6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas njoftimit të policisë, 16 punonjës policie mbetën të dëmtuar nga hedhja e molotovëve dhe sendeve të forta te Kuvendi dhe Kryeministria.

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 21 persona mes tyre katër të mitur, për sulme ndaj policisë dhe shkatërrim prone me zjarr. Sipas njoftimit të policisë, 16 punonjës policie mbetën të dëmtuar nga hedhja e molotovëve dhe sendeve të forta te Kuvendi dhe Kryeministria.
Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë Sekretari Organizativ i PD-së, E. M., dhe katër anëtarë të tjerë të opozitës. Uniformat blu kanë sekuestruar 22 shishe molotov të pashpërthyera dhe lëndë djegëse. Policia bën me dije se, një 41-vjeçar me iniciale L. P. është shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë:
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi tubimin e zhvilluar më datë 10.02.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan në flagrancë shtetasit: K. Ç., 36 vjeç; K. B., 24 vjeç; L. T., 21 vjeç; K. S., 26 vjeç; Xh. V., 18 vjeç; R. N., 28 vjeç; S. D., 48 vjeçe, F. N., 32 vjeç; A. K., 24 vjeç; F. A., 22 vjeç; G. D., 21 vjeç; D. K., 27 vjeç; J. K., 18 vjeç; A. K., 20 vjeç; O. H., 18 vjeç; S. P., 18 vjeç; A. U., 24 vjeç, dhe katër shtetas 17 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Shtytja e të miturit në krim”;
-B. K., K. B., L. B. dhe F. N., anëtarë të Partisë Demokratike, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shtytja e të miturit në krim”;
-u shpall në kërkim shtetasi L. P., 41 vjeç. Po punohet për kapjen e tij.
Pasditen e djeshme, protestuesit janë mbledhur fillimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur drejt Kuvendit, ku gjatë gjithë kohës së zhvillimit të tubimit, kanë hedhur lëndë djegëse, mjete piroteknike dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve publike.
Si pasojë e sulmeve me sende të forta, mjete piroteknike dhe molotov ndaj punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 16 punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 22 molotovë të pashpërthyer dhe 3 shishe me lëndë të dyshuar djegëse benzinë, që janë gjetur nga shërbimet e Policisë, afër Kuvendit.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë tubimit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Foto nga protesta TIRANË- Rreth 20 persona janë arrestuar nga policia në lidhje me protestën e opozitës një ditë m&...
Foto nga vendngjarja TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi se gjatë orëve të m...
foto ilustruese Shqipëria vazhdon të ketë performancë nën mesataren rajonale dhe ndërkombëtare në arsimin profesion...
Foto ilustruese Dita e sotme do të mbizotërohet nga reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën m...
Mandatet e rezervuara për komunitetet pakicë në Kuvendin e Kosovës: mbrojtje kushtetuese e përfaqësimit politik apo instrument p...
KUKËS- Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Kukësit. Tërmeti ra në ...
Foto ilustruse TIRANË- 13 persona janë shoqëruar nga policia, për shkak të protestës kombëtare të opozitës. P&...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Efektivët e policisë kanë tërhequr zvarrë protestuesit për t'i shoqëruar në Kom...
momenti kur sulmohet Nallbati TIRANË- Ky është momenti kur deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati sulmohe nga policia dh...
TIRANË- Policia përdori gjatë protestës së sotme gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës para Kryeministrisë...