LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Kush mundë ta ndalë rritjen e çmimeve?

Më 1 maj ka hyrë në fuqi vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16.1 për qind, për amvisëritë dhe për bizneset e vogla që kanë deri në 50 punëtorë.

2 Maj 2025, 14:46 Nga DOSJA
REL: Kush mundë ta ndalë rritjen e çmimeve?
foto ilustruese

KOSOVË- Çmimet në tregun e bukës dhe në gastronomi kanë shënuar ngritje në Kosovë në ditët e fundit. Nga organizata për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe nga njohës të tregut dhe të ekonomisë, si pretekst për ngritjen e çmimeve të produkteve bazë të konsumit shihet shtrenjtimi i energjisë elektrike. A është e arsyeshme ngritja e çmimeve, a ka mekanizma për mbikëqyrjen e tyre, si dhe për mbrojtjen e konsumatorëve?

Herën e ardhshme kur të blini në furrën e lagjes apo të uleni për të pirë në kafenenë më të afërt, përgatituni të paguani deri në 100 për qind më shtrenjtë se më parë.

Çmimi prej 50 centësh për një bukë tashmë ka ndryshuar shumëkund në Prishtinë: në disa furra buka blihet për 60 centë, e në disa të tjera për 80 centë. Në disa kafene dhe restorante të kryeqytetit të Kosovës, çmimi për një kafe është ngritur nga 1 euro në 1.5 ose në 2 euro.

Selatin Kaçaniku, nga organizata joqeveritare Konsumatori, në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se ngritja e çmimeve po arsyetohet nga disa biznese me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Më 1 maj ka hyrë në fuqi vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16.1 për qind, për amvisëritë dhe për bizneset e vogla që kanë deri në 50 punëtorë.

“Kafeja ka arritur në 2 euro. Por, sa bën një kafe [sot], aq kanë bërë katër bukë. Sot më nuk bëjnë katër bukë, por bëjnë tri bukë. Do të thotë: një bukë na e ka ngrënë ZRRE-ja”, shprehet Kaçaniku.

Ai shton se sinjalet për ngritje të çmimeve edhe të produkteve të tjera bazë për konsumatorët tashmë ekzistojnë, ndërsa “logjika e [rritjes së] çmimeve është logjikë e ortekut”.

Më 1 qershor pritet të hyjë në fuqi vendimi për shtrenjtimin e energjisë deri në 30 për qind për bizneset e mëdha, të cilat kanë mbi 50 punëtorë.

A po ndikon çmimi i energjisë në ngritjen e çmimeve?
Njohësit e çështjeve të ekonomisë dhe të tregut kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me atë se a është rritja e tarifave të energjisë elektrike arsyeja reale e ngritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

Ismet Mulaj, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, vlerëson se që nga mesi i muajit prill, kur ZRRE-ja vendosi për rritjen e tarifave, te bizneset është shkaktuar frika për ngritjen e kostos operuese të tyre.

“Prandaj, një pjesë e bizneseve, ende pa u ngritur çmimet [e energjisë elektrike] kanë filluar rritjen e çmimeve [të produkteve të tyre]”, thotë Mulaj, sipas të cilit rreth 95 për qind e furrave të bukës punojnë me energji elektrike.

Rritja e çmimit të energjisë, sipas tij, e rrit koston për prodhim të bukës për furrtarët, të cilët tashmë kanë nisur të rrisin çmimet. Ngjashëm, thotë Mulaj, pritet veprojnë edhe shërbimet tjera, puna e të cilave varet nga energjia elektrike. Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP, në Prishtinë, e sheh ndryshe situatën.

Sipas tij, Kosova importon pjesën më të madhe të produkteve konsumuese, dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk e rrit koston e drejtpërdrejtë të produkteve.

“Normalisht, në Kosovë, luhatja e çmimeve të produkteve konsumuese është në vijë me ndryshimin e çmimeve në tregjet nga të cilat ne furnizohemi, dhe jo në masë të madhe nga kostoja indirekte, sikurse që është kostoja e energjisë elektrike”, thekson Hasaj për Radion Evropa e Lirë.

Në vitin 2023, tarifat e energjisë elektrike u rritën për 15 për qind. Por, sipas Hasajt, çmimet e produkteve konsumuese, në mesataren vjetore, nuk ndryshuan më shumë se 1 për qind.

Ato, thotë ai, nuk u ulën në vitin 2024, kur tarifat e energjisë elektrike u ulën për 8 për qind.

Kush i mbikëqyr çmimet?
Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Kosovës.

Në nëntorin e vitit 2023, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e vlerësoi antikushtetues ligjin për çmimet tavan për produktet bazë.

Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur interesimit të Radios Evropa e Lirë se a ka ndonjë masë apo mekanizëm ligjor që mund të frenojë ose kontrollojë ngritjen e çmimeve.

Mulaj dhe Hasaj pajtohen që Qeveria nuk mund të ndërhyjë ndaj rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit bazë, nëse atë e imponon tregu i lirë.

Mulaj thekson se, në rast se çmimet vazhdojnë të rriten, Qeveria duhet të gjejë mekanizma socialë “t’i ndihmojë qytetarët dhe konsumatorët e varfër”.

“Mekanizëm është, për shembull, subvencionimi për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë”, thekson Mulaj.

Ndërkaq, Hasaj konsideron se i vetmi mekanizëm për mbikëqyrjen e abuzimeve eventuale me çmime në tregun e Kosovës është Autoriteti i Konkurrencës. Ky autoritet garanton “funksionimin e tregut të lirë dhe të ndershëm” në Kosovë.

“Do të duhej që Autoriteti i Konkurrencës të hulumtojë, ai është funksional, por nuk po e kryen rolin e vet”, thekson Hasaj.

Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës njoftoi të mërkurën se për shkak të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët “është duke zhvilluar një analizë të thelluar për mbi 20 produkte bazë, për të analizuar arsyet e ngritjeve të çmimeve në tregun e Kosovës”.

Ky organ njoftoi se ka nisur monitorimin në tregun e bukës dhe në sektorin e gastronomisë, “me theks të veçantë në rritjen e çmimit të kafesë”, për të vlerësuar nëse rritjet e fundit janë në kundërshtim me ligjin për konkurrencën./REL

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj