LIVE UPDATES
Aktualitet

Qëndresa e aleancës për mbrojtjen e teatrit letër anëtarëve të koalicionit 'Bashkë Fitojmë': Depozitoni kërkesën për debat

Qëndresa kërkon depozitimin në SPAK të një kërkesë për vendosjen e sekuestros preventive mbi truallin e Teatrit Kombëtar deri në perfundim të hetimeve.

3 Korrik 2023, 16:39 Nga A.B
Qëndresa e aleancës për mbrojtjen e teatrit letër
Proteste

TIRANË- Qëndrestarët e aleancës për mbrojtjen e teatrit i kanë dërguar një letër anëtarëve të këshillit bashkiak të Tiranës, të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për të dalë me një deklaratë lidhur me pozicionin në raport me rifillimin e punimeve te sheshi i Teatrit Kombëtar. Po ashtu, ata kërkojnë të depozitohet kërkesa për debat në Këshillin Bashkiak, lidhur me Teatrin Kombëtar. Qëndresa kërkon depozitimin në SPAK të një kërkesë për vendosjen e sekuestros preventive mbi truallin e Teatrit Kombëtar deri në perfundim të hetimeve.

LETËR E HAPUR

NGA: QËNDRESTARËT E ALEANCËS PËR MBROJTJEN E TEATRIT (më poshtë AMT). DREJTUAR: ANËTARËVE TË KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË, TË KOALICIONIT "BASHKË FITOJMË", KRYETARIT TË GRUPIT TË KËSHILLTARËVE TË KOALICIONIT "BASHKË FITOJMË", z. Endrit Brahimllari.

Të nderuar këshilltarë të koalicionit "Bashkë Fitojmë". I nderuar z. Brahimllari. Si Qëndrestarë të AMT, ju bëjmë me dije, se protesta jonë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar specifikisht, por edhe të identitetit, historisë dhe trashëgimisë kulturore të Tiranës dhe jo vetëm të kryeqytetit, ka hyrë në vitin e gjashtë të saj. Në këtë kuadër, gjatë gjithë kësaj periudhe kemi mbrojtur fizikisht Teatrin Kombëtar dhe duke nisur nga data 17.07.2019 e kemi bërë këtë përmes një qëndrese 24-orëshe, deri më 17.05.2020, kur dora barbare e shembi, ndërkohë që artistë dhe qytetarë ndodheshin brenda godinës.

Pas datës 24.07.2019 e rijetëzuam atë tempull të artit e kulturës me punën dhe shpenzimet tona. Në atë skenë, nën kujdesin tonë, u dhanë mbi 80 shfaqje, të cilat patën kulminacion ekspozitën e artistit patriot Avni Delvina.
Po kështu, krahas mbrojtjes së Teatrit Kombëtar me prani fizike, ne filluam betejën ligjore, që me kallëzimin e parë në SPAK, më datë 31.12.2019 e më pas me 18 kallëzimet e radhës dhe me paraqitjen 35 herë pranë këtij institucioni, duke kërkuar sekuestron preventive mbi truallin e Teatrit Kombëtar. Fatkeqësisht, ende sot e kësaj dite jemi pa përgjigje.
Beteja jonë ligjore kulmoi me pranimin e AMT si palë e tretë në konfliktin kushtetues inicuar nga Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta dhe fitoren në këtë gjykatë, ku, sipas vendimit Nr.29, datë 02.07.2021, në unanimitet

Gjykata Kushtetuese vendosi:

- Shpalljen antikushtetues të Ligjit Special Nr. 37/2018 (Ligji Fusha).
- Shpalljen antikushtetues të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 377, datë 8.5.2020, për transferimin e pronës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë.
Ky vendim jo vetëm është detyrues për subjektet e interesuara, palë në proçes, por mosekzekutimi i tij përbën vepër penale, fakt për të cilin ne kemi disponuar me kallëzim në SPAK.
Nga ana e Bashkisë Tiranë, jo vetëm nuk u kthye prona te Ministria e Kulturës sipas disponimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të dispozitave ligjore në fuqi, por kjo bashki edhe paralajmëroi fillimin e punimeve për Teatrin e Ri mbi projektin e vjetër, atë të Bjarke Ingels, i kallëzuar nga ne në SPAK, i cili me prova rezulton i financuar nga shoqëria "Fusha" sh.p.k.

Ndërkaq, në kundërshtim me disponimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkia Tiranë "zhvillon" tenderin e projektit dhe të firmës ndërtuese, duke shpërdoruar kësisoj jo vetëm taksat e qytetarëve të Tiranës, por edhe buxhetin e parashikuar për investime të ndryshme.

Sot, kur kanë kaluar mbi tre vjet nga ajo natë e kobshme e veprës së barbarëve, siç i etiketuan edhe shumë institucione ndërkombëtare, kryetari Veliaj, pasi vodhi dhe bleu votat e 14 majit me leje betoni e para te pista, ka rinisur punimet, te cilat ishin ndërprerë pa asnjë shkak dhe shpjegim brenda datës 21 dhjetor 2022.
Fillimi i këtyre punimeve në dhjetorin e kaluar, si edhe mospranimi i kërkesës sonë nga Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur vendimin e vet lidhur me Teatrin Kombëtar, na detyroi t'i drejtoheshim Gjykatës së Strasburgut. Ashtu siç pritej, ndryshe nga Gjykata Kushtetuese, e cila iu nënshtrua regjimit, Gjykata e Strasburgut ka pranuar kërkesën tonë dhe e ka kaluar për gjykim çështjen e Teatrit Kombëtar.
Ndodhur në kushtet, kur rifillimi i punimeve bie ndesh me:
a) Vendimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. 29, datë 02.07.2021, që lidhet me Teatrin Kombëtar,
b) Gjykimin e pritshëm në Gjykatën e Strasburgut,
c) Hetimet nga SPAK për çështjen e Teatrit Kombëtar, nga këshilltarët e koalicionit "Bashkë Fitojmë" (dhe kushdo tjetër) kërkojmë:
1. Të depozitoni kërkesën për debat në Këshillin Bashkiak, lidhur me Teatrin Kombëtar.
2. Të ndiqni të gjitha procedurat ligjore për ekzekutimin e vendimit Nr. 29, datë 02.07.2021 të Gjykatës Kushtetuese, që lidhet me Teatrin Kombëtar.
3. Të depozitoni në SPAK një kërkesë për vendosjen e sekuestros preventive mbi truallin e Teatrit Kombëtar deri në perfundim të hetimeve.
4. Të kërkoni informacion të hollësishëm lidhur me tenderat e projektit dhe të ndërtimit të Teatrit të Ri, të cilët jo vetëm bien ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por do t'u kushtojnë taksapaguesve tiranas afro 20 milion Euro, kur nuk dihet, se për ç'nivel punimesh shkon kjo shumë dhe kur nuk ka as leje ndërtimi.
5. Të kërkoni informacion nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës lidhur me pozicionin kadastral të kësaj prone dhe pse nuk është ekzekutuar tërësisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese Nr. 29, datë 02.07.2021.
6. Të kërkoni vendosjen e sekuestros preventive mbi tenderin e fituar nga firma "Agi Kons" sh.p.k në shumën 19 milion Euro.
7. Të kërkoni informacion të hollësishëm lidhur me Lejen e Ndërtimit Nr. 52, datë 03.05.2023, dhënë shoqërisë "Fusha" sh.p.k te prona e Bashkisë Tiranë (ish-parkimi ngjitur me Teatrin Kombëtar), duke vërtetuar gjithë akuzat tona në betejën tonë ligjore, se aty do të ngrihen vetëm kullat, bazuar në pastrimin e produkteve të veprave penale.
8. Të kërkoni vendosjen e sekuestros preventive mbi Lejen e Ndërtimit Nr. 52, datë 03.05.2023.
9. Të kërkoni në Gjykatën Administrative pezullimin e punimeve deri në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.
10. Të kërkoni pezullimin e Lejes së Ndertimit Nr. 52, datë 03.05.2023.

Po kështu, ne sygjerojmë, se ju duhet të dilni me një deklaratë lidhur me pozicionin tuaj në raport me rifillimin e punimeve te sheshi i Teatrit Kombëtar.

Bashkë ia dalim. Teatri Aty Dhe Ashtu Siç Ishte/ Tiranë, më 03.07.2023

teatri

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën