LIVE UPDATES
Aktualitet

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024 në vend është grumbulluar gjithsej një sasi qumështi prej 95 mijë tonë nga 101 mijë tonë që u grumbullua në 2023. Krahasuar me 2023 sasia e qumështit të grumbulluar ka shënuar një rënie prej 6,6%.

9 Korrik 2025, 15:41 Nga M.B
Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u
Foto ilustruese

TIRANA- Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024 në vend është grumbulluar gjithsej një sasi qumështi prej 95 mijë tonë nga 101 mijë tonë që u grumbullua në 2023. Krahasuar me 2023 sasia e qumështit të grumbulluar ka shënuar një rënie prej 6,6%.

Rënia është shënuar për të gjitha  llojet e sasisë së qumështit të grumbulluar. Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasisë të grumbulluar në 2024 me 75 mijë tonë, me një rënie prej 6,5% krahasuar me 2023. Sasia e grumbulluar e qumështit të deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7% në raport me 2023.

Ndërsa sasia e qumështi të dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%. Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për përpunim. Struktura e qumështit të prodhuar për konsum dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar 88,2%, 7,3% qumësht gjysmë i skremuar, 4,0% qumësht i papërpunuar dhe  0,5% qumësht i skremuar.

Po ashtu edhe sasia në total e djathit të prodhuar shënoi rënie. Prodhimi i djathit ra me 9,9%, duke arritur në 10.487 tonë. Djathi i prodhuar nga qumështi i lopës ra me 9,9%, ai nga qumështi i deles me 5,9%, dhe ai nga dhia me 16,8%. Sasia e prodhuar e gjalpit gjithsej në 2024 arriti në 657 tonë, ku 96,4% është gjalpë tradicional dhe 3,6% gjalpë i shkrirë.

Në total për 2024, numri i gjedhëve ka shënuar rritje prej rreth 3.4%, duke u rritur nga 263 mijë në 272 mijë. Ndërsa numri i lopëve kanë pësuar një ulje prej 3.5%, nga 232 mijë që ishte në 2023, për vitin 2024 numri i tyre arriti në 224 mijë . Në total, bagëtitë e imta (që përfshijnë delet dhe dhitë) kanë rënë me afërsisht 2.9%, duke shkuar nga 1,846 mijë në 1,792 mijë. Edhe numri i deleve ka rënë me 3.8%, dhe i dhive me 3.9%. Numri i dhive me qumësht ka rënë rreth 2.1%.

Numri i derrave dhe dosave kanë pasur rënie të dukshme. Derrat janë ulur me rreth 9.6%, ndërsa dosat me rreth 9%. Shpendët kanë një rënie prej 0.5%, duke shkuar nga 7,031 mijë në 6,992 mijë. Ndërsa bletët (koshere) janë rritur me rreth 13.1%, nga 519 mijë në 587 mijë, që është rritja më e ndjeshme në këtë periudhë./ Monitor

blegtori

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj