LIVE UPDATES
Aktualitet

Pukë, familjet e varfëra në pamundësi për të kremtuar festat e fundvitit

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, në bashkinë malore të Pukës, me mbështetjen financiare të shqiptarëve të Amerikës, një grup të rinjësh vullnetarë po shpërdajnë pako me ushqime për familjet e varfëra, që edhe ato të festojnë Krishtlindjen dhe Vitit e Ri

24 Dhjetor 2023, 20:21 Nga h.k
Pukë, familjet e varfëra në pamundësi për të
Foto ilustruese

PUKË-Në Shqipëri, në këtë fundvit, një numër i madh familjesh gjenden në varfëri dhe pamundësi për të festuar si pjesa tjetër e familjeve shqiptare.   

Ndërsa qendrat e qyteteve shkëlqejnë nga atmosfera e festave të fundvitit, në lagjet periferike dhe në fshatrat malore në veri të Shqipërisë ditët janë të zakonshme për familjet e varfëra dhe ato në varfëri ekstreme. Në Bashkinë e Pukës, një nga më të varfërat në veri të vendit, një grup të rinjsh, të mbështetur për të tetin vit radhazi nga artisti pukjan me banim ne SHBA, Fran Gjoka, prej disa ditësh po shpërndajnë pako ushqimore për familjet e varfëra, në Pukë dhe Fushë-Arrës, që edhe ato të festojnë në këtë fundviti.

“Numri i familjeve që janë në vështirësi sa vjen e po shtohet, kryesisht në zonat rurale. Njerëzit që kanë mbetur në këto zona përballen me vështirësi të mëdha ekonomike dhe, nisur nga ideja jonë që askush të mos mbetej pa festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, ne nisëm këtë aksion me ndihmën financiare të Fran Gjokës”.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, 21.8% e shqiptarëve jetojnë në kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, ndërsa, sipas Bankës Botërore, varfëria është e përhapur në rreth 38% të popullatës në Shqipëri.

Në periferi të qytetit të Pukës, në një banesë plot lagështi dhe gati për tu shembur, jeton mes varfërisë dhe shpresës se dikush do ta ndihmojë Qamile Demushi Murataj, gruaja e dyte në Shqipëri që ushtroi profesionin e shoferes.

“28 vjet kam punu shofere. Kam pasë katër fëmijë dhe i kam rritë si të thuash jetima, me halle dhe vuajtje. Kena arritë me 5 mijë lekë pension. Koha dhe vendi duket si janë këtu. Këto janë mundësitë tona”.

Ndër përfituesit e nismës “Askush ndër ne pa festuar” është edhe Mark Bardhoshi, një person me aftësi të kufizuar që drejton shoqatën e paratetraplegjikëve në Pukë. Ai thotë se vështirësitë e tyre janë të shumta dhe se kanë nevojë për më shumë mbështetje.

“Barrierat e infrastrukturës, barrierat shëndetësore, barrierat shpesh here edhe paragjykuese. Por ajo që mendoj, prap se prap jetën duhet me e jetu sa ma denjësisht, sa ma bukur. Edhe se je në karrige me rrota”.

Ashtu si dhe bashkitë e tjera të zonës veriore të Shqipërisë, Puka ka pasuri të shumta natyrore, me pyje, miniera dhe burime ujore që vënë në punë hidrocentralet e Kaskadës se Drinit. Megjithatë, niveli i varfërisë këtu është më i madh se në pjesën tjetër të vendit, kontrast ky që vërehet nga vullnetarët e nismës “Askush ndër ne pa festuar”.

Koordinatori i nismës Armir Mehaj thotë se, përveç shqiptaro-amerikanit Fran Gjoka, edhe bashkëvendas të tjerë po mbështesin nismën e tyre që asnjë familje e varfër në Pukë dhe Fushë-Arrës të mos mbetet pa festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.

“Këtë vit kemi planifikuar që aksioni jonë “Askush ndër ne pa festuar” të trokasë në dyert e rreth 250 familjeve të varfëra në territoret e bashkive Pukë dhe Fushë-Arrës. Dhe, Fran Gjoka është donatori kryesor dhe nismëtari i financimeve të aksionit që ne ndërmarrim. Por, vitet e fundit, është rritur edhe ndihma dhe zemërgjerësia e të tjerë shqiptarëve që jetojnë në SHBA”.

Ashtu si të gjithë përfituesit e nismës “Askush ndër ne pa festuar”, edhe Mark Bardhoshi e ka një urim për personat që i mbështetën në këtë fundviti./VOA

festat ne puke

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj