LIVE UPDATES
Aktualitet

Reagon shefi i IT-së në Ministrinë e Brendshme: Jam i gatshëm të përballet me akuzat, nuk kam fshirë të dhëna në sistemin TIMS

Po ashtu ka shtuar se me marrjen e detyrës nisi kryerjen e procedurës së “backup” ku vuri re se nuk ishte kryer si duhej më herët.

25 Gusht 2023, 12:52 Nga I.A
Reagon shefi i IT-së në Ministrinë e Brendshme: Jam i
Ervin Muça

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit Ervin Muça ka hedhur poshtë akuzat se ka ndërhyrë në serverin e sistemit TIMS. Muça ka theksuar se as nuk ka ndërhyrë dhe as fshirë të dhëna të sistemit. Po ashtu ka shtuar se me marrjen e detyrës nisi kryerjen e procedurës së “backup” ku vuri re se nuk ishte kryer si duhej më herët. Muça thotë se është i gatshëm të përballet për akuzat me këdo në organet e drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Bari ka ngjyrë blu-, tha gomari. Ai që i thoshte: E ke gabim, është i gjelbër -, dënohej, ndërsa gomari vazhdonte të pëlliste i lumtur për “fitoren”. Unë nuk kam dashur prej kaq javësh të hyj në debat me asnjë gomar gënjeshtar. Por detyrimi ndaj publikut, ndaj detyrës, respekti ndaj vetes, miqve, kolegëve, më shtyn të mbaj këtë qëndrim të hapur për të gjithë baltën, shpifjet, akuzat, ngritur si tym në sy, e shpërndarë andej-këtej, ku mund të gjendet ndonjë gremç për t’u kapur. 

1. Akuzohem, unë drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, se paskërkësha marrë të dhënat e sistemit TIMS në një USB!!! GËNJESHTËR! GËNJESHTËR! GËNJESHTËR! Të dhënat e sistemit TIMS, as janë transferuar, as janë tjetërsuar. Porositësve për endjen e rrjetave të shpifjeve, u them vetëm se magjitë vudu në teknologji, nuk funksionojnë dhe do u kthehen kundër. 

2. Kur unë marr besimin për kryerjen e një detyre, nuk e nis punën duke menduar “si do përfitoj”, por se si do të shërbej. Është punë edukate, morali, ndershmërie dhe burrërrie. Nuk e di a i kanë këto karakteristika endësit e rrjetave të shpifjeve. Si drejtues i Lartë i Policisë, që në ditën e parë kam kërkuar informacion të detajuar për çdo hallkë, pjesëz dhe segment që ka lidhje me përgjegjësitë e mia. Kjo është mënyra për të dhënë më të mirën, për të mbajtur drejt peshën që të është ngarkuar, e për të siguruar të dhënat që përmbajnë sistemet. Një ndër procedurat kryesore me punën e përditshme të sistemeve është back-up. Jetike për qëndrueshmërinë e sistemeve dhe rikthimin në funksion, në rast sulmesh a fatkeqësish (kujtoj sulmin kibernetik iranian, ku sistemet tona u ringritën pas asistencës se pakushtëzuar nga DART i Microsoft dhe partnerët tanë strategjikë SHBA). Pikërisht për këtë, unë në vijimësi kam kërkuar informacion mbi mënyrën e kryerjes së proçedurës së back-up nga personat që e kishin detyrë funksionale. Vërejta se back-up, një proçedurë aq e domosdomoshme dhe e rëndësishme, nuk ishte kryer sic duhej. Kërkova të ribëhej. Dhe…vini re: Si përgjigje kam marrë sabotimin. Sigurisht që jam aq i përgjegjshëm sa të mos i bëj publikë këtu në këtë reagim emrat sabotues që guxuan të cënojnë detyrën, betimin, integritetin dhe qëndrueshmërinë e sistemeve, por patjetër që po përgatis raportin tim, për eprorët dhe organe të tjera ligjzbatuese. 

3. Unë, sot, tani, me këdo përballë, specialist i mirëfilltë, apo edhe autodidakt mëdiatik, jam gati të shkoj në institucionet tona hetuese, dhe sigurisht që një ditë do të shkojmë, për të provuar katërcipërisht se puna ime, nuk ka kaluar kurrë asnjë milimetër përtej përgjegjësive që më ngarkon detyra, e jo më të bëhem aktor filmash 007 me “vjedhje” materialesh mijëra TB në USB xhepi. Duhet të jesh shumë injorant ta shkruash këtë, dhe kush e di sa injorant të ndërtosh skenarë të tillë. 

4. Në fakt, nuk është vetëm njollosja e emrit tim ajo që më shqetëson. Është mbi të gjitha, mundësia se endësit e këtyre rrjetëzave të shpifjeve, mund t’ia hedhin pa lagur, duke fshehur të vërtetën dhe qëllimet e tyre të vërteta. Por për dijeni, po u kujtoj të gjithëve një fjalë të Budës: Ka dy gabime për rrugën e të vërtetës; të mos i shkosh deri në fund dhe të mos nisesh. Unë tashmë jam nisur. Deri sot gjithçkaje i kam shkuar deri në fund.

ervin muça

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj