LIVE UPDATES
Aktualitet

Presione nga politika dhe bota e krimit? Kryetarja e GJKKO-së: Janë hetuar e gjykuar funksionare të nivelit të lartë

Irena Gjoka në intervistë ekskluzive për DW paraqet situatën aktuale lidhur me ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë në Shqipëri.

13 Shtator 2023, 11:43 Nga A.B
Presione nga politika dhe bota e krimit? Kryetarja e GJKKO-së: Janë
Irena Gjoka

Kryetarja e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar, (GJKKO) Irena Gjoka në intervistë ekskluzive për DW paraqet situatën aktuale lidhur me ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë në Shqipëri.

Znj. kryetare, afera e inceneratorëve dhe ajo e sterilizimit të instrumentave për ndërhyrje kirurgjike vazhdojnë të jenë në rend të ditës në Shqipëri. Ҫfarë mund të thoni për këto dy dosje, që cilësohen të nxehta?

Irena Gjoka: Janë dy dosje me interes të lartë publik, politik dhe mediatik. Në këtë kontekst për dosjen e inceneratorëve janë hetuar dhe gjykuar me masën e sigurimit, arrest me burg, funksionarë publikë të nivelit të lartë: ish-zëvendës kryeministri  Arben Ahmetaj, (në mungesë), ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, ish-kryebashkiakë socialistë, ish-prokurorë dhe gjyqtarë. Për dosjen në fjalë kanë përfunduar hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor dhe më 25 shtator, trupi gjykues i GJKKO pritet të japë vendimin. Ndërsa për dosjen e sterilizimit të instrumentave kirurgjike hetimet po vazhdojnë.

Qytetarët e Shqipërisë kanë pritshmëri të mëdha për dënimin e korrupsionit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë publikë në nivele të larta. Me ҫfarë rezultatesh, GJKKO po tregon që i ka në konsideratë këto pritshmëri dhe me vendimet e saj po fiton besimin e publikut tek drejtësia?

Irena Gjoka: Sistemi gjyqësor ka përgjegjësinë kryesore për t’i dhënë shoqërisë drejtësi brenda afateve ligjore, gjë që kontribon në ndryshimin e perceptimit të publikut dhe rritjen e besimit të tij ndaj sistemit të drejtësisë. Hetimet e kryera nga prokuroria, nga Struktura e Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) dhe në vijim gjykimi i ҫështjeve nga GJKKO kërkojnë kohën e tyre, mesatarisht deri në 3 vjet. Fjala është për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku faktet dhe provat janë thelbësore. Deri tani, gjatë këtij viti, GJKKO ka marrë vendime për 6 ҫështje penale me 38 të pandehur që lidhen me veprën penale të korrupsionit në nivel të lartë. Kjo Gjykatë ka shpallur fajtorë dhe dhënë dënime për pesë prej tyre.

A ka ҫështje të pushuara që lidhen me veprën penale të korrupsioni, krimit të organizuar? Nëse po a mund të rihapen?

Irena Gjoka:  Ligji procedurial penal ka parashikuar procedurën e pushimit të ҫështjeve në rastet kur provohet që i pandehuri nuk e ka kryer veprën penale dhe fakti penal nuk ekziston si edhe kur kanë kaluar afatet e parashkrimit të ndjekjes penale. Ky ligj ka parashikuar gjithashtu edhe rastet e revokimit/ndryshimit të vendimit për pushimin e një ҫështjeje, kur dalin prova apo rrethana të reja. Ndërkohë kemi rastet kur kërkesat e prokurorëve për pushim të ҫështjes nuk janë pranuar nga GJKKO për plotësim hetimesh dhe prokurorët janë urdhëruar nga gjykata të ngrejnë akuzë.

Ҫfarë po ndodh me procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me përgjegjësitë e tij në ngjarjen tragjike të Gërdecit, të ndodhur 15 vjet më parë ku, nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, humbën jetën 26 vetë dhe u plagosën 300 të tjerë? SPAK rihapi hetimet, i përfundoi ato dhe e ka sjellë dosjen për gjykim në GJKKO.

Irena Gjoka: Kjo ҫështje po gjykohet me procedurë të zakonshme, pra jo të shkurtuar. Trupa gjyqësore e GJKKO është garant për një proces të rregullt ligjor dhe dhënë drejtësi për të gjitha palët e përfshira në ngjarjen tragjike të Gërdecit.

Zbardhja e komunikimeve telefonike përmes platformës Enco Chat dhe SKY nga autoritetet e drejtësisë franceze po zbulon në Shqipëri vepra të rënda penale, të kryera nga individë dhe grupe të strukturuara kriminale, po zbulon vrasës me pagesë për vrasje të porositura nga njerëz të botës së krimit apo individë me pushtet ekonomik. gjykimin e tyre?

Irena Gjoka: Gjykata ka dhënë vendime për masën e sigurimit, arrest me burg, për një numër të konsiderueshëm personash, të marrë me cilësinë e të hetuerve. Aktualisht ҫështjet penale në ngarkim të tyre janë në hetim.

A keni gjykuar raste kur grupet kriminale rezultojnë të jenë të lidhura me politikën dhe strukturat e këtushme shtetërore?

Irena Gjoka: Lidhja e grupeve kriminale me politikën dhe strukturat shtetërore nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por global. Po, kemi raste ku hetimet kanë zbuluar lidhjet e grupeve në fjalë me funksionarë publikë dhe struktura shtetërore. Për raste të tilla GJKKO ka dhënë vendimet përkatëse, ndërkohë që ҫështje të tjera të kësaj natyre janë nën hetim.

A keni presione nga politika apo bota e krimit?

Irena Gjoka: Trupa gjyqësore e GJKKO gëzon një mbrojtje të veҫantë në sajë të veprave penale që ajo gjykon, në raport me magjistratët e juridiksionit të përgjithshëm. Përveҫ kësaj kjo trupë i nënshtrohet monitorimit  të bisedave telefonike, kontrollit të llogarive bankare e të tjera duke garantuar kështu integritetin e tyre profesional dhe moral./DW

irena gjoka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj