LIVE UPDATES
Aktualitet

Pyetet për denoncimin, prokurorja i ankohet gazetares: Na krijoni kushte të punojmë

Por kanë kaluar tashmë 2 vjet dhe nga hetimi nuk ka asgjë të re.

2 Qershor 2022, 21:47 Nga DOSJA
Pyetet për denoncimin, prokurorja i ankohet gazetares: Na krijoni kushte
Stefan Todhe dhe gazetarja

TIRANË- Stefan Todhe është pronari i një agjencie udhëtimi. Ai ka denoncuar në emisionin Stop në Tv Klan rastin e mashtrimit nga një kliente, e cila nuk i ka dhënë paratë e 4 biletave të udhëtimit. Ngjarja ka ndodhur 2 vjet më parë dhe klientja quhet Manjola Thanasko. Për shkak se kishte shkuar dhe herë të tjera si kliente në këtë agjenci, i tha se paratë do t’ia jepte më vonë dhe pronari, z.Stefan Todhe, pranoi në shenjë mirëbesimi. Por paratë nuk erdhën kurrë, ndaj Stefan Todhe bëri denoncim. Por kanë kaluar tashmë 2 vjet dhe nga hetimi nuk ka asgjë të re.

“Unë kam një problem që po zvarritet prej 2 vitesh e gjysmë. Jam pronar i një agjencia turistike këtu në Tiranë, kam bërë disa bileta për një shtetase e cila e kishte përdorur dhe herë të tjera agjencinë dhe nga mirëbesimi që kishte ja kam bërë biletat pa qenë pagesa te agjencia. Ajo ka kontaktuar me zyrën, në atë moment unë nuk kam qenë te agjencia, kam folur me punonjësen time. Punonjësja më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që Manjola Thanasko kërkon të të kontaktojë për arsye se duhen ca bileta. Ka porositur 4 bileta. Shumë në total është diku te 1300 Euro. Ajo porositi bileta te agjencia, në mirëbesim më tha që do shkoj të bëj udhëtimin dhe pas 3 ditësh do kthehem në Shqipëri.

Ajo nuk është paraqitur prej asaj date. Më tha që do vijë dikush t’i sjelli, pastaj më tha që do t’i çojë me taksi, pastaj më tha që do vijë babi. Këto premtime zgjatën jo më shumë se 10 ditë për arsye sepse munda të verifikoj që kjo shtetase me njohjet që ka kishte mashtruar dhe shtetas të tjerë. Kam marrë kontakt dhe i kam thënë që do vij të bëj denoncim në Greqi te policia greke sepse ta di adresën se ku e je në Athinë. Kam kaluar kufirin me autobus, e kam njoftuar që jam rrugës drejt Greqisë, kam shkuar të nesërmen në orën 10:00 të mëngjesit kam qenë në Athinë 4-5 ditë pas kësaj ngjarje dhe nuk më ka dalë në takim. Më ka thënë pse erdhe deri në Athinë se do t’i sjell lekët në Shqipëri. Në Athinë kam shkuar te policia greke, kam marrë kontakt me OPGJ dhe më ka thënë që ne këtu në Greqi pasi ngjarja ka kaluar 72 orë nuk mund të marrim dot kallëzim, vetëm po t’i paraqitesh gjykatës.

Megjithatë, oficeri grek e telefonoi shtetasen në fjalë sepse kishte dyshime se mos ishte e përfshirë dhe në aktivitete të tjera kriminale, por ajo nuk e hapi telefonin duke e njohur që ishte numër policie greke. Pas kësaj i kam komunikuar që unë po kthehem prapë në Shqipëri se ti s’po vjen që të më japësh lekët dhe do shkoj në Drejtorinë e Policisë Tiranës të bëj kallëzim. Kam vajtur te Drejtoria e Policisë në Tiranë, tek Krimi Ekonomik më kanë marrë kallëzimin direkt. Siana Ahmeti ka bërë direkt procedurën siç i takon, ka marrë dhe dëshmitë e provat dhe ka referuar çështjen në Prokurorinë e Tiranës për mashtrim”, thotë denoncuesi Stefan Todhe.

Ky i fundit tregon se ka dërguar 11 kërkesa me shkrim dhe ka shkuar 55 herë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë një përgjigje nga prokurorja Anisa Qilimi që ka çështjen, por nuk i jepet informacion.

“Që nga koha që prokurorja ka marrë çështjen e deri sot, u bënë 2 vite e gjysmë. Unë nuk kam asnjë informacion, as me shkrim, as me gojë, as me mesazh, as me telefonata, as me email, në asnjë lloj mënyre kontakti. Kam bërë 11 herë kërkesa te Prokuroria me shkrim me postën e Prokurorisë dhe asnjëherë s’kam marrë përgjigje për këto kërkesa. Kam ardhur te Prokuroria e Tiranës 55 herë për këtë çështje dhe akoma s’kam përgjigje. Kam mundur ta kontaktoj vetëm një herë prokuroren, atëherë që e kontaktova ishte muaji Nëntor 2021 dhe më tha që më fal që s’të kam kthyer përgjigje, çështja e ka mbaruar hetimin dhe për çështjen që ka mashtruar do t’i komunikoj shtetases akuzën. Por që nga muaji Nëntor unë s’kam asnjë lloj përgjigje”, tregon ai.

Stefan Todhe shkon në Prokurori për të kërkuar informacion.

Punonjësi-Mirë! Si kalove ti?

Qytetari-Kam ardhur vetëm të enjteve dhe të martave, thashë të vij sot. Anisa Qilimi, ka dy vite e gjysëm…

Qytetari-Seminar? S’është këtu fare?

Qytetari-Po te sekretarja mund të shkoj?

Punonjësi-Ç’a do bësh tek sekretarja?

Qytetari-Po t’pyes o vlla, ça i kanë thënë, se i kam ba 14 kërkesa me shkrim, s’më kthen përgjigjie.

Punonjësi-Ik në kat të tretë!

Sekretarja-Po? Tani, të kam thënë dhe herë të tjera, çështja është në hetim,të kthen përgjigjie vetëm Anisa.

Qytetarja-Po kam bërë 11 kërkesa.

Sekretarja-Unë për detyrë kam thjesht, të marr kërkesën e t’ia çoj prokurorit. Për aq kohë sa çështja është në hetim, e ka për detyrim Anisa. Flit me Anisën! Atëherë, mua më del në hetim, akoma. Dhe përderisa është në hetim, të kthen përgjigje vetëm Anisa.

Qytetari-Në rregull, faleminderit!

Më pas, gazetarja e Stop komunikon në telefon me prokuroren Anisa Qilimi. Kjo e fundit ankohet për kushtet e punës, duke i thënë gazetares “na krijoni kushte që të punojmë”.

“Zonjë! Prokuroria nuk funksionon me telefon! Bëni një kërkesë me shkrim zyrtar! Krijojini kushte prokurorit, dhe pastaj kërkoni llogari! Çështja është aktualisht në hetim. Ne aktualisht jemi me 50% të stafit, prokurorë në detyrë. Do marri zgjidhje ligjore”, ka thënë prokurorja Qilimi.

Qytetari Stefan Todhe kërkon zgjidhje për rastin e tij që tashmë është bërë më shumë se 2 vite.

Marrë nga tvklan.al

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet