LIVE UPDATES
Aktualitet

Qeveria e Kosovës brenda një viti shpenzoi 26 milionë euro në kontrata njëburimore

Sipas organizatave të shoqërisë civile, në krye të listës është Ministria e Punëve të Brendshme e cila sipas tyre, ka shpenzuar një total prej 15 milionë euro, e pasuar nga Ministria e Mbrojtjes me mbi 2 milionë euro. Me buxhet të njëjtë është edhe Ministria e Shëndetësisë.

2 Dhjetor 2024, 14:34 Nga N.F
Qeveria e Kosovës brenda një viti shpenzoi 26 milionë euro
Foto ilustruese

KOSOVË- Afër 26 milionë euro është vlera e kontratave njëburimore të Qeverisë Kurti përgjatë vitit 2023. Në krye të listës është Ministria e Punëve të Brendshme e cila ka shpenzuar 15 milionë euro, e pasuar nga Ministria e Mbrojtjes me mbi 2 milionë euro. Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), kanë vlerësuar se vlera e kontratave njëburimore në Qeverinë Kurti gjatë vitit 2023, është afër 26 milionë euro.

Sipas organizatave të shoqërisë civile, në krye të listës është Ministria e Punëve të Brendshme e cila sipas tyre, ka shpenzuar një total prej 15 milionë euro, e pasuar nga Ministria e Mbrojtjes me mbi 2 milionë euro. Me buxhet të njëjtë është edhe Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tyre Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka numrin më të lartë të kontratave njëburimore, ndërsa Ministria e Financave është në vendin e dytë për numrin e madh të kontratave me procedurë të negociuar. Gjatë vitit 2023, ky dikaster thuhet se ka nënshkruar gjithsej 16 kontrata përmes kësaj procedure.

Këto të dhëna janë paraqitur të premten në një konferencë me temën “Kontratat e negociuara të Qeverisë për vitin 2023: Vlerësim i praktikave dhe efikasitetit”. Sipas këtyre organizatave vlerësimi është bërë duke u bazuar në Ligjin për Prokurimin Publik (LPP), në veçanti në nenin 35, dhe për të analizuar raste konkrete të kontratave të lidhura nga disa ministri të ndryshme.

Ema Pula nga GLPS ka thënë se një problem i evidentuar ka qenë edhe mungesa e dokumentacionit të plotë në dosjet e tenderëve dhe kjo ka bërë të vështirë monitorimin dhe verifikimin e korrektësisë së procedurave të ndjekura. Puka ka deklaruar se nga gjithsej 89 kontrata të negociuara për vitin 2023, 9 janë për furnizime, 50 për pune dhe 30 për shërbime.

“Kjo strukturë tregon se kontratat për punë janë dominuese, duke nënkuptuar një fokus te madh ne projekte infrastrukturore. Në analizën e të dhënave për vitin 2023, vërehet se katër ministri në Kosovë kanë një numër më të madh kontratash të negociuara”, ka theksuar ajo.

Pula ka deklaruar se megjithatë, ka raste kur ministria nuk ka pasur zgjidhje tjetër përveçse të përdorë procedurat e negociuara si intervenimet emergjente pas djegies së Monumentit Tabhane ne Gjakove.

“MKRS-ja ka numrin më të lartë të kontratave të negociuara, që nënkupton se ka një nevojë të konsiderueshme për fleksibilitet në ndarjen e fondeve dhe burimeve. Për aktivitetin e prokurimit i realizuar për punë shtesë në Gjimnazin e Vjeter ‘Ismail Qemaili’ në Ferizaj, MKRS nuk respektoi afatin prej dy ditësh për KRPP para fillimit të procedurës së prokurimit, pasi njoftimi i KRPP u bë në të njëjtën diëe me publikimin e dosjes, gjë që përben shkelje te LPP. Megjithatë, ka raste kur ministria nuk ka pasur zgjidhje tjetër përveçse të përdor procedurat e negociuara si intervenimet emergjente pas djegies së Monumentit Tabhane në Gjakovë. MKRS ka justifikuar përdorimin e procedurës së negociuar në përputhje me nenin 35.2.1(iii) për emergjenca, duke theksuar se djegia e monumentit kërkonte veprim të menjëhershëm për të parandaluar dëmtimin e mëtejme”, ka thënë Pula nga GLPS.

Ndërsa Ilirjana Prushi nga GLPS, ka theksuar se MPB-ja është ministria me vlerën më të madhe të shpenzuar me mbi 15 milionë euro për kontratat e negociuara.

“Përgjatë vitit 2023, MPB ka realizuar 6 aktivitete të prokurimit publik, përmes procedurave të negociuara. MPB është ministria me vlerën më të madhe të shpenzuar me mbi 15 milionë euro për kontratat e negociuara që përfshijnë furnizime për institucionet shtetërore, si licencat për softuere dhe furnizime emergjentë për targa automjetesh. Këto kontrata janë marrë si masa emergjente për të siguruar qasje ne shërbimet dhe furnizimet e nevojshme. MPB i ka arsyetuar këto procedura me baze ligjore, sipas nenit 35.2.1 të LPP-së, që përfshin rastet e emergjencave teknike dhe kërkesat për të drejta ekskluzive”, ka deklaruar ajo.

Prushi ka thënë se megjithatë, te furnizimi me targa, emergjenca do të mund të trajtohej ndryshe, ku MPB-ja do të mundësonte përdorimin e targave të përdorura ose atyre të përkohshme.

“Justifikimi për këto kontrata ishte i lidhur ngushtë me sigurinë kombëtare dhe emergjencat teknike. Megjithëse në disa raste ka një tendence për të përdorur procedurat e negociuara në situata emergjente, shpesh si rezultat i dështimeve të mëparshme në proceset e hapura apo neglizhencës. Këtë gjë e ilustrojnë dy raste: Shërbimi me ushqim ne kuzhinat e FSK-së dhe Furnizim me pjesë ndërrimi dhe mirëmbajtja e automjeteve dhe mjeteve xheniere për nevojat e FSK-së”.

Të dhënat e përdorura në këtë analize u theksua se kanë pasur si burime informatat e publikuara në platformën e-prokurimi si dhe kërkesat për qasje ne dokumente publike drejtuar Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik dhe ministrive. Në këtë analizë, siç u tha në konferencë nuk janë përfshirë  Zyra e Kryeministrit (ZKM), Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal (MAPL), Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK) dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) të cilat nuk kanë pasur kontrata te këtij lloji në vitin 2023./ Monitor

qeveria e kosoves indep

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj