LIVE UPDATES
Aktualitet

Rama në Athinë, VOA: Marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe përmirësimi i tyre, në dobi të të gjithë rajonit

Rama tha se shqiptarët dhe grekët duhet të ecin përpara si të barabartë, duke lënë pas të shkuarën dhe problemet që sipas tij janë ushqyer më së shumti nga politika. Takimi i sotëm në Athinë është i pari i një turi në disa qytete të Evropës, që Rama parashikon të realizojë me bashkëkombasit e tij që jetojnë jashtë Shqipërisë.

12 Maj 2024, 18:47 Nga N.F
Rama në Athinë, VOA: Marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe
Rama

ATHINË- Marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe nevoja e përmirësimit të tyre, jo vetëm në dobi të dy vendeve, por gjithë rajonit, ishin në qendër të një fjale të gjatë që kryeministri Edi Rama mbajti sot në Athinë përpara disa mijëra emigrantëve shqiptarë. Rama tha se shqiptarët dhe grekët duhet të ecin përpara si të barabartë, duke lënë pas të shkuarën dhe problemet që sipas tij janë ushqyer më së shumti nga politika. Takimi i sotëm në Athinë është i pari i një turi në disa qytete të Evropës, që Rama parashikon të realizojë me bashkëkombasit e tij që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Vizita e sotme e kryeministrit Rama në Athinë ishte paraprirë nga debate të shumta në politikën greke, të mbërthyer nga ethet për zgjedhjet në parlamentin europian. Opozita e kishte konsideruar takimin e tij me emigrantët shqiptarë si “një provokim”, ndërsa kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e kishte cilësuar “të panevojshme”.

Përgjigja e zotit Rama erdhi që në hapje të fjalës së tij në mjediset e tejmbushura të stadiumit Galatsi, në kryeqytetit grek, ku mbizotëronin ngjyrat kombëtare shqiptare kuq e zi dhe flamujtë e Bashkimit Evropian. “Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar, ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie”, deklaroi ai.

Pikërisht, shqiptarët dhe grekët si të barabartë mes tyre, ishte boshti fjalës së zotit Rama ndërsa përshkroi marrëdhëniet e ngushta dhe historitë e përbashkëta që dy popujt kanë ndarë gjatë shekujve, duke vënë në dukje se problemet ishin krujuar më së shumti nga politika. "Edhe sa shekuj duhet të jetojmë ne, shqiptarët e grekët, në këtë lagje të Evropës moderne, që ta mësojmë dhe ta pranojnë pa asnjë kompleks nacionalist, pa asnjë ndjenjë superioriteti ndaj një tjetrit, një të vërtetë të thjeshtë, se jo vetëm shpirti i popujve nuk njeh kufij, po edhe se kultura jonë e përbashkët mesdhetare dhe ballkanike është plazmuar shumë kohë përpara se gjuhët të bëheshin shpata dhe flamujt të ngriheshin si shtiza për të përçarë dhe futur popujt në luftëra, konflikte dhe ngatërresa”, u shpreh zoti Rama.

Ai tha më tej se “Shqipëria nuk ka asnjë pretendim tjetër ndaj Greqisë përveç respektit dhe kujdesit reciprok për bashkëkombësit që jetojnë në të dy shtetet tona, si dhe marrëdhënieve reciproke të miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë”, ndërsa theksoi se vendi i tij “e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik, qoftë për çështjet për tu zgjidhur mes nesh, qoftë sfidat e mëdha të kësaj epoke të re, mundësish, por dhe kërcënimesh për Ballkanin, Europën, botën demokratike ne i shohim si arsye madhore për tu afruar më shumë, për tu njohur më mirë, për të mos i bërë bisht asnjë nevoje për më shumë komunikim, për të gjetur zgjidhjet më të arsyeshme për të dy palët

Zoti Rama e konsideroi një absurditet, faktin që ndërsa dy vendet janë anëtare të Natos, Greqia mban në fuqi ligjin e luftës, i cili përfaqëson një pengesë për cështjen e pronave të shqiptarëve në këtë shtet.

Athina në mënyrë të përsëritur ka ngritur pretendime për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, por zoti Rama vuri në dukje se Shqipëria "ka një kornizë garancishë ligjore për minoritetet që “de facto” e bën atë, një ndër shembujt më përparimtar në këtë drejtim mes të gjitha vendeve të Këshillit të Europës”.

Nga ana tjetër ai nuk la pa përmenduar vuajtjet dhe trysninë që iu është dashur të përballojnë shqiptarët në vitet e para të emigracionit në Greqi. “Ju vëllezër dhe motra kapërcyet male, dolët pa dalë drita për të pritur nëpër sheshe, gjakosët duart dhe dërrmuat kurrizin me punët më të rënda. U përballët me arrogancën e fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX kur ju shkulnin nga shtëpitë me rrobat e trupit nëpër natë për t’ju deportuar në Shqipëri si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër të shpërnguljeve me dhunë të paraardhësve tanë nga shtëpitë e tyre në veriun e Greqisë”, u shpreh kryeministri me një referencë të qartë për banorët e Çamërisë.

Pavarësisht dritëhijeve që kanë shoqëruar raportet mes dy vendeve, zoti Rama shprehu besimin se “më e mira mes Greqisë dhe Shqipërisë, është e gjitha përpara dhe këtë besim e kam të armatosur, me gatishmërinë që ne t’i zgjidhim të gjitha çështjet mes nesh, si europianë largpamës të shekullit të ri, jo të vazhdojmë t’i zvarrisim si ballkanas syleshë të shekullit të vjetër, për t’i kthyer pastaj në mollë sherri sa herë hapen tezgat e pazareve elektorale”.

Duke e vlerësuar kryeministrin aktual grek Mitsotakis, si “bashkëbiseduesin më të hapur në këto 10 vite”, ai e mbylli fjalën e vet me një mesazh drejtuar pikërisht atij, ndërsa lexoi disa vargje të poetit Naim Frashëri: “Mjaftojnë vuajtjet e shumta dhe tiranitë që kemi kaluar. Eshtë koha e mirëqenies, është koha e lirisë”.

Marrë nga VOA

edia rama ne athine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj