LIVE UPDATES
Aktualitet

Prej 15 vitesh ‘noton’ me ujërat e zeza të komshinjve, insitucionet delegojnë problemin, nuk gjejnë zgjidhje!

Brenda në oborrin e shtëpisë së saj ka gropën septike të ujërave të zeza edhe të tri familjeve të tjera. Ajo prej vitesh kërkon që shkarkimi i tyre të bëhet në tubacionin kryesor dhe jo në oborrin e saj. Por që të bëhet e mundur kjo gjë kërkon një financim që të mund të shtrihen tubacionet e çdo familjeve deri në derdhjen përfundimtare në tubin kryesor.

15 Korrik 2025, 21:35 Nga M.B
Prej 15 vitesh ‘noton’ me ujërat e zeza të komshinjve,
Foto nga emisioni

TIRANA- Shumë afër qendrës së Tiranës, pranë shinave të trenit, zonja Ramazane Mërzheku ankohet për një problem jetik, ajo ‘noton’ e jeton mbi ujërat e zeza. Brenda në oborrin e shtëpisë së saj ka gropën septike të ujërave të zeza edhe të tri familjeve të tjera. Ajo prej vitesh kërkon që shkarkimi i tyre të bëhet në tubacionin kryesor dhe jo në oborrin e saj. Por që të bëhet e mundur kjo gjë kërkon një financim që të mund të shtrihen tubacionet e çdo familjeve deri në derdhjen përfundimtare në tubin kryesor.

Ajo tregon për Fiksin se për 15 vjet i është drejtuar me kërkesa të vazhdueshme Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, Njësisë Administrative Nr 11 në kryeqytet, Institutit të Shëndetit Publik, ish Inspektoratit Urbanistik Kombëtar dhe Bashkisë së Tiranës, për zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza.

Ish-kryeinspektori i INUK-ut ia kalonte për kompetencë IMT-së së kryeqytetit heqjen e gardheve të banorëve që pengonin kalimin e linjës së shkarkimit të ujërave të zeza në tubacionin qendror. Edhe pse bashkia investoi në atë zonë, 4 banesa u lanë jashtë këtij investimi dhe këto banesa sot janë ende me gropa septike.

Njësia Administrative Nr 11 në kërkesat që i ka çuar Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike kërkon marrjen e masave me infrastrukturën e duhur të rrugëve në këtë zonë, pasi përveç ujërave të zeza problem tjetër është mosaksesimi i zjarrfikëses apo ambulancës në brendësi të zonës.

Instituti i Shëndetit Publik në një relacion që i ka drejtuar Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka konstatuar se ujërat e zeza në banesën e zonjës Mërzheku janë një vatër me risk të përhapjes së sëmundjeve infektive dhe kërkon marrjen e masave për kthimin e kushteve higjeno-sanitare në normalitet.

Në fund të këtyre letërkëmbimeve Drejtoria e Planifikimeve Publike në Bashkinë e Tiranës ka thënë se nuk ka parashikuar investim në këtë zonë dhe ia adreson zgjidhjen e problemit Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës.

UKT-ja përsëri sqaron se është i pamundur hartimi dhe miratimi i një projekti për shkarkimin e ujërave të ndotura të banesës së zonjës Ramazane në tubacionin kryesor, për shkak të kuotave.

UKT u sugjeron këtyre banorëve që të vazhdojnë me gropa septike, deri në një investim të ri për gjithë këtë zonë, e cili është në vëmendjen e UKT-së në të ardhmen. Por deri atëherë nuk dihet edhe sa vite të tjera do kalojnë për Ramazanen në bashkëjetesë me ujërat e zeza në oborr./ Top Channel

tirana

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj