LIVE UPDATES
Bota

REL: Çfarë dihet për praninë e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën?

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment prej tij, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha një ditë më herët se “njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën” dhe publikoi, siç pretendoi, pamje të tyre.

22 Mars 2024, 17:48 Nga N.F
REL: Çfarë dihet për praninë e ushtrisë serbe
Pamjet e publikuara

KOSOVË- Situata në Kosovë, për momentin, është e qetë, por mbetet e brishtë, vlerësoi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR. Radio Evropa e Lirë kërkoi koment prej tij, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha një ditë më herët se “njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën” dhe publikoi, siç pretendoi, pamje të tyre.

“KFOR-i ka një prani fleksibël dhe të dukshme në mbarë Kosovën - gjë që i mundëson misionit tonë të monitorojë nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë dhe t’iu përgjigjet të gjitha situatave që ndikojnë në një mjedis të sigurt”, tha KFOR-i.

Ai nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse ka parë ndonjë lëvizje të pazakontë të Ushtrisë apo Policisë së Serbisë afër kufirit me Kosovën. Ky mision është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare është Policia e Kosovës.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra. Në bazë të një marrëveshjeje me KFOR-in, Policia e Kosovës mund të patrullojë në kufirin me Serbinë deri në një kilometër afër vijës ndarëse. Forcat e Armatosura të Serbisë, po ashtu, duhet ta informojnë KFOR-in nëse njësitë e tyre afrohen më afër se 1 kilometër nga kufiri me Kosovën.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha përmes një deklarate për media se pretendimet e Kurtit janë “vazhdimësi e fushatës dezinformuese drejtuar kundër Ushtrisë së Serbisë”.

Sipas kësaj ministrie, në video shihen pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë në zonën e sigurisë tokësore, “duke kryer detyra të rregullta për sigurimin e vijës administrative dhe kontrollin e zonës së sigurisë tokësore”.

Këto veprime u tha se janë në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera, të nënshkruara me KFOR-in.

Në reagimin e ministrisë serbe thuhet, po ashtu, se në sigurimin e “vijës administrative drejt Kosovës dhe Metohisë” - siç i referohet Serbia kufirit me Kosovën - “nuk ka vend për Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

Ekipi i forenzikës i Radios Evropa e Lirë analizoi pamjet që shpërndau Kurti në rrjetet sociale dhe lokalizoi vendin ku ndodheshin automjetet ushtarake serbe. Automjetet në video duket se janë të kthyera në drejtim të fshatrave serbe, kurse ushtarët iu afrohen automjeteve të parkuara ushtarake. Sipas njehsorit, që është pjesë e veglës Google Maps, në momentin e videos, dy automjete dhe disa ushtarë ndodhen rreth 350 metra nga kufiri me Kosovën, sipas vijës ajrore.

Në atë vend, ka edhe një rrugë të vogël ranore që e kalon kufirin. Në të dy anët e kufirit, aty pranë shihen shtëpi. Menjëherë pas kësaj vije kufitare janë fshatrat Banjë dhe Kleçkë në Kosovë. Duke folur të premten në një konferencë me gazetarët, kryeministri Kurti tha se “nuk është normale që ato automjete ushtarake të vijnë vetëm disa metra afër kufirit”.

“Ata kanë ardhur të provokojnë, por ne e kemi xhiruar këtë, e kemi dëshmuar, por nuk kemi ndërmarrë asgjë. Kemi qenë të kujdesshëm, i kemi vëzhguar se a do ta kalojnë kufirin, por nuk e kanë kaluar. Unë jam i kënaqur që sot nuk janë, deri në orën 16:00 nuk kanë qenë aty”, tha ai.

Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se SHBA-ja është duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën. Në një bashkëbisedim online me gazetarët, që mbajti po ashtu të premten, O’Brien tha se SHBA-ja ia ka bërë të ditur Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm. Ai tha se një lëvizje eventuale prej forcave të Serbisë, do të konsiderohej nga SHBA-ja si rrezikim i forcave të NATO-s “që janë në Kosovë për t’i mbrojtur shqiptarët dhe serbët”.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës”. SHBA-ja e ka cilësuar si zhvillim destabilizues edhe kur Serbia ka grumbulluar trupa ushtarake në kufi me Kosovën, pak disa pas sulmit të armatosur në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar. Mentor Vrajolli, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se prania e njësive të Ushtrisë së Serbisë afër kufirit me Kosovën “është provokuese”.

Shqetësimet që ka ngritur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me këtë çështje, thotë ai, nuk duhen injoruar as nga institucionet e Kosovës dhe as nga faktorët ndërkombëtarë.

“Nuk duhet mohuar mundësia që këta individë, këta ushtarë [të Serbisë], të cilët vijnë deri te vija kufitare, janë duke mbledhur informata inteligjente për boshllëqet që ka kufiri i Kosovës”, thotë Vrajolli për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se institucionet e Kosovës nuk duhet të bien pre e këtyre veprimeve provokuese, por duhet të jenë të përgatitura për të intervenuar, në rast se njësitë e tilla kalojnë kufirin. Vrajolli thotë se Kosova dhe Serbia nuk e kanë demarkuar kufirin dhe ky fakt keqpërdoret nga forcat serbe.

“Ato mund ta përdorin këtë si pretekst, të thonë ‘kemi menduar se është e jona’ ose ‘mendojmë se është e jona’”, thotë Vrajolli.

Serbia, me Kushtetutën e saj, vazhdon ta konsiderojë Kosovën si pjesë të territorit të saj, edhe pse Kosova ka shpallur pavarësinë qysh në vitin 2008. Dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Muajin e kaluar është bërë një vit prej se ato kanë arritur Marrëveshjen bazë për normalizimin e marrëdhënieve - e cila, mes tjerash, parasheh respektim reciprok të sovranitetit dhe tërësisë territoriale - por zbatimi i saj ka ngecur.

Marrë nga REL

kosova serbia ushtria

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj