LIVE UPDATES
Aktualitet

Pro LGBT: Mirëpresim Lëvizjen Bashkë dhe Arlind Qorin si një mundësi e re për solidaritet

Ndryshimet cilësore që do u mundësojnë qytetarëve LGBTQ+ të jetojnë të lirë në një vend që nuk është armik për ta, jo detyrimisht do të vijnë nga forcat partiake.

27 Prill 2023, 10:01 Nga I.A
Pro LGBT: Mirëpresim Lëvizjen Bashkë dhe Arlind Qorin si një
Levizja Bashke

TIRANË- Organizata Pro LGBT ka ndjekur me interes lindjen e një partie të majtë si Lëvizja Bashkë. E ngritur mbi aktivitetin e mëparshëm publik të anëtarëve të lëvizjes në mbrojtje të punëtorëve dhe të studentëve, Lëvizja Bashkë ka rinovuar te ne shpresën se edhe në Shqipëri debati mbi të drejtat e komunitetit LGBTQ+ mund të kryhet në një terren politik dhe botëkuptimor.

Deri më sot nevoja për akses të barabartë të komunitetit LGBTQ+ në shërbime pa diskriminim, të pasurit të drejta dhe trajtim të barabartë bazuar në këto të drejta, janë konsumuar në publik, në media dhe në zyrat e shtetit jo pse partitë politike kanë ndonjë qëndrim parimor mbi ne, komunitetin LGBTQ+, por sepse kanë parë te ne ose një mundësi për të avancuar ndonjë axhendë të vetën, ose një rrezik për t’u evituar. Rrezik që buron nga opinioni publik kryesisht negativ ndaj LGBTQ+, për shkak të mungesës në shoqëri e informacionit mbi ne.

Ndryshimet cilësore që do u mundësojnë qytetarëve LGBTQ+ të jetojnë të lirë në një vend që nuk është armik për ta, jo detyrimisht do të vijnë nga forcat partiake. Ato do të vinë sidomos sepse ne jemi të vendosur të luftojmë për to. Megjithatë ekzistenca e një partie që nuk ka frikë të shprehë publikisht botëkuptimin e vet pozitiv ndaj komunitetit LGBTQ+ është një mundësi për solidaritet dhe për transformim shoqëror.

Në manifestin e Lëvizjes Bashkë, ne lexojmë se kjo lëvizje beson që “çdo njeri, pavarësisht kategorizimit, orientimit dhe vetëpërkufizimit identitar – etnik, gjuhësor, fetar, seksual, krahinor etj. – duhet të trajtohet me respekt e barazisht, si dhe të mos diskriminohet as nga shteti, as nga shoqëria.”

Gjithashtu, lexojmë me interes ndjeshmërinë e kësaj lëvizje për nevojën për solidaritet dhe vlerësimin që lëvizja i bën shtetit social si “një ndër arritjet më të mëdha të historisë”, duke i konsideruar shtyllat si shëndetësia, arsimi, strehimi, integrimi social dhe mbështetja ekonomike “kontribuese në demokratizim”.

Ne lexojmë me vëmendje edhe qëndrimin korrekt të Lëvizjes Bashkë mbi barazinë gjinore. Megjithatë duam të shikojmë në praktikë se si parimet e barazisë gjinore do të formësojnë aksionet politike të partisë. Kjo ka rëndësi po të kemi parasysh se në të kaluarën disa anëtarë themelues të partisë kanë qënë, për fat të keq, pjesë e një retorike të papranueshme seksiste të përdorur në rrjete sociale ndaj disa ish anëtare të tjera gra.

Ne besojmë se ky hap përmbajtësor në politikën shqiptare, pra krijimi i një force të majtë progresiste, do ta ndihmojë Shqipërinë për t’i ngritur debatet për të ardhmen e vendit – përfshirë debatet mbi të drejtat e LGBTQ+ – mbi parime dhe jo mbi kalkulime zgjedhore apo marifete PR. Besojmë se qoftë një e majtë e vërtetë apo një pol i djathtë që e shtrojnë aktivitetin politik mbi botëkuptime të artikuluara qartë, do ta ndihmonin Lëvizjen LGBTQ+ në Shqipëri si dhe çdo grupim tjetër aktivist të krijonte aleanca parimore, ideologjike, përbashkuese dhe botëkuptimore si aksione politike.

Ne qëndrojmë një hap të vetëm përpara mbështetjes publike dhe solidare (full endorsement) të Lëvizjes Bashkë sepse duam të dëgjojmë më shumë nga ata, si dhe duam të vazhdojmë ta fuqizojmë lëvizjen tonë në aftësinë për të ngritur ura komunikimi me aktorë të tjerë politikë, për interes të komunitetit LGBTQ+.

Marrë nga Historiaime

levizja bashke lgbtq+

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj