Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rritja e çmimeve dhe skemat e subvencionimit nga shteti duket se kanë shtuar interesimin për këtë formë të prodhimit të energjisë.

KOSOVA- Panelet diellore po bëhen zgjidhje gjithnjë më e preferuar për shumë familje në Kosovë, që përpiqen të ulin faturat e energjisë dhe të pavarësohen nga rrjeti. Rritja e çmimeve dhe skemat e subvencionimit nga shteti duket se kanë shtuar interesimin për këtë formë të prodhimit të energjisë.
Familja Rashiti nuk mendon më për faturat mujore të energjisë elektrike. Në shtëpinë e saj prej 320 metrash katrorë, në periferi të Lipjanit, ku jetojnë shtatë anëtarë, të gjitha pajisjet elektrike funksionojnë me energji diellore. Kjo, falë paneleve me kapacitet prej shtatë kilovatësh, të vendosura në çati.
“Përgatitja e ushqimit, bojleri, frigoriferët - gjithçka funksionon me këtë energji. Prej mëngjesit e deri në mbrëmje, ne nuk marrim asnjë kilovat nga rrjeti”, thotë kryefamiljari Hajriz Rashiti për Radion Evropa e Lirë.
Ai tregon se sistemin e ka instaluar në fillim të këtij viti. Përvoja e dikurshme si arsimtar i Teknologjisë së Informacionit, ku shpesh realizonte projekte me nxënës për energji alternative, si dhe rritja e çmimeve të energjisë, thotë se e kanë bindur për të investuar në këtë teknologji. Sot, rezultatet flasin vetë, thotë Rashiti - nga rreth 70 euro që paguante për energji në maj të vitit të kaluar, këtë maj ka paguar vetëm 3 euro e 7 centë.
“Tri euro e 7 centë nuk janë ndonjë shumë e madhe - si të dalësh në qytet dhe t’i pish dy kafe me një shok”, thotë pensionisti.
Ai shpjegon se, gjatë ditës, familja e tij shpenzon rreth 10 deri në 20 kilovatë energji, ndërsa teprica që prodhohet, kthehet në rrjetin e Kompanisë për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) dhe mund të përdoret në orët e natës apo në ditët kur prodhimi është më i ulët.
“Tash, ora është 13:09 minuta. Prej mëngjesit e deri tash ka prodhuar 29 kilovatë. Për momentin është duke i prodhuar shtatë kilovatë. Gjatë ditës, ne mund t’i shfrytëzojmë nga 10 deri në 20 kilovatë - të tjerat hyjnë në rrjet”, thotë Rashiti.
Instalimi i këtij sistemi, familjes Rashiti i ka kushtuar rreth 7.500 euro.
Ata janë përfitues edhe të një subvencioni prej 1.500 eurosh nga Ministria e Ekonomisë e Kosovës, megjithëse Rashiti thotë se këto mjete nuk i ka marrë ende. Kjo ministri, përmes një komunikate të lëshuar më 19 qershor, ka bërë të ditur se “mjetet pritet të disbursohen deri në fund të muajit korrik”.
Vitin e kaluar, ajo ka shpallur publikisht mbështetjen për familjet dhe bizneset që investojnë në panele diellore. Nga 448 aplikime, kanë përfituar 283 familje me mbi 460 mijë euro gjithsej. Ndërkohë, nga 67 aplikime të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, janë përzgjedhur 51 përfitues me një vlerë prej rreth 224 mijë eurosh, ka bërë të ditur Ministria e Ekonomisë.
“Subvencionet për familje kanë qenë nga 250 deri në 1.750 euro, ndërsa për biznese nga 200 deri në 6.000 euro, varësisht nga kapaciteti i instaluar”, sipas njoftimit.
Subvencionet rrisin interesimin
Autoritetet dhe përfaqësuesit e kompanive që merren me instalimin e sistemeve diellore, thonë se këtë vit është rritur ndjeshëm interesimi i konsumatorëve familjarë për të investuar në pajisje për vetëkonsum të energjisë. Ermal Kelmendi, koordinator në kompaninë “Unisolar” që merret me projektimin dhe instalimin e paneleve diellore, thotë se subvencionet e vitit të kaluar nga Qeveria, kanë nxitur shumë familje të ndërmarrin këtë hap.
“Interesimi është shumë i madh, pasi që instalimi i këtyre paneleve ul faturat e energjisë nga 60 deri në 70 për qind”, thotë Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se gjatë këtij viti është rritur njësoj edhe interesimi i bizneseve për instalimin e paneleve diellore. Kjo, sipas tij, lidhet me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji(ZRRE), që nga 1 qershori i ka obliguar të gjitha bizneset me mbi 50 punëtorë dhe me qarkullim mbi 10 milionë euro, të dilnin në tregun e hapur të energjisë.
Çmimet në tregun e hapur janë dukshëm më të larta se ato të rregulluara, ndërkohë që edhe për amvisëritë, energjia elektrikeështë shtrenjtuarpër rreth 16 për qind këtë vit. Zyrtarë të ZRRE-së konfirmojnë, po ashtu, se kërkesat për vetëkonsum janë rritur.
Petrit Pepaj, drejtor menaxhues në këtë institucion, thotë se deri më tash këtë vit janë autorizuar 55 biznese dhe familje për vetëkonsum të energjisë, ndërsa shtatë të tjera janë në proces të aprovimit. Gjatë gjithë vitit 2023 janë dhënë vetëm 23 autorizime të tilla, ndërsa në vitin 2024 janë lëshuar 671 autorizime.
“Në përqindje, pjesa më e madhe e tyre janë biznese - 60 për qind - ndërsa 40 për qind janë konsumatorë familjarë”, thotë Pepaj.
Kosova synon të rrisë pjesëmarrjen e energjisë së ripërtërishme në totalin e prodhimit. Objektiv i saj është që, deri në vitin 2031, 35 për qind e energjisë të vijë nga burime të ripërtërishme. Analiza të ndryshme kanë treguar se vendi ka potencial për shfrytëzimin e energjisë diellore, me rreth 240 ditë me diell në vit.
Aktualisht, rreth 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga thëngjilli, ndërsa vetëm 10 për qind nga burimet e ripërtërishme. Rashiti nga Lipjani i inkurajon edhe familjet e tjera që të investojnë në panele diellore, ndërsa nga shteti kërkon që të vazhdojë me skemat mbështetëse.
“Investimi kthehet për 10 vjet, e për 30 vjet ke rrymë falas... pasi sistemi ka garanci dhe mirëmbajtje nga kompania”, përfundon ai./ REL
foto ilustruese TIRANË- SPAK ka njoftuar përmes një e-maili, shtatë kandidatët që kanë ngelur në garën pë...
foto ilustruese VLORË- Policia e Vlorës ka ndërhyrë për të liruar një hapësirë publike të zënë...
pamje nga vendngjarja BELSH- Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në pyllin e Deshiranit n&eum...
foto ilustruese DURRËS- Nëse do të kremtohej ditëlindja e një burgu, Instituti i Ekzekutimit të Veprave Penale (IEVP) n...
Ylli Dedani SHBA- Autoritetet amrikane kanë dënuar me burg të përjetshëm Ylli Dedani i njohur si “Mbreti i Drogës&...
Laert Haxhiu DRENOVË- Një celular është gjetur gjatë një kontrolli në qelinë e Laert Haxhiut në burgun e ...
foto ilustruese ELBASAN- Një 41-vjeçar i dënuar për vrasje, rrëmbim, kanosje dhe armëmbajtje është arrestuar...
foto ilustruese TIRANË- Një tjetër aksident me monopatinë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 17-vje&c...
foto ilustruese TIRANË- Lokali ishte me pak njerëz në momentin që është ekzekutuar me 14 plumba në gusht të vitit ...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Gjykata Penale ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Ekrem Skureni, i...