26 Shkurt 2024, 14:45
Nga E.d
Policia
LEZHË- Një 25-vjeçar nga Kosova është proceduar sot, i cili tentoi që të korruptonte një polic rrugor për t’i shpëtuar gjobës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për 25-vjeçarin me iniciale A.K. Krahas procedimit penal, 25-vjeçari u ndëshkua me masë administrative 5000 lekë, për shkeljen rrugore të kryer.
NJOFTIMI I POLICISE
Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, për t’iu shmangur ndëshkimit administrativ për parakalim të gabuar, procedohet penalisht 25-vjeçari nga Kosova. Për shkeljen rrugore të kryer, ai u ndëshkua më masë administrative 5000 lekë. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar A. K., 25 vjeç, sepse ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Rrugore, që të mos ndëshkohej me masë administrative pasi kreu parakalim të gabuar në aksin rrugor “Milot-Lezhë”.
Krahas procedimit penal, 25-vjeçari u ndëshkua me masë administrative 5000 lekë, për shkeljen rrugore të kryer. Gjithashtu, Policia Rrugore e Lezhës, gjatë 1 jave, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore me shërbime të shtuara dhe me mjete inteligjente, ka arrestuar 4 shtetas dhe ka iniciuar procedimet në gjendje të lirë për 2 të tjerë, për shkelje rrugore të parashikuara në Kodin Penal.
Më tej, janë ndëshkuar administrativisht në total 797 drejtues mjetesh, konkretisht:
-405 drejtues mjetesh, për tejkalim shpejtësie;
-111 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
-15 drejtues mjetesh, për përdorim të xhamave të erresuar;
-41 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
-10 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-30 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-185 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera.
Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të mos drejtojnë automjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
lezhë
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 14:28
r.ll
grida duma
KOSOVË- E ftuar në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, moderatorja dhe ish-politikanja Grida Duma është...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 14:03
r.ll
femijet dhe pellumb meta
DURRËS- Ngjarja makabre e ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku tre fëmijët vranë dhe grop...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 13:40
r.ll
edi rama dhe volodymyr zelenskyy
TIRANË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë për her&eum...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 13:27
M.B
SPAK
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marshuar drejt godinës së Prokurorisë së Posaçne kundër Kri...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 13:35
r.ll
jetnor zhaboli
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur shtyrjen edhe për 20 ditë të tjera të masës së sigurisë a...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 13:27
r.ll
avokatja
DURRËS- Avokatja e tre fëmijëve të Pëllumb Metës, të cilët akuzohen se kanë bashkëpunuar me nj&e...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 13:16
N.F
Granit Gjana
TIRANË- Ish-prefekti i Kukësit Granit Gjana është paraqitur në SPAK i shoqëruar edhe nga avokatët e t...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 12:48
r.ll
tre femijet
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për tre fëmijët që vran&eu...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 12:36
r.ll
hygerta meta
TIRANË- Autorësia e vrasjes së Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit duket se u kthye të ...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 12:30
r.ll
pamje nga gjykata
DURRËS- Në gjykatën e Durrësit po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tre fëmijëve që akuzohen p&eum...