LIVE UPDATES
Aktualitet

“Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm”/ Zyrtari i lartë i Policisë për vrasjen 14-vjeçarit: Duhet të bëjmë më shumë si shoqëri

Jaupi gjithashtu foli dhe për rolin e oficerit të sigurisë në shkollë, duke thënë se e kreu detyrën e tij për rastin.

23 Nëntor 2024, 18:11 Nga E. D
“Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm”/
Rebani Jaupi

TIRANË- Zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi ka folur lidhur me rastin e vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, të cilit iu mor jeta me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Rebani Jaupi tha se policia e shtetit pati reagim të menjëhershëm për ngjarjen. Jaupi gjithashtu foli dhe për rolin e oficerit të sigurisë në shkollë, duke thënë se e kreu detyrën e tij për rastin.

Jaupi i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 theksoi se vitin e fundit siguria në shkolla ka marrë një vëmendje të veçantë nga Policia e Shtetit. Po ashtu Jaupi u shpreh se duhet bërë më shumë si shoqëri.

"Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, brenda 3-4 minutash kanë qenë shërbimet e policisë në vendngjarje. Ka qenë prezente edhe patrulla e përgjithshme.  Vitin e fundit siguria në shkolla ka marrë një vëmendje të veçantë. Vitin e kaluar kemi përcaktuar detyrat që secili duhet të ndjekë. Kemi përcaktuar një perimetër të sigurisë, 150-200 metra nga sholla. Kjo u bë që fëmijët të jenë të sigurt jo vetëm në shkollë, por edhe gjatë hyrjes dhe daljes nga ambientet e shkollës. Te perimetri i sigurisë fusim edhe shitjen e ambulantëve, që ishin të pa licencuar që shisnin sende dhe ushqime të pakontrolluara. Është një detyrim i grupit hetimor, i cili është nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Hetimin në këtë moment e drejton prokuroria, por ajo që dua të theksoj, mendoj se detyrimet që policia i ka patur, vjen se detyrimet e oficerit në shkolla është kryer, pasi në bazë të protokollit që ka oficeri i policisë, pasi ka dë3gjuar që ka një mosmarrëveshje, dy të miturit janë thirrur, janë ballafaquar dhe kanë rënë dakord që nuk do ta vazhdojnë. Ka njoftuar drejtorinë dhe prindërit. Natyrisht këto janë veprime të dëgjuara nga njëra palë, por dua të theksoj se grupi hetimor ka marrë gjithë personat në pyetje dhe është në dorën e tyre për të gjykuar veprimet dhe mosveprimet. Mendoj se është një ngjarje shumë e rëndë. Nuk duhet të ndodhë në shkollat tona. Jeta është shumë e shtrenjtë. Duhet të bëjmë më shumë si shoqëri. Nuk duhet ta kthejmë edukimin e nxënësve në një ambient të rrethuar me punonjës policie. Duhet një reflektim i gjithë shoqërisë, bashkëpunim i ndërsjelltë i punonjësve të policisë, me prindërit dhe shkollat”, tha Jaupi.

rebani jaupi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj