12 Shtator 2023, 22:12
Nga I.A
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar ngjarjen e dhunës së ndodhur në Borizanë, ku u përfshinë në konflikt fisi Rraja dhe Maja, duke u ndalur edhe tek lehtësimi i akuzës nga ana e Prokurorisë për fisin Rraja. Në emisionin “Open” në News24, Lala u shpreh prokurorët janë të bindur se me këtë akt ekspertimi mund të shpëtojnë anëtarë të fisit Rraja.
“Ne e pamë qartë e si shkopinjtë e bejsbollit kërcisnin në trupin e Bilbil dhe Jashar Majës. Prokurorët të ndikuar ishin të bindur që duke u justifikuar me këtë akt ekspertimi mund të shpëtonin anëtarë të fisit Rraja. Dy njerëz janë detyruar ditën e sotme të heqin dorë nga ankimi. Ata janë detyruar sepse janë gjendur përpara një skenari mafioz. Nëse Prokuroria donte të bënte drejtësi dhe nëse ata që dhunuan nuk do të ishin njerëzit e afërt të një ish-deputeti, mund të kërkonte një ekspertim. Por kjo nuk u bë”, tha gazetarja Lala.
Gjithashtu kujtoi se reagimi për këtë ngjarje edhe vetëm pas publikimit të videos së dhunës.
“Është i gjithë sistemi i kalbur që kanë ardhur në këtë konkluzion. Ne nuk jemi ekspertë të mjekësisë ligjore. Por ka një vendim të gjykatës së Tiranës që është konsideruar plagosje e rëndë me dashje shpulla e një burri që i ka rënë bashkëshortes. Pra goditjet me tyta pistolete konsiderohen plagosje se lehtë. Kjo ngjarje nisi me kleçkë që në fillim sepse ishin njerëz të një njeriu të njohur. Bilbil dhe Jashar Maja u lanë pa ndjenja në toka, u dhunuan”, tha ndër të tjera gazetarja Lala, duke shtuar: “Por përse u tërhoqën? Po del një amnisti dhe për pak muaj nëse ata do të ankoheshin prapë Rrajat do të shpëtonin. Dy vëllezërit dhe djali i ish-deputetit edhe sot që flasim janë të lirë,” tha Lala.
klodiana lala fisi rraja
Aktualitet
12 Shtator 2023, 22:03
I.A
Jashar Maja
TIRANË- Jashar Maja i cili pak kohë më parë u dhunua me shkopa bejsbolli nga fisi Rraja tha se ai dhe kushëriri i tij ...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 21:56
I.A
Jashar Maja
TIRANË- Jashar Maja ka reaguar lidhur me ndryshimin e akuzën nga ana e Prokurorisë së Tiranës për...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 21:41
I.A
Komisariati
BELGJIKË- 4 shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Belgjikë. HLN shkruan se shqiptarët akuzohen p&eu...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 21:16
I.A
Policia
LEZHË- Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë për nxitje të përdorimit ...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 20:05
I.A
Foto Ilustruese
SARANDË- Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Finiq për zjarrvënie dhe shkat&...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 19:57
I.A
Enerik Beqiri
VENECIA- Regjisori shqiptar Enerik Beqiri ka bërë histori në kinematografinë shqiptare. Beqiri me filmin e tij me me...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 19:18
I.A
Peshqit e ngordhur
LEZHË- Një numër i madh me peshq janë gjetur të ngordhur ditën e sotme në një kanal në...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 19:00
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Një makinë ka marrë flakë ditën e sotme në bypass-in e Vlorës. Mësohet se makina t...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 18:37
f.i
pamje nga vendngjarja
GJERMANI- Në konferencën e mbajtur në Berlin të organizuar nga komuniteti i Sant’Egidios me tem&e...
Aktualitet
12 Shtator 2023, 16:52
f.i
foto ilustruese
ITALI- Një i ri shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje, është arrestuar n&e...