LIVE UPDATES
Aktualitet

Presioni ndërkombëtar për asociacionin, BIRN: Tirana zyrtare, e dyzuar dhe “indiferente” në qëndrimet për Kosovën

Pas heshtjes disa javore mbi presionin e BE-së dhe SHBA-së ndaj Kosovës për të pranuar krijimin e një asociacioni të komunave të minoritetit serb, Ministria e Jashtme i tha BIRN se mbështet si vendimet e qeverisë së Kosovës ashtu edhe angazhimin intensiv të partnerëve.

7 Shkurt 2023, 18:39 Nga DOSJA
Presioni ndërkombëtar për asociacionin, BIRN: Tirana zyrtare, e
Edi Rama dhe Albin Kurti

KOSOVË- Pas heshtjes disa javore mbi kërkesën gjithmonë e më këmbëngulëse të Bashkimit Europian dhe SHBA-ve ndaj Kosovës për të pranuar krijimin e të ashtuquajturit “Asocacion i komunave me shumicë serbe”, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë mbajti një qëndrim të dyzuar në përgjigje të një kërkese për koment nga BIRN, ku në gjysmën e fjalisë mbështetet qëndrimi i qeverisë së Kosovës e në gjysmën tjetër ai i partnerëve ndërkombëtarë.

“Ndërsa mbështesim vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës, si vendime të një qeverie të zgjedhur demokratisht, në një shtet sovran dhe të pavarur, jemi njëkohësisht falënderues për angazhimin intensiv dhe serioz të BE-së dhe ShBA-së në procesin e dialogut dhe përpjekjet e tyre për krijimin e një momenti të ri në këtë diskutim të vështirë,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës pranë Ministrisë së Jashtme.

Pas tensioneve dhe një serie incidentesh në Veri të Kosovës në fund të vitit të kaluar, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur presionet për një marrëveshje të ashtuquajtur përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Në tavolinë është një plan që njihet gjerësisht si “Propozimi Franko-Gjerman”.

Marrëveshja, siç thonë palët, ka si qëllim të normalizojë marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës dhe të shmangë përshkallëzim të konfliktit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një sqarim në parlament për këtë plan thotë ndër të tjera se ai përfshin njohjen reciproke, normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, përfshi atë për krjimin e një “Asocacioni të komunave me shumicë serbe”.

Kjo pikë e marrëveshjes u dakordësua fillimisht nga ish-kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç në vitin 2013, por u shpall pjesërisht antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Kryeministri aktual, Kurti këmbëngul që ky vendim i gjykatës të zbatohet, duke refuzuar asociacionin siç përshkruhet në marrëveshjen e vitit 2013.

Kjo ka sjellë rritje të presionit ndërkombëtar ndaj Kosovës. Përmes një letre të hapur më 30 janar, Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, apeluan që asociacioni të krijohej. “Ndër detyrat më kritike mbetet zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.”, thuhet në letrën e hapur publikuar në të përditshmen kosovare Koha Ditore.

Në këtë situatë, Tirana zyrtare ka zgjedhur të heshtë publikisht. Në përgjigje të një kërkese për koment nga BIRN, Ministria e Jashtme e quan vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të panegociueshëm, por mbështet negociatat për Asosacionin.

“Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në vlerësimin tonë vendimi i Gjykatës Kushtetuese së Kosovës është një vendim i panegociueshëm dhe palët mund të ulen dhe të negociojnë një kuadër të ri ligjor mbi statutin dhe funksionimin e Asociacionit, vetëm mbi bazën e këtij vendimi,” thuhet në përgjigje.

Enver Robelli, gazetar nga Kosova me qëndrim në Zvicër, që shkruan për të përditshmen zviceriane “Tages Anzeiger” i konsideron deklaratat e qeveritarëve në Tiranë për Kosovën si indiferente.

“Kanë qenë aq indiferente thua se për Kosovën po prononcohej qeveria e ndonjë principate të largët dhe jo Shqipëria, e cila ka edhe obligim kushtetues të mbështes shqiptarët jashtë Shqipërisë,” tha Robelli për BIRN.

Sipas tij, arsyet e këtij qëndrimi të ftohtë duhen parë në atë që ai e quan dështim të projektit për të ndryshuar kufijtë e Kosovës. Gjithashtu, Robelli kritikon edhe angazhimin e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet në Shqipëri, që përkeqësoi më tej marrëdhëniet. Robelli është i ashpër edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, që sipas tij mban përgjegjësinë kryesore për situatën mes dy vendeve.

“Por arsyeja kryesore e acarimit është protagonizmi i dëmshëm i kryeministrit të Shqipërisë në raport me Kosovën, mënyra se si ai me mjaft arrogancë ka celebruar miqësinë e tij me presidentin serb, nonshalanca me të cilën ka folur për krimet serbe në Kosovë, gjuha pa takt në forume ndërkombëtare”, përfundoi Robelli.

edi rama albin kurti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj