LIVE UPDATES
Bota

Raporti i Ministrisë së Jashtme në Parlamentin britanik: Rusia, sulme kibernetike mbi politikanët dhe gazetarët

Në një raportim të ministrisë së Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar në Dhomën e Komunave, zëvendësi Cameron tha se Shërnbimi Federal Rus, po përdor sulmet kibernetike, për të marrë informacione nga njerëz të lidhur me politikën.

7 Dhjetor 2023, 17:49 Nga A.TH
Raporti i Ministrisë së Jashtme në Parlamentin britanik: Rusia,
Parlamenti britanik

ANGLI- Spiunët rusë kanë vënë në shënjestër deputetët britanikë, nëpunësit civilë, gazetarët dhe të tjerë nëpërmjet hakerimit kibernetik që nga viti 2015, si pjesë e një përpjekjeje për të ndërhyrë në politikën britanike, tha sot një zëvendës në ministrinë e Jashtme britanike. Leo Docherty, i tha Dhomës së Komunave se shërbimi federal rus i sigurisë po përdorte ndërhyrje kibernetike për të kontrolluar njerëz të lidhur politikisht.

Zëvendësi i David Cameron zbuloi se një grup rus ishte pas hakimit të vitit 2018 në Institutin Statecraft dhe si rezultat, dy individë janë objekt I sanksioneve kibernetike. Lidhur me këtë çështje, ambasadori rus u thirr në Ministrinë e Jashtme për t'u informuar për këto sanksione.

“Unë mund të konfirmoj sot se shërbimet federale ruse të sigurisë, FSB, janë pas një përpjekjeje të qëndrueshme për të ndërhyrë në proceset tona demokratike. Ata kanë shënjestruar anëtarët e kësaj shtëpie dhe të Dhomës së Lordëve. Ata kanë synuar nëpunësit civilë, gazetarët dhe OJQ-të. Ata kanë synuar individë dhe entitete të profilit të lartë me një qëllim të qartë, duke përdorur informacionin që marrin për të ndërhyrë në politikën britanike.” deklaroi Docherty.

Më tej, përfaqësuesi i ministrisë së Jashtme theksoi se një grup i quajtur Center 18, një njësi brenda FSB-së, ishte i përfshirë në spiunazh kibernetik dhe një grup vartës i quajtur Star Blizzard ishte përfshirë në aktivitetin e hakerimit që synonte parlamentarët britanikë nga parti të ndryshme. Docherty vuri në dukje se grupi kishte marrë informacion dhe më pas në mënyrë selektive e kishte dërguar atë në shërbim të qëllimeve të Rusisë.

Edhe vetë kryediplomati britanik, David Cameron, gjatë një vizite në SHBA se ndërhyrjet e Rusisë në politikën e Britanisë janë të dukshme, por ka dështuar në qëllimin e saj.

"Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me aleatët tanë për të ekspozuar aktivitetin e fshehtë kibernetik rus dhe për të kërkuar llogari nga Rusia për veprimet e saj", siguroi Cameron.

Ky është konfirmimi më i fortë nga qeveria që beson se Rusia po përpiqet sistematikisht të ndërhyjë në proceset demokratike të Mbretërisë së Bashkuar. Një raport dënues nga komisioni i inteligjencës dhe sigurisë i parlamentit zbuloi në vitin 2020 se qeveria britanike dhe agjencitë e inteligjencës nuk arritën të kryenin ndonjë vlerësim të duhur të përpjekjeve të Kremlinit për të ndërhyrë në referendumin e Brexit të vitit 2016.

Raporti i vonuar prej kohësh i Rusisë në atë kohë thoshte se ministrat në fakt mbyllën një sy ndaj akuzave për përçarje ruse. Ai tha se qeveria "nuk kishte parë apo kërkuar prova të ndërhyrjes së suksesshme në proceset demokratike të Mbretërisë së Bashkuar" në atë kohë dhe bëri të qartë se nuk ishte bërë asnjë përpjekje serioze për ta bërë këtë. Docherty tha se janë marrë veprime specifike për të përmirësuar masat parandaluese kundër synimeve kibernetike, por tani ishte një çështje për vigjilencë të përmirësuar nga të gjitha palët.

david cameron

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion