Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ne nje botim te fundit, historiani Vasfi Baruti, dokumenton momentet historike dhe manipulimet e mepasshme nga Mbreti Zog, tek Enver Hoxha
Vlorë, pasdite 28 Nëntor 1912
/…/ Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MË VEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni!
/…/ Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdheut t’onë të Lirë. Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç patë nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë.
Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë. Rroftë Flamuri!
Rroftë Shqipërija!”
ISMAIL QEMALI dhe AUTORITETI POLITIK “TAVOLINA SHQIPTARE” E VIENËS PERANDORAKE
Përkundër “Tavolinës shqiptare të Vienës”, qëndra komuniste e Tiranës pavarësinë e Shqipërisë dhe njohjen e shtetit shqiptar e sheh vetëmse në vetë luftën e popullit shqiptar! [Albumi 25 vjet PPSH, 1966:3] Në Konferencën shkencore mbarëshqiptarre të Tiranës promovohet “zbulesa” absurde e ta mendosh: “Aksioni më i rëndësishëm për shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Osmane dhe njohjen e shtetit të pavarur ishte ai që ndërmorën jashtë vendit veprimtarët e shoqërive patriotike të Rumanisë.”! [Pavarësia e Shqipërisë, 2007:22]
Më 10 shtator 1912 Ismail Qemali arratisej nga qendra e Perandorisë Osmane, më 20 shtator ishte në pritje pop- ullore, manifestim politik entusiast në Vlorë. Nga tetori në mes të nëntorit Ismail Qemali dialogonte në kancelaritë e Europës, nga Anglia në Mali i Zi, takime me shqiptare të Rumanisë etj., i kudogjendur në kërkim intensiv të mbështetjes për shpalljen e pavarësisë kombëtare të Shqipërisë.
Kryeqëndra e mbështetjes vendimtare për pavarësinë kombëtare ishte Austro-Hungëria amá nuk e pati aq të lehtë vetmevete dhe aleatët (Austro-Hungari, Gjermani, Itali) dhe historiografia shqiptare le në hije meritën vendimore të Qeverisë perandorake të Vienës. Më 12 të nëntorit 1912 Qeveria e Vienës organizon forumin politik “Tavolina Shqip- tare” si gjegjie e bisedimeve me Ismail Qemalin për mbështetjen e shqiptarëve në shpalljen e pavarësisë nga Perandoria Osmane. Forumi qeveritar “Tavolina Shqiptare, i panjohur për lexuesin, përfundon me dokumentin fatlum për mbështetje të sigurtë të pavarësisë të popullit shqiptar dhe e shpëtoi prej coptimit të sigurt nga skifterët armiqësorë Ballkanike.
“Tavolina shqiptare e Vienës” e qartë në vendim: mbështetje shqiptarëve në pavarësinë e tyre politike me gjithpër- fshirje të trojeve shqiptare në Shqipërinë etnike, edhe delegatët e Kuvendit të Vlorës ishin gjithpërfshirës në Shqipëri etnike: Shqipëri, Kosovë, Plavë, Guci, çamëri.
Dokumenti përcillet nga Arkivi Qëndror i Vjenës në kërkesë të autorit dhe mirënjohja është për drejtorin e Arkivit, Z. Andreas Titton BA.
Më 9 të nëntorit, kur merrte siguri nga Viena për mbështetje në shpalljen e pavarësisë, Ismail Qemali i telegrafon birit të vet Mehmet Beu e përfaqësisë së Vlorës: “Mbështetja asht e sigurtë…“
TAVOLINA SHQIPTARE E VIENËS, transkiptim
“Tavolina Shqiptare, pa praninë e Ismail Kemal Beut nga Valona [Vlorë], u shfaq këtu të prezantojë aspiratat e njohura kombëtare të shqiptarëve dhe të mbështetë k.u.k rekomanduar Qeverisë [së Vienës].
E njëjta Tavolinë Shqiptare u përpoq të merrte informacione të k.u.k për Qeverinë për organizimin e ar- dhshëm të shqiptarëve autonomë dhe të sillen këtu me synimin e saj që të mblidhen dëshirat kombëtare të shqiptarëve të formuluara nga Asambleja [Kuvendi] e tyre me më të shquarit e vendit e gjithashtu të bindë Qeverinë Turke të punojnë drejt një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërmjet palëve dhe të bashkojë au- toritetet e tyre ushtarake e civile në mënyrë kuptimplote për të punuar drejt lëvizjes kombëtare në Shqipëri.
Ismail Kemal Beu duke iu referuar opinionit tonë zyrtar në shtyp nuk e fsheh se Qeveria [e Vienës] ka ende simpatinë më të madhe për zhvillimin kombëtar të popullit shqiptar dhe dëshirën që trazirat aktuale ballkanike të vihen në pah nga një organ që do të mbrojë integritetin kombëtar të shqiptarëve dhe të ketë të drejta të barabartë me popujt e tjerë ballkanikë dhe për të siguruar qetësinë në Gadishullin Ballkanik.
/…/ Qeveria e Vienës po kufizohet në shpjegime të përgjithshme dhe shpjegime të hollësishme në lidhje me detyrat që na vendoste neutraliteti e fakti që u diskutua në lidhje me vazhdimin e gjendjes së luftës.“ Facimile
[Dokumenti është një përmbledhje e shkurtër e qartë, rekomandon dhe shpalljen e pavarësimit në një Asamble me shqiptarët më të shquar, që Ismail Qemali e emërtoi Kuvend, në praktikën shqiptare.]
* * *
Ismail Qemali merr siguri nga Viena e më 9 nëntor telegrafon birin Mehmet e Parësinë e Vlorës:
“… Shqipëria asht sigurue. /.../ I epni rrethevet lajmin e gëzueshëm. Ju falem të gjithëve



VENDIMI I PAVARËSISË / shqip e osmanisht
Pasditen e 28 nëntorit ’12, ora 16-00, hapet Kuvendi i Vlorës dhe pas një fjalimi të shkurtër të Ismail Qemalit delegatët i dorëzuan Atij aktpërfaqsimet si përfaqësues të popullit dhe Ismail Qemali sipas rendit alfabetik të krahinave lexon emrat e delegatëve të Kuvendit dhe në kryesinë e Kryetarit të Kuvendit delegatët venduan që “Shqipëria me sot të bëhet në vehte, e lirë e mosvarme.”
Vendimi i Pavarësisë u shkrua në gjuhën amtare shqip, me dorën e Luigj Gurakuqit: ”Pas fjalëve që tha Z. Kryetari Ismail Qemal Beu, me të cilët tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zá venduan që Shqipëria me sot të bëhet në vehte, e lirë e e mosvarme.” E përfundi vendimit në shqip në të djathtë të tij është një pikë e zezë e madhe simbolikë osmanishte për ta dalluar vendimin në shqip nga vendimi me dy rreshta vijuese në osmanishte. Vendimi i shpalljes së Pavarësisë përkthehej edhe në osmanishten e vjetër t’i adresohej Portës së Lartë të Perandorisë Osmane: ”Ismail Qemal Beu Kryetar i Kongresit përmendi rreziqet e mjerimet që ndodhet Shqipëria dhe kongresistët me një zá pranuan Independencën e proklamuan Shqipninë Shtet Independent e i lirë.” [Transkiptimi i vendimit osmanisht nga albanologu shqiptaro-turk Nexhip P. Alpan, 1982.] Vendimi vijon me nënëshkrimet e delegatëve të Kuvendit të Vlorës, siç shihet në faqe të mëpasshme.
Vendimi i shpalljes së Independencës kombëtare të Shqipërisë / shqip e osmanisht.

ÇASTE T Ë PAQTA FATLUME
Me probabilitet të lartë besimi vjen memoria nga firmëtari Ferit Vokopola, shkruar atë kohë historike:
“Ora ishte katër, kur delegatët kishin zënë vendet rreth tryezës. Në krye nga ana e hyrjes ishin vendosur tre frone, në mes të cilëve ndenji Ismail Qemali, në krahun e majtë Myfit Vehbi Dibra, në të djathtë Dom Nikoll Kacorri, në fronin së gjati karshi Ismail Qemalit kishin zenë vend Bab Dud Karbunarë, në krahun e djathtë të tij Abdi Toptani, në të majtë Jani Minga, në të dy anët zumë vënde ne delegatët e tjerë. Prapa dhe nga ana e djathtë e sallës ishin vënë nja 50-60 karrike ku si dëgjues kishin ardhur njerës nga krerët e popullit. U ngrit në këmbë Ismail Qemali, u hodhi një vështrim rreth e qark përfaqsuesve të popullit, vuri duart mbi tryezë e me forcën e një vullneti të çeliktë e me zë tingëllonjës ia filloi fjalimit: Zotërinj, si inisiator i kësaj mbledhje historike ju falenderoj juve e popullin kreshnik shqiptar që u zgjodhi duke çuar në vend ftesën time, barra që na është ngarkuar është e shënjtë, po shumë e rëndë. /…/ Si e kërkon rregulli do shohim akt-përfaqësimet e pastaj do fillojmë në bisedime përfundimtare. /…/ Ismail Qemali pasi u ul kreu nga një zarf aktpërfaqsimin e Vlorës. Gjithë delegatët i dorëzuan aktpërfaqsimet. Ismail Qemali: Rregulli është që t’i këndojmë sipas rendit alfabetik. Mbasi i rradhoi të gjithë, duke i kënduar një nga një i deklaroi delegatët: nga Berati Iljaz Vrioni, Hajredin Fratari, Xhelal Skrapari, Dud Karbunari, Taq Tutulani… (f. 27). Ismail Qemali tha: Zotërinj, ju falenderoj nga zemra për nderin që më bëtë duke më zgjedhur Kryetar të këtij Kuvendi të madh historik. (f. 28) [Dosja Ferit Vokopolafirmëtar, kolesionisti Sami Metalia.
ISMAIL QEMALI
BETIMI PËR SHQIPËRI e FLAMUR KOMBËTAR
“Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur.
Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë lirë.
Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat pesëqind vjet me radhë ndënë sundi- min turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin për gjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbeu, u bë portë e hekurtë kundrë sulmeve më të tërbuarë të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija.
Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MË VEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni!
Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patri- otëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’ë ngarkoi mua ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (Nxjerr Flamurin të cilin e ka vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël e të pshehur nën pallto e pasi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Shqiptarët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë). .
Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë baahkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë. Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë.
Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë. Rroftë Flamuri!
Rroftë Shqipërija!”
[AQSH, F. 245/1, D. 1, F. 4, 191].
FLAMURI KOMBËTAR
“Flamuri ynë kombëtar është flamuri i Kuvendit të Vlorës dhe ai i Kuvendit është Flamuri i Skënderbeut“- Flamuri ynë është flamuri i Skënderbeut, konstatimi më në zë “monografik“ e i opinionit. E vjen e shumta në të paktën burimore...
Sipas legjendës Zeusi mbret kishte Shqiponjën, po ashtu Flamuri kombëtar prijës mbret ka po shqiponjën. Kryepe- rëndia i kërkon mbretit të vet Shqiponjë t’i dërgojë rrufe e, siç shihet, shqiponja gjymtyrët ngarkuar me dy rrufe ia nis Zeusit, me seli Akrokeraun (Vetëtima) e Tomorri, të godasë perënditë e pabindura. Shqiponja e Flamurit zbukuron balloren e letërnjoftimit të shqptarëve në “mbretërimi” i Widit dhe shqiptarëve në qeverimin e Kongresit të Lushnjës nga i cili celebrohet edhe flamuri me shqiponjën e sotme. [Shkumbini 1923:28 nëntor]; Shqiponja e Kuvendit hijeshon edhe balloren e letërnjoftimit në Mbretëria Zog I e ndryshe në pasaporta me vizë, ku shqiponja ishte ajo e sotme. Në 25 vjetori i Pavarësisë për organizimin e festimeve të jubileut ngrihej Komisioni mbretëror me figura të shquara të kombit: “Kryetare Parashqevi Kyrias, anëtarë Mati Logoreci, Sotir Papakristo, Teki Selenica, Zoi Xoxa, Lasgush Po- radeci, Pandeli Nase, Qemal Butka, Koli Rodhe, Odise Paskali, Karl Gurakuqi, Ekrem Vlora, kurse përgjegjësia për Ekspozitën Rilindja Kombëtare iu dhá Koli Rodhes, nga shqiptarët e Bostonit të Amerikës, me anëtarë: Ekerem Vlora, Odise Paskali, Lasgush Poradeci, kurse arkitekti Qemal Butka me detyrën e Kryetarit të Komisionit të Ekspozitës, me largimin e Koli Rodhes, ngase s’fitoi pikëpamjë e tij për flamurin, ndërsa përfaqësuesi vëzhgues e këshillues i Oborrit ishte mësues Luigj Shala. [AQSH, Fondi 170, D. 2, 1937].
Publicisti i njohur i kohës Branko Merxhani do e fiksonte atë çast historie: “… Sapo të hysh brenda në këtë dhomë, në murin ballor një flamur i madh që simbolizon flamurin që u qëndis dhe u ngrit më 28 Nëntor 1912.“ [Përpjekja
shqiptare 1938: nr. 13, Janar.] Në procesverbali i Komisionit shihet se s’pati asnjë kundërshti për Flamurin kombëtar të gjetur, siç shihet në foto: as nga Koli Rodhe, me pretendimin e tij ngulmues po e i opinionit sot se Flamuri ishte gatitur nga vashat e Bostonit dhe i qëndisur nga Marigo Posio, amá as nga Ekrem Vlora, po ashtu ngulmues se Flamuri ishte i “dhuruar“ atij nga “Princi” Alandro Kastrioti, pasardhës i Skënderbeut! Detaje interesante të besueshme për gjetjen e Flamurit të Kuvendit la ndihmësi i Mëkëmbësit të Mbretit Musolin në Oborri Mbretëror N. Larusso Attoma në shkrimi i tij në Gazeta Shqiptare, 24 nëntor 1937. Jakov Mile ministër i Zogut, erudit, kërkues i zellshëm për veprimtarinë e Marigo Posio s’kishte gjetur asnjë shenjë të jetë qëndistare e Flamurit të Kuvendit, përveçse në sënduk të një plake një flamur në formë trekëndëshi 70x40 [Përpjekja shqiptare 1938:13], larg formatit e dizenjimit atij të Kuvendit në Ekspozitë, larg edhe flamurit tonë. Ideimi i shqiponjës së Flamurit [ishte në stampë, Lef Nosit] ishte nga Ismail Qemali, me merakun e Tij: Që shqiponja të ishte pa të ngjashme me shqiponjën e flamurit të vendeve sllave si e kanë edhe sot, edhe pa të ngjashme me imitimin romak të shqiponjës në vulën e Skënderbeut, po edhe pa të ngjashme me shqiponjën e stemës së Kishës Ortodokse Autoqefale në Athinë, dhe shqiponja jonë e flamurit s’ka të ngjashme me këdo tjetër. E dua shumë flamurin tonë kuqezi me simbol shqiptarie shqiponjën amá respektoj historinë e vërtetë të Flamurit tonë, historia siç ishte.
Ismail Qemali në lutje Zotit bëri njësh Shqipëria, Flamuri, Liria, dëshmorët e kombit, si s’ka ndodhur edhe sot e pa të ngjashme. Asi përqasje lutje Zotit nga prijësi për Flamurin e puthjen e tij për fat mbeti regjistruar e ja çaste bekim prej Perëndie: “Pasi Ismail Qemali shpalosi flamurin në sytë e gjindjes, pas brohorimave “Rroftë flamuri, Rroftë Shqipëria”, duke përqafuar flamurin u lutën për atë prifti Marko Moçka, Baba Selimi e Dom Nikoll Kaçorri.” [krye- bashkiaku i Vlorës, Ibrahim Abdullahu. Kujtime historike. Vlorë 1934:29.] Tre klerikë të tre feve amá ja këtu bashkohen e bëhen njësh për flamurin: me një frymë, një besë e një lutje Zotit: “Për ta mburuar, përparuar, qytetëruar”, nderim në përjetësi. Memoria përkit me skicën: në të djathtën e Ismail Qemalit klerikët Marko Moçka, Baba Selimi e më pas Dom Nikoll Kaçorri. Flamuri i Kuvendit s’ëshë ai flamur që shihet në skicë (ballore) me shqiponjë me një kokë, është e autorit të skicës e imitim me detaje të shqiponjës së simbolit të Austrisë.
AKTI I PAVARËSISË
Nga 28 Nëntori i 1912-ës do kalonin 25 vjet të botohej nga firmëtari Lef Nosi Akti i shpalljes së Pavarësisë e krijimi
i shtetit shqiptar të pavarur, ditët e festimit të 25 vjetorit të Pavarësisë; po ashtu, do kalonin 25 vjet të tjera të botohej Akti i Pavarësisë, amá me nëntë firmëtarë të censuruar dhe për 70 vjet merr jetë agresive censura politike ndaj Aktit të Pavarësisë. Nga viti 1945 do kalonin 65 vjet e vetëm në 100 vjetori i Pavarësisë programohej kërkimi e gjetja e Aktit të Pavarësisë, por që mbulohet me hipoteza e hamendje se ai qënkërke marrë nga jugosllavët ase gjendej në arkivat e Romës, amá tekefundit bëri bujë trilla se u gjend fotografia origjinale e Aktit të Pavarësisë, që s’ishte veçse Akti i Pa- varësisë me gjashtë firmëtarë të censuruar e që edhe të sotmen ka fituar të “drejtën” e qytetarisë si Akti original! E vërte- ta e pamëshirë: Akti i Pavarësisë ruhet gjithnjë në arkivi vetiak i profesorit të njohur të historisë, atë botë. Në jubileu 110 vjetori i Aktit të Pavarësisë na gjendet pranë firmëtari Lef Nosi me fletpalosje të Tij botuar në 25 vjetori i Pavarësisë e datojnë 28 Nëntor 1937. Fletëpalosjet, në tre formate, secila me katër faqe të mëdha sjellin imazhin e munguar origjinal të dokumentit, publikohet edhe Akti i Pavarësisë që i dërgohej Portës së Lartë Osmane.
CENSURA POLITIKE, NEVERITËSE…

Firmëtëri Lef Nosi në Besë të Ismail Qemalit kishte në ruajtje Aktin origjinal të shpalljes së Pavarësisë dhe në ditë nder-
uese të Jubileut 25 vjetori i Pavarësisë me përulje e nderim e le atë në dorë të Komisionit Mbretëror të Ekspozitës Rilindja Kombëtare, i cili ishte në kërkim të këtij Aktit dhe nga gjesti shqiptarie i Nosit më mbeti e ngulur si gozhdë dilema: Akti i Pavarësisë që i la Nosi Komisionit ishte kopja e Aktit të Pavarësisë që kishte botuar Nosi ato ditë nëntori ‘37 apo ai ishte Akti origjinal i Pavarësisë që kishte marrë nga Ismail Qemali dhe kësisoj më formësohet nyja gordiane: dokumenti në Ekspozitë ishte Akti origjinal i Pavarësisë apo ishte kopja e Aktit e botuar nga firmëtari Lef Nosi!
Në ballore të sallës së Historisë kombëtare [kopertina e fundit] në Ekpozita Rilindja Kombëtare një korrnizë e punuar mjeshtër- isht mban Aktin e Pavarësisë amá Akti është i mangët, jo i plotë: pjesa e munguar e dokumentit, një shirit letre fundor i tij përthyhej e palosej nga censori por me merak që gjashtë firmëtarët e fundit të faqes të mbesin të padukshëm kur Akti të ven- dosej në korrnizë. Mbajtja në fshehtësi e 6 firmëtarëve nga censura e Ekspozitës ishte politike, përse? Në Akti i Pavarësisë mungon monarku Zog I të ishte delegat e firmëtar i Pavarësisë, porse kjo e vërtetë e munguar ishte kundërshti djegëse e fortë me librin mbretëtor “Shqipërië 1937” (I), i publikuar me bujë ditët e festimit. Përse kundërshti? Në faqen 11 libri e ka Mbretin delegat në Kuvendi i Vlorës dhe e vërtetë se Mbreti ishte në Kuvend amá assesi s’ishte në cilësinë e delegatit të Kuvendit e as firmëtar i Aktit të Pavarësisë, por i ftuar dëgjues si 50-60 të ftuar nga parësi krahinore të vendit. Albumi Marubi 2012, botim i Ministrisë së Kulturës, në faqe 112 ka dokumentin “origjjinal” të Pavarësisë: përfundi tij me sy të lirë e më mirë me lupë shihet një shirit letre përfundi Aktit, siç shihet me zmadhim në foto (në skajet e shiritit të letrës), porse s’dihet çfarë shkruhej në të, veçse kuptohet qartë se kërkohet të mbahet e fshehtë e vërteta: kundërshtia me Aktin e Pavarësisë përkundër ç’shkruhej në libri mbretëror “Shqipërië 1937” dhe të mbahet në fshehtësi se Mbreti s’ishte firmëtar i Aktit ndaj në foto mbivendoset shirit i dytë letre me diçiturë tre rreshta kaligrafi e bukur dizinjator i shkollës komuniste: “Në faqen tjetër ndodhen dhe këto nënëshkrime:
Mustafë Asim Kruja, Ferid Vokopola, Ymer (Deliallisi), Xhemil Beja (Deliallisi), Sefë Lushja, Zuhdi Ohëria.” E diçitura me kësi kaligrafi s’shihen në qindra dokumente, sende, artefakte e relike të ekspozitës: me diçitura me shkrime poligrafike veçse një herë në foton e firmëtarëve. Shiriti me tre rreshta vite më pas hiqet nga fotografia e Aktit të Pavarësisë, fotografia trashëg- ohej nga regjimi komunist, botohej e ribotohet në libra me gjashtë firmëtarët e Pavarësisë të censuruar por dhe më e keqja: shumë pak dinë se Aktit të Pavarësisë i mungojnë 6 firmëtarë, ndoshta asnjë s’di identitetet e firmëtarëve të censuruar. Datimi pas fotos “13 dhjetor 1937”, dy javë nga mbyllja e ekspozitës, të jetë i Marubit të na thotë se datimi s’ishte i tij! Me gjasa është dorë censure komuniste e vonëshme të besohet për “origjinal” Akti i i censuruar Pavarësisë.
Investigimi për Aktin e Pavarësisë i mbronjuar për “origjinali“ motivohet të shbëjë këtë artefakt armiqësor komunist amá e kundërshtarët që e mbrojnë për “origjinal” i kam me autoritet akademik, tituj e grada të larta shkencore. Ja Prof. Kristo Frashëri intervistë në Zëri i Amerikës (12 gusht 2012), në 100 vjetori i Pavarësisë: “… Dokumenti nuk është në fletëpalosje, /…/ Akti i Pavarësisë mbushi dy faqet e letrës përpara dhe prapashpinën e saj. Firmëtarët nuk i nxuri të gjithë faqja e parë, një pjesë e tyre kanë firmosur në prapashpinën e dokumentit dhe këtë faqe nuk e botoi Lef Nosi /…/ të mos zinte vendin se donte të botonte pranë Dokumentit të Pavarësisë edhe fotografinë me pjesëmarrësit në mbledhjen e Kuvendit.” Në intervistë mëtoi të mohojë të vërtetën se dokumenti i Pavarësisë botohej në fletëpalosje nga Lef Nosi e që e kishte e profesori. E vërteta? Në faqet 15-16 vjen fletëpalosja e Aktit të Pavarësisë e botuar herë të parë nga Lef Nosi nëntorin 1937: në faqe të parë është titulli i dokumentit, botuesi Lef Nosi e data e botimit, 28 Nëntor; në faqen e dytë është flamuri kuqezi me shkabë dykrenore, përfundi faqes foto e firmëtarëve të pavarësisë që profesori e sheh mbyllasy se ajo na qënkërke përfundi faqes së parë të Aktit të Pavarësisë! Faqe e tretë mbulohet cep më cep me Aktin e plotë të Pavarësisë, ndryshe predikon profesori se ai mbulon të dy faqet e tij.
Në rrëfimin rrenë për fotografinë e firmëtarëve në Akti i Pavarësisë profesori ngulmon të fshehë krimin e vet politik, cen- surën e Aktit të pavarësisë që e botoi në albumi i tij Rilindja Kombëtare (1962) dhe me përzgjedhjen politike “armik i popul- lit” censuroi identitetet e nëntë firmëtarëve të pavarësisë të cilët i mbuloi me dy foto [faqe 21:2] njëra ndërtese dhe tjetra po- lifotoja e firmëtarëve të pavarësisë: me fotografinë e firmëtarëve censori kriminalizon 9 bashkëfirmëtarët e pavarësisë, edhe atë botë krijon armiqësi mes firmëtarëve, luftë klase, ndërdije e akt përtej arsyes. Akti i Pavarësisë censurohej aq mjeshtër- isht saqë mbetesh me ndjesinë se ato dy fotografi janë origjinale të Aktit të Pavarësisë; e sot askush s’di identitetet e nëntë firmëtarëve të prangosur me prangat-fotografi e të burgosur të përjetshëm, pa të ngjashmen e tij në albumin “burg”. Amá i pafund tmerri komunist: censori përzgjedh fotografinë e firmëtarëve që ata të bëhen e mbesin censorë të egër komunistë pse mbajnë të burgosur përjetësisht bashkëfirmëtarët e Pavarësisë. Investigimi sjell 9 firmëtarët të censuruar nga censori: Rexhep Mitrovica, Mit’hat Frashëri, Shefqet Daiu, Xhelal Koprencka, Qemal Mullaj, Lef Nosi, Dr. H. Myrteza, Mustafa Kruja, Ferit Vokopola. Censori nëntë firmëtarët i do t’i lejë në fshehtësi të përjetëshme, ama ka edhe merak të lejë e mesazhin rrenë se fotografia e censuruar e dokumentit të pavarësisë e botuar në albumi i tij është fotografia “origjinale”, që botoi Lef Nosi më 1937 e që e kishte në faqe e dytë të fletëpalosjes, por edhe të dalë i “paqtë”.
Ja e dilema ime: censura ishte ndërdije e profesorit apo ishte kërkesë e diktatorit a partia shtet!? Për librin Pavarësia, në 100 vjetori i pavarësisë, profesori autor përzgjedh fotografinë me gjashtë firmëtarët e censuruar, andaj armiqësia politike e censorit për 9 firmëtarët e censuruar ishte në harmoni me armiqësinë politike të vetë diktatorit për firmëtarët e censuruar dhe përndryshe: që profesori të mbesi disi në paqe me vehten pritej që në libri i tij të botonte Aktin e plotë të pavarësisë, ja kur hiqet maska zbulohet fytyra. E s’bëj kompromis me të vërtetën, e vërteta ka vetëmse numër njëjës. Opinionisti Blendi Fevziu s’rresht me fantazi marroke: “… Lef Nosi gjashtë firmëtarët e faqes së mbrame të dokumentit pasi u bëri disa manipulime i kaloi në faqen e parë për të qënë të gjithë bashkë.“ Të tjerë Lef Nosin e duan për ombrellë se qënkërkej ai që me dorën e vet “vendosi“ dokumentin “origjinal“ në ekspozitë.
ARMIQËSIA E KRYEDIKTATORIT TIRAN
Fragment. Faqe e parë e albumit komunist: Armiqësi me Kuvendin e Vlorës dhe Ismail Qemalin.

Diktatura as ndërtohet as mbahet nga një diktator sado i fortë. Enveri me gjeninë e tij tmerruese prej diktatori terrorist ngriti një sistem piramidal gjigand me diktatorë, me bazë ata të luftës e të shumëfishuar me ata paslufte, me dhjetra mijëra dik- tatorë në bazë e në qendër, të mëdhenj e të vegjël, me propagandë ia arriti që një shumicë populli të përgjërohej për dikta- torin! Ushtri stërmadhe me diktatorë me gjithfarë grada e ofiqe nën komandën e kryediktatorit tiran Enver, pa të ngjashmin e vet, i damksor nga forume të larta të Europës “Hitleri shqiptar i pas L2B“. Kryediktator assesi të jetë dilemë sokratike.
Albumi i madh tavoline “25 vjet PPSH” i KQ të Partisë i shpërndarë kudo në vend, në biblioteka, shtëpi e vatra kulture e me propagandë të thekshme. Faqja e parë e albumit në të majtë ka tre fotografi nga kryengritjet e mëdha 1910-1912, një foto të Ismail Qemalit me sfond një flamur e në të djathtë përfundi ka dokumentin me diçiturë: “Facimile e Do- kumentit të shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912.“ Për fillim, faqja ka tre rreshta përkushtim armiqësor krijimit të shtetit shqiptar i koncentruar kryekrimi i Partisë komuniste dhe i kryediktatorit Enver H., përse? Në tre rreshta armiqësorë mungon emri i qytetit Vlorë, ku Ismail Qemali gjeti mbështetje popullore për shpalljen e pavarësisë; në ato tre rreshta mungon emri Kuvendi i Vlorës që mori vendimin më 28 nëntor: “Shqipërië me sot bëhet më vehte, e lirë, e mosvarme.“ Amá, në atë përkushtim armiqësor mungon emri Ismail Qemali Kryetari i Kuvendit që ideoi, organizoi e drejtoi Kuvendin dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë e krijimin e shtetit të pavarur para shqiptarëve, kancelarive krye- sore Perëndimore e Portës të Lartë të Perandorisë. Në të majtë përfundi shihet dokumenti arkivor me emërtesë Akti i shpalljes së pavarësisë dhe kqyrja me kujdes e dokumentit konstaton se ai është i censuruar, në të censurohen emrat e 20 firmëtarëve të pavarësisë. As flamuri s’është sakt ai i Kuvendit. Në 45 vjet diktaturë terroriste s’pati asnjë shenjë nderimi për emrat e firmëtarëve të pavarësisë, ata mbetë të panjohur, vuajtje në burgje komuniste, me ekzekutime e pa shënjë gur-varri! Këtu simbolika Lef Nosi…
Deputeti socialist i Parlamentit shqiptar është në hall të mëdh se edhe atë botë s’do i dalë shpirti pa e rrëzuar e zvarritur rrugëve të Elbasanit Lef Nosin. O boboo o Zot!… Ben Blushi: “Lef Nosi duhet të zbresë nga ai piedestal dhe ne nuk do të largohemi pa e hequr zvarrë këtë tradhtar.” Libri Kandidati. 2015:153]
Është kërkuar shumë në arkiva dhe nga dora e Lef Nosit, me detyrë të lartë në më pak se një vit në vite Lufte amá me emrin e firmën e tij në dekrete, vendime, nota politike, deklarata s’i erdhi asnjë-asnjë e keqe shqiptarëve, përveçse arm- iqësia e epërt e tij për komunizmin e vetë Enver Hoxhën. Lef Nosi la thesar patriotik e kulturor me visare të kombit dhe ze vend nderi në Panteoni i kombit amá edhe i pa varr!
Akti i Pavarësisë, dërgesë Portës së Lartë Osmane.
Origjinali i Kuvendit të Pavarësisë: ngjyrim kafe vendimi i pavarësisë, nënëshkrimet e firmëtarëve e myhyret, kurse sfondi i afërt me kafe.

Akti i Pavarësisë. Origjinali pergamen, shkrimi kafe, përmasat e formatit të Aktit. Ngjyra kafe i shkrimit në Akti i Pavarësisë ka referncë burimore ngjyrën disi kafe (e vrarë nga koha e gjatë) në shkrimi i hollë i Aktit të Pavarësisë që
shihet mirë me lupë në faqen 19, më qartë në fragmenti i dokumentit faqe 23; kurse sfondi në disi kafe ka referencë ©
ngjyrën e sfondit të Aktit të Pavarësisë i në fletëpalosjen e firmëtarit të Pavarësisë Lef Nosi, 28 nëntor 1937.

Akti i Pavarësisë, në faqen vijuese, i mungon arkivit shqiptar, autori e nxjerr nga arkivi turk, siç shihet është “fringo” i ri, i ‘sapo’ firmosur, pa asnjë farë njolle; amá, nga Akti i 25 vjetorit të pavarësisë bën diferencë një pikë e zezë e madhe (simbolikë osmanishte) në të djathtë përfundi vendimit shqip ta veçojë dukshëm nga transkiptimi i vendimit osmanisht. Akti i Pavarësisë e zbuloi albanologu shqiptaro-turk Necip P. Alpën nga fsati Zhulati i Gjirokastrës dhe e botoi në libri i tij turqisht “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali”, Izmir 1982.
KRYEKRIMI POLITIK I KRYEDIKTATORIT ENVER H.
Figura 2. Historiani Kristo Frashëri në albumi historik Rilindja Kombëtare (1962) me cilësinë e autorit në dokumentin e Pa- varësisë mbivendos dy fotografi (njëra polifoto e firmëtarëve) që mbulojnë nëntë firmëtarë të pavarësisë të mbesin përjetë- sisht të paqënë amá dhe e keqja s’paska fund: Ismail Qemalin nga i pari në rreshti i parë censori e kalon i pari në rreshti i dytë i firmëtarëve dhe dy firmëtarët e fundit në rreshtit i parë mbesin fillimi i rreshtit të parë! (f. 14, figura 1) dhe censori ia arriti qëllimit amá dhe zbulohet cullak! Figura 3. Albumi i KQ të PPSH-së “PPSH 25 vjet” hapet me tre rreshta me përkush- timin armiqësor Kuvendit të Vlorës e Ismail Qemalit, censuro- hen edhe 25 firmëtarë të Pavarësisë. Figura4. Në libri “Ismail Qemali. Përmbledhje dokumentash” (1962) me autore Teuta Hoxha familjare e diktatorit shfytyrohet tërësisht imazhi i Aktit të Pavarësisë dhe në listim censurohen 21 firmëtarë. Figura 5. Partia komuniste diktatura shtet “kryqëzon” 25 firmëtarë të Pavarësisë!


Foto/skica është i vetmi imazh i mbetur nga Kuvendi i Vlorës, 28 Nëntor 1912. Gazeta e Vienës “Das Interessante Blatt“ në metingu i madh atë mbrëmje me shi të 28 Nëntorit 1912 fikson këtë pamje hyjnore, që mbulon cep më cep faqen e parë të gazetës, më 12 dhjetor 1912. Nga ballkoni i katit të parë të sarait, ku kishte lindur, Ismail Qemali pasionant në bisedë me popullin e Vlorës e parësi krahinore nga vendi jep lajmin e lumtur: Shqipëria bëhet e lirë, e mosvarme, krijohet shteti i pavarur shqiptar, i lutet e falet Zotit për Shqipërinë, shqiptarët, Flamurin, dëshmorët e kombit. Flamuri që shihni në skicë domosdoshmërisht s’ka të ngjashme me Flamurin kombëtar i shpalosur e puthur nga Ismail Qemali atë mbrëmje 28 Nëntori, kurse flamuri në skicë ishte sajesë e autorit të skicës e shqiponja imitim i stemës së Austrisë së vjetër e të sotme. Imazhi i “Das Interessant Blatt” i dërgohet autorit nga Arkivi Qëndror i Austrisë, mirënjohje për Drejtor Z. Andreas Titton, B.
Të drejtën për botim e ka vetëm dosja.al
Elton Kikia TIRANË- Me një fermë të rrallë, vetëm të dytën të tillë në Shqipëri, Elton Kikia th...
Makina TIRANË- Kjo është makina me të cilën udhëtonin tre të rinjtë në Durrës, dy prej të cilëv...
Shqiptaret BRITANI- Shqiptarët janë kthyer në problem për autoritetet britanike mirëpo nuk po ndalojnë synimin e tyre: Emigri...
Aksidenti TIRANË- Dy vajza humbën jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik që ndodhi në aksin rrugor Durrë...
Foto ilustruese KORÇË- Katër persona janë vënë nën hetim nga policia pasi janë kapur duke organizuar lojëra ...
Trafikndaresja TIRANË- Dy viktima nga një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në Autostradën Tiranë-Durrës. S...
Policia TIRANË- Silva Gjergji nga Rubiku është një nga vajzat e cila humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin e ...
Foto ilustruese MALIQ- Një tjetër aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Një 43-vjeçar ka mbetur i plag...
Vision BRITANI E MADHE- Reperi Vision është vënë në qendër të mediave britanike për shkak të teksteve dhe vide...
Moti TIRANË- Sot moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu në zonën perë...