorëve dhunues të grave. Po në këtë qasje ka dhe programe të ndryshme si lejet prindërore kur përveç nënës e përfiton edhe babai.

Panorama e të drejtave të grave, riprodhimit e fertilitetit gjendet në faktet dhe shifrat në raportin “Gjendja e popullsisë së botës 2023”.

24% e grave dha vajzave ende nuk janë në gjendje ti thonë jo seksit dhe 11 % e tyre nuk janë në gjendje të marrin vendime në mënyrë specifike për kontracepsionin, sipas të dhënave nga 68 vende raportuese. Fakt është se demografia globale po ndryshon me shpejtësi, 2/3 e njerëzve jetojnë në vendet ku ka fertilitet të ulët, ndërsa 8 vende do të përbëjnë gjysmën e rritjes së parashikuar të popullsisë globale deri në vitin 2050 siç janë Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, India, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Republika e Bashkuar e Tanzanisë, duke riorganizuar në mënyrë dramatike renditjen botërore të vendeve më të populluara.

popullsia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj