LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i KLSH: Agjencia e Prokurimeve nuk zhvilloi asnjë hetim për PPP në dy vjet

Një tjetër element që është nënvizuar tek përfundimet nga ana e audituesve të KLSH është fakti që nga verifikimi i dokumentacionit të administruar nga subjekti mbi planet e verifikimit për procedurat e prokurimit publik, procedurat e Konçesioneve/PPP dhe procedurave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për vitet 2022 dhe 2023, u konstatua se: APP si institucion verifikues ende nuk ka përmbushur detyrimin ligjor për monitorimin procedurave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, me qëllim dhënien e sigurisë për mirëmenaxhim të fondeve publike në këto procedura prokurimi.

22 Maj 2024, 10:20 Nga r.ll
Raporti i KLSH: Agjencia e Prokurimeve nuk zhvilloi asnjë hetim për
foto ilustruese

TIRANË-Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka të drejtë që të zhvillojë hetime administrative për kontratat konceisonare që finalizohen me nënshkrim por në dy vjet duket se nuk ka pasur asnjë të tillë. Këtë e sjell në vëmendje një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka audituar APP dhe aktivitetin e saj.

“Për periudhën 2021-2022, rezultoi se nuk ka  pasur asnjë proces hetimi për kontrata koncesionare. Referuar informacionit të datës 18.7.2023, dërguar nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve, për vitin 2020 është nënshkruar kontrata koncesionare datë 20.4.2020 me objekt: “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje dhe transferim i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”, me Autoritet Kontraktor Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjithashtu, Sektori i Verifikimit të Procedurave të Konçesioneve/PPP, dhe Procedurave në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare në Agjencinë e Prokurimit Publik, nuk ka informacion të përditësuar nga ATRAKO, nëse janë finalizuar me nënshkrim kontrate, tre procedurat koncesionare të vitit 2022 “thuhet në raportin e auditimit.

I njëjti specifikon se APP pasi administron kontratat koncesionare nga ATRAKO,(kjo e fundit është përgjegjëse për mbajtjen e bazës së të  dhënave për të gjitha kontratat e koncesionit dhe të partneritetit publik privat, të dhëna në Republikën e Shqipërisë), vlerëson në bazë të kritereve të caktuara në rregulloren e saj të brendshme, për përzgjedhjen e kontratave që do t’i nënshtrohen hetimit administrativ.

Në këto kushte, KLSH ka rekomanduar që Agjencia e Prokurimit Publik të marrë masa në vijim që të ketë një komunikim të vazhdueshëm me Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve lidhur me përditësimin e informacionit për kontratat koncesionare .

Një tjetër element që është nënvizuar tek përfundimet nga ana e audituesve të KLSH është fakti që nga verifikimi i dokumentacionit të administruar nga subjekti mbi planet e verifikimit për procedurat e prokurimit publik, procedurat e Konçesioneve/PPP dhe procedurave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për vitet 2022 dhe 2023, u konstatua se: APP si institucion verifikues ende nuk ka përmbushur detyrimin ligjor për monitorimin procedurave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, me qëllim dhënien e sigurisë për mirëmenaxhim të fondeve publike në këto procedura prokurimi.

“Megjithëse APP ka ndërmarrë në kohë dhe ka ndjekur në vijimësi gjithë veprimet e nevojshme konform kërkesave të legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar, për të përmbyllur procesin e implementimit të sistemit të komunikimit dhe të informacionit ende nuk ka plotësuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga AKSHI, pasi nevojitet asistenca e një specialisti IT, në rolin e administratorit të SIK-së, si person përgjegjës për aspektet e sigurisë që lidhen me implementimin, instalimin dhe operimin e sistemit. Për këtë arsye APP, me shkresë nr. 9550/1 prot, datë 14.12.2023, i është drejtuar Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për të caktuar një nga specialistët IT të atashuar në APP, në rolin e administratorit të SIK por nuk ka marrë një përgjigje nga AKSHI. Nisur nga të dhënat statistikore për periudhë 2021-2023 rezultojnë të jenë në total 35 kontrata të nënshkruara për procedurat e prokurimit në këtë fushë. Mosveprimet e mësipërme vijnë në kundërshtim me nenin 14 të ligji nr. 36/2020 “Për Prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare” thuhet në raport.

KLSH ka kërkuar nga Agjencia e Prokurimit Publik të vijojë bashkëpunimin me Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për caktimin e specialistit të IT-së në APP, në rolin e administratorit të Sistemit të Informacionit të Klasifikuar, si personi përgjegjës për aspektet e sigurisë që lidhen me implementimin, instalimin dhe operimin e këtij sistemi. –

“Nga ana e APP-së të merren masa për plotësimin e dokumentacionit të kërkuar nga AKSHI me qëllim përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni i informacionit të klasifikuar, si dhe të marrë masa për nisjen e punës për verifikimin e zbatimit të procedurave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, pas fazës së nënshkrimit të kontratës së prokurimit” thuhet në raport. /MONITOR

agjenci e prokurorimit publik kontrolli i larte i shtetit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj