17 Nëntor 2022, 11:47
Nga a.l
Ilda Dhori
DIVJAKË- Deputetja Ilda Dhori ka qenë e pranishme sot në protestën e banorëve në Divjakë të cilët kundërshtojnë vendosjen e traut elektronik në hyrje të Parkut të Divjakës. Ajo tha se kjo çështje do të ndiqet në rrugë ligjore nëse nuk anulohet dhe se nuk do të tolerohet. Sipas saj Parku ka gjeneruar vit për vit të ardhura dhe se vendimi nga Ministrja e Turizmit është i paprecedentë. Poashtu deputetja demokrate tha se protesta do të vazhdojë.
"Do jemi këtu çdo ditë. Policët ishin duke mbrojtur dicka të paligjshme. Parku ka gjeneruar vit për vit të ardhura. Do ndiqet në rrugë ligjore se Edi Rama ka bërë një ligj bazuar në kundërshtimin e një ligji. Do të ndjekim paralelisht në rrugë gjyqësore. Po indinjon qytetarët dhe nuk do të tolerohet. Deri në këto momente nuk kemi asnjë person të shoqëruar nuk kuptoj kush mund të urdhërojë për të mbrojtur një staturë metalike një shëmtirë metalike që e ka vendin te skrapi", tha deputetja demokrate.
Banorët e Divjakës janë kundër vendosjes së traut në parkun e Karavastasë, duke i detyruar të paguajnë para për të kaluar rrugën. Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja. Kundër traut është edhe socialisti, Erion Braçe. Vendimi është marrë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa qytetarët janë zotuar që ta dërgojnë vendimin në Gjykatë Administrative./ Dosja.al
ilda dhori trau te parku i divjakes
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 11:30
A.B
BERAT- 57 efektivë të DVP Berat, mes tyre edhe drejtues të lartë, janë nën hetim për drogën e gjetur dy javë...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 11:20
a.l
Foto nga protesta
DIVJAKË- Është përshkallëzuar protesta e banorëve të Divjakës, ku i pranishëm është...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 10:44
d.a.
Policia italiane
ITALI- Pëllumb Jaupi, 54-vjeçari shqiptar, i cili më 22 shkurt të vitit të kaluar goditi me thikë ish-bash...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 10:42
f.g
Foto ilustrim
LEZHE- SPAK është duke zhvilluar një operacion në këto momente në Lezhë, ku janë ndaluar disa zy...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 10:25
a.l
Qytetarët e Divjakës në protestë
DIVJAKË- Banorët e Divjakës kanë dalë sërish në protestë kund&...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 10:31
k.m.
Pjerin Xhuvani
TIRANË- Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn, i cili është i akuzuari...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 10:33
A.B
Eduart Dauti
TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë ditën e sotme në burg pronarin dhe administratorin e “Alba Ekzotik Fr...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 09:54
A.B
Qytetari
TIRANË- Banorët e Bërxullës dolën ditën e sotme në protestë përballë Kuvendit të Shqipë...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 10:12
a.l
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Odise Leka është arrestuar sot nga policia e Gjirokastrës pasi ishte shpallur në kërkim ndë...
Aktualitet
17 Nëntor 2022, 09:57
a.l
Foto ilustruese
TIRANË- Reshje të dendura shiu parashikohen në disa qarqe të vendit. Sipas parashikimit të motit nga Instituti i G...