LIVE UPDATES
Aktualitet

"Rama sulmoi sërish drejtësinë!" VOA: SPAK, 24 masa sigurie për drejtues të Universitetit Bujqësor

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish SPAK-un ndërsa foli për masa sigurie të dhëna pa gjyq. Ai njoftoi se nesër në grupin parlamentar socialist do të ketë një dëgjesë me rektorin e Universitetit, një institucion i cili, sipas ligjit, ushtron veprimtarinë në mënyrë autonome.

25 Shkurt 2025, 18:52 Nga M.B
"Rama sulmoi sërish drejtësinë!" VOA: SPAK, 24 masa
Foto ilustruese

TIRANA- Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masave të sigurisë ndaj 24 drejtuesve dhe nëpunësve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, nën dyshimet për abuzime me tenderat. Mes tyre, dy zëvendës rektorë dhe tre pedagogë janë në detyrim paraqitje dhe arrest shtëpie. Ndërsa në arrest me burg është lënë administratori i Universitetit dhe 4 drejtorë e specialistë. Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish SPAK-un ndërsa foli për masa sigurie të dhëna pa gjyq. Ai njoftoi se nesër në grupin parlamentar socialist do të ketë një dëgjesë me rektorin e Universitetit, një institucion i cili, sipas ligjit, ushtron veprimtarinë në mënyrë autonome.

Dyshimet për abuzime me fondet përmes tenderave të organizuara nga Universiteti Bujqësor i Tiranës çuan në lëshimin e masave të ndryshme të sigurisë ndaj një numëri të lartë drejtuesish të këtij institucioni dhe stafit administrativ të tij. Administratori Eduart Tërthorja, si dhe 4 drejtorë dhe specialistë u arrestuan. Për 10 të tjerë, përfshirë 3 pedagogë, është vendosur arresti në shtëpi, ndërsa për 9 persona, përfshirë dy zëvendës rektorët Ilir Kapaj dhe Romina Koto, është caktuar detyrim për paraqitje. Ata dyshohen pë disa vepra penale, që nga shkelja e barazisë në tendera, te falsifikimi I dokumentave apo shpërdorimi i detyrës.

Hetimet kanë zbuluar “përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkuruesw dhe fituesw në 9 procedura prokurimi”. Në të gjitha këto procedura, “operatorët ekonomikë fituesë, kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu”. Po ashtu, Prokuroria shpjegon se “janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator ekonomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit”.

Ndërsa lajmi për masat e sigurisë, nuk kishte shumë që po qarkullonte, kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale. Ashtu si dhe në rastin e arrestimit të zotit Veliaj, edhe këtë herë ai sulmoi SPAK-un. kur foli për masa të marra “pa gjyq”.

Kryeministri njoftoi po ashtu se nesër në grupin parlamentar socialist do të ketë një dëgjesë me rektorin e universitetit Fatbardh Sallaku, “i cili nuk është përfshirë në hetimin” që sipas zotit Rama lidhet me “disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë”.

Hetimet sipas Prokurorisë kanë nisur në vitin 2022, pasi materialet i janë referuar nga policia e Shtetit e cila ka grumbulluar fillimisht “të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit”. Dhe bëhet fjalë për procedura prokurorimi me një vlerë 90 milionë lekë.

Në reagimin e tij, kryeministri shkruan se rektori i Universitetit “flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht”.

Nuk është e qartë se përse, rektori Sallaku, ka zgjedhur që për këtë keqkuptim, sipas tij, të japë shpjegime në një forum të një force politike, dhe jo ta bëjë publikisht, nga mjediset e vetë universitetit, përballë studentëve dhe pedagogëve që e kanë zgjedhur. Për më tepër që universiteti gëzon autonomi dhe nuk është në varësi të institucioneve të tjera, jo më të një grupi parlamentar, qoftë ky dhe i shumicës në pushtet.

Nga ana tjetër, duket se kryeministri Rama po e përdor rastin për të mbajtur gjallë retorikën e kohëve të fundit kundër veprimeve të SPAK-ut, si për të dëshmuar se qëndrimet e tij, nuk lidhen vetëm me çështjen e zotit Veliaj./ VOA

ubt

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj