LIVE UPDATES
Aktualitet

“Rekurset të paraqiten në përputhje procedurat ligjore”- Gjykata e Lartë: Vlerësojmë rolin e avokatëve, por të luajnë rol më aktiv

Sipas Gjykatës marrja e masave ndëshkuese për të cilat është e njohur edhe në legjislacionin e vendeve demokratike, ndikojnë negativisht në funksionimin e sistemit gjyqësor dhe në besimin e publikut në drejtësi.

18 Janar 2024, 12:55 Nga r.ll

“Rekurset të paraqiten në përputhje procedurat

TIRANË- Në një deklaratë për mediat, Gjykata vlerësoi rolin e avokatëve dhe theksoi se ata duhet të luajnë rol më aktiv. 

Sipas Gjykatës, rekurset abuzive apo haptazi të pabazuara, marrja e masave ndëshkuese për të cilat është e njohur edhe në legjislacionin e vendeve demokratike, ndikojnë negativisht në funksionimin e sistemit gjyqësor dhe në besimin e publikut në drejtësi.

DEKLARATA E GJYKATËS:

Kryetari i Gjykatës së Lartë, në emër të institucionit që ai drejton, në takimin periodik të fundvitit me median, si një nga format e komunikimit të kësaj Gjykate me publikun, dhe në përgjigje të interesit të vazhdueshëm të gazetarëve pjesëmarrës, mbi  numrin e lartë të rekurseve dhe njëkohësisht të vonesave në gjykim për këtë shkak, përmendi si një nga problematikat shqetësuese edhe numrin e lartë të rekurseve, të cilat nuk e kalojnë testin e pranueshmërisë. Ai u shpreh: “Moskalimi i testit të pranueshmërisë adreson shqetësimin tek avokatët privatë, Avokatura e Shtetit dhe prokuroria. Avokatët duhet të kuptojnë se Gjykata e Lartë është një gjykatë ligji dhe jo një gjykatë fakti. Nevojitet që ata të ndjekin praktikën gjyqësore, me qëllim që të mos e investojnë Gjykatën për çështje të panevojshme, me rekurse të pasuksesshme dhe haptazi të pabazuara”.

Ky shqetësim i shprehur prej tij ka qenë dhe është prezent, ndaj diskutimi i tij në publik, megjithëse jo për herë të parë, nuk i shton këtij fakti asgjë më shumë, veç shkallës së seriozitetit me të cilin ai duhet pritur dhe reflektuar.

Gjykata e Lartë vlerëson rolin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, si entitet rregullator i pavarur dhe i përgjegjshëm për të adresuar këtë shqetësim të sajin, me qëllim dhënien e një drejtësie sa më cilësore e të shpejtë, si një nga garantët/dorëzanët për mbrojtjen e të drejtave të individit, si dhe ndihmesën në promovimin e profesionalizmit dhe etikës së shumicës së anëtarëve të saj, që japin çdo ditë kontribut në vendimmarrjen e kësaj Gjykate.

Gjithashtu, jo vetëm Dhoma Kombëtare e Avokatisë, por edhe institucione të tjerë publike, si prokuroria apo Avokatura e Shtetit, duhet të luajnë një rol më aktiv për të ngritur çështje të ligjit përpara Gjykatës së Lartë, me qëllim njësimin e praktikës gjyqësore, duke ndihmuar kështu jo vetëm në qëndrueshmërinë e saj, por edhe në pakësimin e backlogut/stokut të mbartur në vite si dhe parandalimin e një backlogu/stoku të ri. Kjo përgjegjësi nuk i takon vetëm Gjykatës së Lartë, por të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë, brenda dhe jashtë tij, publikë apo privatë.

Rekurset abuzive apo haptazi të pabazuara, marrja e masave ndëshkuese për të cilat është e njohur edhe në legjislacionin e vendeve demokratike, ndikojnë negativisht në funksionimin e sistemit gjyqësor dhe në besimin e publikut në drejtësi.

Kjo sjell një ngarkesë shtesë të panevojshme për Gjykatën e Lartë, e cila zgjat procesin e vendimmarrjes, duke dëmtuar kësisoj palët në proces.

Gjykata e Lartë do të vazhdojë të inkurajojë avokatët, të paraqesin rekurset e tyre në përputhje me rregullat dhe procedurat ligjore, si dhe vazhdimisht do të adresojë sjellje jo pozitive të palëve në gjykim, pavarësisht se kush i përfaqëson ato. Të gjithë këtë proces do ta ndihmojë dhe rikujtimi në mënyrë të vazhdueshme i udhëzimeve që jep Gjykata nëpërmjet vendimeve të saj si dhe publikimeve ndërgjegjësuese periodike.

gjykata e larte

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj