10 Shtator 2024, 14:33
Nga I.A
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti Oerd Bylykbashi, i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës, i cili pak ditë më parë tha se zgjedhjet e vitit 2025, do të jenë si ato të vitit 1997. Bylykbashi deklaroi se, ky është paralajmërim ogurzi për fatin e votës së shqiptarëve në Shqipëri dhe atyre që jetojnë jashtë, dhe që për herë të parë do të kenë të drejtën e votës. Deputeti i PD-së, bëri thirrje për qeveri teknike pa Edi Ramën, si një domosdoshmëri për Shqipërinë.
Deklarata e Plotë:
Jam sot këtu për t’i dhënë përgjigje në emër të Partisë Demokratike kërcënimit të paraqitur si parashikim të Edi Ramës, se Partia Demokratike do të marrë në zgjedhjet e 2025 më pak mandate së në votimet skandaloze të 1997.
Ky është paralajmërim ogurzi për fatin e votës së shqiptarëve në Shqipëri dhe atyre që jetojnë jashtë, dhe që për herë të parë do të kenë të drejtën e votës.
OSBE i quajti votimet e 1997 vetëm si ‘të pranueshme për shkak të rrethanave të rënda’ dhe konstatoi se në rreth 70% të vendit, kandidatët e Partisë Demokratike u penguan nga bandat të bënin fushatë.
Votimet e vitit 1997 ku mbretëroi terrori i bandave të Zani Çaushëve të lidhura me Partinë Socialiste, mbi kandidatët, militantët dhe simpatizantët e PD, janë standardi që Kryeministri Edi Rama ofron për shqiptarët për zgjedhjet e vitit 2025.
Zgjedhjeve të ndershme, Edi Rama u vë përballë bandat dhe paratë e tyre kriminale.
Zgjedhjeve me rregulla të barabarta u vë përballë përdorimin masiv e brutal të shtetit, parasë shtetërore për të blerë vota, inspektorateve, policisë, shërbimit informativ dhe administratës së politizuar e të kthyer në rrjet patronazhimi.
Lirisë së zgjedhjes i vë përballë blerjen masive të votës me para të krimit, korrupsionit dhe të buxhetit të shtetit, me favore shtetërore dhe kontroll me patronazhistë.
Kjo deklaratë e Edi Ramës vërteton edhe një herë se një qeveri teknike, që nuk drejtohet nga Edi Rama, dhe që garanton zgjedhje të lira e të ndershme është domosdoshmëri për shqiptarët.
Kjo deklaratë e Ramës, pasi ka burgosur liderin e Partisë Demokratike, është treguesi se ai ka në mend vetëm forcën dhe bandat për të shkatërruar zgjedhjet dhe mposhtur opozitën.
Partia Demokratike e merr shumë seriozisht këtë premtim të Edi Ramës për të rikthyer standardin e 1997 në zgjedhje.
Partia Demokratike do t’i përgjigjet fort, në mënyrë të plotë dhe proporcionale dhe me çdo mjet legjitim, skenarit të Edi Ramës.
Edi Rama, çdo vegël e tij, çdo patronazhist, çdo institucion i shtetit, përfshirë gjoja të pavarurit, do të mbajnë përgjegjësi të plotë nëse angazhohen apo i hapin rrugë këtij skenari.
Edhe njëherë, që të shmangen skenarët e ’97-ës, Partia Demokratike kërkon lirimin e Sali Berishës, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme!
oerd bylykbashi
Aktualitet
10 Shtator 2024, 14:25
I.A
Foto Ilustruese
ROSKOVEC- Të shtëna me armë ka pasur mesditën e sotme në Roskovec. Mësohet se të shtënat kan&e...
Aktualitet
10 Shtator 2024, 14:22
Dosja.al
Foto ilustruese
TIRANA- Lidhur me raportimet e shpeshta për kërcënimet ndaj gazetarit dhe aktivistit holandez Vincent van ...
Aktualitet
10 Shtator 2024, 14:17
I.A
Melisa Trëndafili dhe Elton Trendafili
TIRANË- Vëllai i Melisa Trëndafilit, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti ka tre...
Aktualitet
10 Shtator 2024, 14:13
I.A
TIRANË- Çmimet e banesave iu kthyen rritjes në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Indeksit Fischer të llogaritur ng...
Aktualitet
10 Shtator 2024, 14:03
I.A
Kanabis
POGRADEC- Një 31-vjeçar është identifikuar si autori i kultivimit të bimëve të kanabisit në Pogradec...
Aktualitet
10 Shtator 2024, 13:59
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një operatore turistike është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se A. Gj 27 v...
Aktualitet
10 Shtator 2024, 13:54
I.A
Aksidenti
TIRANË- Një 33-vjeçar i cili mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti në afërsi të nënkalim...
Aktualitet
10 Shtator 2024, 11:16
N.F
Aksidenti
KORÇË- Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të fshatit Dvoran. Më...
Aktualitet
10 Shtator 2024, 10:56
r.ll
foto ilustruese
KUKËS- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Kukës. Sipas raportimeve, një automjet...
Aktualitet
10 Shtator 2024, 10:39
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në një botë plot sfida, humanizmi është një dritë udhëheqëse, që na fton t&e...