Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Protesta e opozitës/ Mbi 50 të shoqëruar në polici, lirohet nga qelia njëri prej të arrestuarve, pritet të dalë për masë nesër një tjetër protestues
Ndërkohë, bëhet me dije se njëri nga protestuesit, Ilir Ahmedani është liruar nga Gjyakata e Tiranës. Ahmedani u arrestua gjatë protestës pranë Zogut të Zi, aty ku makinat u bllokuan në trafik për më shumë se një orë. Një tjetër protestues, Sokol Ndoj, pritet të dalë nesër për tu njohur me masën.
28 Nëntor 2024, 10:49Nga ZH.LL
protesta
TIRANË- Policia e Tiranës shoqëroi mbi 50 persona të cilët morën pjesë në protestën e opozitës më 26 nëntor, pas trazirave që shkaktuan në rrugët e kryeqytetit.
Ndërkohë, bëhet me dije se njëri nga protestuesit, Ilir Ahmedani është liruar nga Gjyakata e Tiranës. Ahmedani u arrestua gjatë protestës pranë Zogut të Zi, aty ku makinat u bllokuan në trafik për më shumë se një orë. Një tjetër protestues, Sokol Ndoj, pritet të dalë nesër për tu njohur me masën.
Menjëherë pas mbylljes së protestës, policia e kryqytetit nisi me shoqërimin e protestuesve nëpër komisariate. Ndërkohë, të proceduar në gjendje të lirë janë pothuajse të gjithë deputetët e opozitës si organizator.
Protesta e PD-së më 26 nëntor, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve! Nesër del për masën protestuesi tjetër! Deputetët e PD-së po hetohen si organizator