LIVE UPDATES
Aktualitet

PROTESTAT/ Pedagogët braktisën ditën e parë të vitit akademik, Ministria e Arsimit: Jemi të hapur për dialog

Profesorët pohuan se janë të vendosur që ta vazhdojnë me kërkesat e tyre të përsëritura në vite, që i vlerësojnë minimale për të kthyer në vend dinjitetin e pedagogëve, që janë paguar në nivele të ulëta ndër vite, po ashtu si edhe stafet ndihmëse akademike.

17 Tetor 2022, 19:05 Nga DOSJA
PROTESTAT/ Pedagogët braktisën ditën e parë të vitit
Foto nga protesta

TIRANË- Në Shqipëri sot është dita e parë e vitit të ri akademik, por pedagogët e universiteteve publike protestuan, duke braktisur procesin mësimor. Pasi mikpritën studentët e rinj në mëngjes, pedagogët u mblodhën para fakulteteve, për të kërkuar plotësimin e 9 pikave të peticionit të tyre, drejtuar qeverisë. Në qendër të kërkesave është rritja 50 për qind e pagave bazë për pedagogët dhe stafet ndihmëse.

Ministria e arsimit i deklaroi sot “Zërit të Amerikës” se mbetet e hapur për dialog mbi kërkesat e sindikatave të pedagogëve, si dhe çështje që lidhen me kërkimin shkencor dhe arsimin e lartë. Profesorët e universiteteve publike nisën sot protestën e paralajmëruar, pasi qeveria sipas tyre, nuk u ka plotësuar kërkesat e shpallura prej një kohe të gjatë. Ata pohojnë se janë të demoralizuar prej trajtimit financiar minimal e të pamjaftueshëm, me leksione që paguhen 4-7 euro. Profesorët pohuan se janë të vendosur që ta vazhdojnë me kërkesat e tyre të përsëritura në vite, që i vlerësojnë minimale për të kthyer në vend dinjitetin e pedagogëve, që janë paguar në nivele të ulëta ndër vite, po ashtu si edhe stafet ndihmëse akademike.

“Kërkesat janë shumë të drejta edhe për pedagogët, edhe për stafin ndihmës akademik, edhe për administratën. Ne punojmë përditë bashkë dhe e dimë se sa shumë e nevojshme janë për të gjithë ne këto pika. Ato janë baza fillestare, jo një vlerësim maksimal për punën tonë. Ato janë baza për të motivuar pedagogët dhe stafet akademike dhe ndihmës akademike, që të përqëndrohen në punën e tyre dhe për t’i mbajtur këtu në universitete” - thotë pedagogia Valma Prifti e Universitetit të Tiranës.

Ministria e arsimit ka njoftuar së fundi rektoratet e universiteteve përmes një shkrese lidhur me rezultatet e bisedimeve me përfaqësuesit e pedagogëve më 23 shtator, mbi dakordimin lidhur me disa prej pikave të peticionit, që kanë të bëjnë me zbatimin periodik të ligjit. Ende mbetet pa plotësuar kërkesa kryesore për një rritje 50 për qind të pagave bazë dhe shtim të fondeve për kërkim shkencor.

“Ne duam t’i shpëtojmë universitetet tona. Po shohim që në shumë degë të universiteteve publike po shkohet drejt mbylljes së tyre. Ne duam të japim të tjera impulse, tjetër zhvillim. Kërkesat tona nuk janë ngushtësisht vetëm tek paga. Ajo është njëra nga kërkesat, por ne kërkojmë ta ndryshojmë gjendjen nëpër universitete” - thotë profesori Dhimitër Doka.

Ndërsa profesor Aleksandër Kovaçi thotë se Universiteti është lënë financiarisht në gjendje të mjerueshme dhe gjithë profesorati po mbështet protestën e bazuar në peticionin me 9 pika drejtuar qeverisë.

“Kërkesat tona janë të lidhura të gjitha me njëra tjetrën. Pagat janë të lidhura me kërkimin shkencor. Pa një kërkim shkencor flasim kot për universitet. Aktualisht kemi një financim krejtësisht elementar të kërkimit shkencor, i cili nuk i përgjigjet realitetit të nevojave. Jemi 10 herë më pak se Maqedonia e Veriut, ose 17 herë më pak se Serbia. Jemi shumë dobët në krahasim me gjithë rajonin. Nuk mund të lihen universitetet pa kërkim shkencor, dhe për këtë duhet marrë vendim tani” - thotë zoti Kovaçi.

Pas interesimit të Zërit të Amerikës për një reagim në lidhje me protestën e pedagogëve, ministria e Arsimit dhe Sportit deklaroi se po vijon tani e në vazhdim dialogun intensiv dhe bashkëpunimin me të gjitha palët e interesuara dhe të përfshira në këtë proces, duke treguar vullnet të plotë për zgjidhjen e një sërë çështjesh që përfshijnë arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe kërkesat e paraqitura nga sindikatat e pedagogëve.

Në prononcimin për Zërin e Amerikës, ministria e arsimit theksoi se po vazhdon dialogun me rektorët e universiteteve, përmes Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë, i cili mblidhet rregullisht për vendime dhe politika të rëndësishme. Ministria shtoi se ka ngritur grupe pune të posaçme për çështje, që lidhen me ngarkesën e pedagogëve, kriteret për dhënien e titujve dhe gradave shkencore, etj. Qeveria rriti më 5 tetor deri në 15% pagat e pedagogëve, 7 % nga të cilat mbulohen nga buxheti i shtetit qysh prej këtij muaji, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga vetë universitetet prej të ardhurave të secilit prej tyre.

Marrë nga VOA

zeri i amerikes protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj