LIVE UPDATES
Aktualitet

Protesta para Ministrisë, gazetari Stafa: Pacientët protestojnë për mungesë ilaçesh dhe aparaturash jetike

Gjatë fjalës së tij, Stafa u shpreh se është hipokrizi të flitet për ndërgjegjësim ndaj kancerit në një kohë kur në spitalin Onkologjik mungojnë aparaturat më bazike si mamografia dhe PET-Scani, ndërsa medikamentet jepen jashtë çdo protokolli mjekësor.

21 Tetor 2025, 12:31 Nga E. D
Protesta para Ministrisë, gazetari Stafa: Pacientët protestojnë
Osman Stafa

TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka organizuar ditën e sotme një protestë para spitalit onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Gazetari së bashku me qytetarë dhe aktivistë kanë ngritur zërin kundër mungesës skandaloze të shërbimeve dhe medikamenteve jetike për pacientët me sëmundje tumorale.

Gjatë fjalës së tij, Stafa u shpreh se është hipokrizi të flitet për ndërgjegjësim ndaj kancerit në një kohë kur në spitalin Onkologjik mungojnë aparaturat më bazike si mamografia dhe PET-Scani, ndërsa medikamentet jepen jashtë çdo protokolli mjekësor. Gazetari gjithashtu përmendi raste konkrete të pacientëve që presin prej muajsh trajtime jetike. 

Pjesë nga fjala e Osman Stafës

Ironikisht, protesta zhvillohet në muajin tetor, i njohur ndërkombëtarisht si “Tetori Rozë” dhe i dedikuar ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Por për protestuesit, realiteti i hidhur dhe mungesa e shpresës e ka shndërruar atë në “Tetorin e Zi”, një simbol i errësirës që përjetojnë për shkak të neglizhencës shtetërore. Protestuesit kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme për furnizimin me ilaçe dhe vënien në punë të aparaturave, duke theksuar se çdo ditë vonesë rrezikon jetë njerëzish.

Por si mundet ai i cili ka përgjegjësinë kryesore për të pasur të gjitha medikamentet, aparaturat për ata të cilët luftojnë kancerin, bën këtë thirrje hipokrizie. Sepse e di çfarë bëjnë? I thonë grave e vajzave diagnostikohuni e ndërkohë në spitalin onkologjik, në qendrën më të madhe ku bëhet lufta kundër kancerit, s'ka mamografi. Ka më shumë se 10 ditë që mamografia në spitalin onkologjik nuk punon. U thonë grave e vajzave diagnostikohuni, e s'kanë ilaçe për kancerin e gjirit. Një herë i japin herceptim. Mbaron herceptina, i japin Fesgo.

Mbaron Fesgo, i japin herceptim. Përkundrejt kundër çdo protokolli ndërkombëtar që njeh kjo betejë me kancerin. Çfarë po bëjnë? Para pak ditësh kam publikuar rastin e një nëne 60 vjeçare. Vuante nga kanceri i mitrës. Një zonjë me emrin Hava Tafa. Është pret akoma ilaçin. Ka më shumë se një muaj, pret ilaçin për të luftuar kancerin e saj. E di çfarë i ka thënë Ministria dhe Drejtoria e QSUT-së? Ti nuk mundesh dot ta marrësh të rimbursuar ilaçin, sepse kanceri i mitrës, pra medikamenti për kancerin e mitrës nuk rimbusohet. Por ata që kanë kancerin e gjirit apo të melanomës që është i lëkurës, ata munden ta marrin. Po kush e vendos se kush do luftojë me kancerin dhe kush do vdesë? Sepse këtë kanë bërë.

Ty i thonë, do vdesësh. S'ka ilaç për ty. Për ty tjetrin po, ti do luftosh. Të gjithë pamë raportin e KLSH-së. Raporti më i frikshëm, e them me përgjegjësi të plotë, i bërë ndonjëherë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Një raport i cili vërteton që një pacient për gjashtë muaj nuk ka pasur medikamente. Që vërteton se një pacient 39 herë ka shkuar në spitalin onkologjik dhe 39 herë është kthyer pas. Që vërteton se rreth 800 të sëmurë me kancer nuk kanë marrë medikamentet kur duhet dhe si duhet dhe sipas protokollit. Ore këta janë vrasës. Për një arsye se këta janë mjekë dhe e dinë shumë mirë.

Kur thyhet protokolli, e dinë çfarë ndodh. E dinë që kur nuk bëhet brakiterapia, e dinë çfarë ndodh. E dinë që kur nuk bëhet pet skani, e dinë çfarë ndodh. E ka tre muaj që brakiterapia është prishur në QSUT. në spitalin onkologjik. Tre muaj që gratë të cilat vuajnë nga kanceri gjinekologjik nuk trajtohen. Janë gra, histori të vërteta që bëjnë kimio, e bëjnë rreze dhe kur vjen pastaj situata për tek brakiterapia.

osman stafa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj