6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe ky subjekt gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
KOSOVA- Konkurset për pranimin e punonjësve në institucionet shëndetësore në territorin e komunës së Graçanicës, afër Prishtinës, janë anuluar në mbrëmjen e 5 prillit, pasi për disa ditë banorët e pakënaqur lokalë kanë protestuar, duke argumentuar se vendet e punës po i ftonin “personat e përshtatshëm”, të afërt me Listën Serbe. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe ky subjekt gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Megjithatë, në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Graçanicë, thuhet se konkurset për pranimin në marrëdhënie pune janë anuluar “për shkak të skadimit të afatit prej 30 ditësh për marrjen e vendimit për përzgjedhjen e kandidatëve”.
Institucionet shëndetësore në zonat me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, dhe konkurset për vende të reja pune janë shpallur nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë në fund të janarit. Pranimi i punonjësve të rinj në sektorin e shëndetësisë përkoi me fushatën parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 9 shkurt, ku garoi edhe Lista Serbe.
Kryetari i kësaj partie, Zllatan Elek, gjatë fushatës zgjedhore deklaroi se “në periudhën e kaluar, shteti i Serbisë ka siguruar një numër të madh vendesh pune dhe se kjo është një nga mënyrat për të mbijetuar [në Kosovë]”.
Elek është gjithashtu drejtor i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, njëra nga katër komunat në veriun e Kosovës, të banuara me shumicës erbe.
Dhjetëra banorë, të cilët ditët e fundit kanë protestuar përpara Qendrave të Mjekësisë Familjare në Graçanicë, Uglar dhe Gushtericë të Poshtme, kanë deklaruar se punën në këto institucione shëndetësore e kanë marrë vetëm personat e afërt me Listën Serbe, dhe se disa prej atyre që janë punësuar, madje, nuk jetojnë fare në Kosovë.
Petar Gjorgjeviç nga Graçanica theksoi se ndaj personave që kanë protestuar është ushtruar presion, teksa u ka bërë thirrje të gjithëve që “t’i dokumentojnë kërcënimet”.
Radio Evropa e Lirë më 4 prill iu drejtua edhe Listës Serbe për të komentuar mbi akuzat e qytetarëve lidhur me punësimet partiake dhe presionet ndaj tyre, por ky subjekt politik nuk kanë kthyer përgjigje. Për akuzat e protestuesve lidhur me konkurset nuk janë përgjigjur as nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë, e cila është përgjegjëse për institucionet në zonat serbe në Kosovë, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë. / REL
Foto ilustruese TIRANA- Numri i krerëve të gjedhëve është gjithnjë në rënie, por kërkesat janë t&eum...
foto ilustruese TIRANË- Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës dhe një është shpallur në kërkim, pasi shf...
foto ilustruese VLORË- Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi iu gjet një sasi e një lënde ...
foto nga vendngjarja KUKËS- Qyteti i Kukësi është përfshirë mëngjesin e sotëm nga një mot i keq, i shoqër...
Foto ilustruese DURRËS- Kur sistemi arsimor i Durrësit u përball me një krizë shëndetësore në dhjetor 2024, qi...
Zarrfikësi dhe macja SHKOZË- Zjarrfikësi në foto, u bë sot dhe "heroi" i një maceje teksa e shpëtoi nga flakët...
foto ilustruese KORÇË- Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia, pas ditën e djeshme aksidentoi...
foto ilustruese TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi iu gjetën armë dhe emblema polici...
Tinka Kurti TIRANA- Aktorja e mirënjohur, "Artistja e Popullit" Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar. Kët...
foto ilustruese TIRANË- Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë natës në Tiranë. Si pasojë e...