LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Pluralizëm mes serbëve, një shenjë e mirë që mungonte

Siç u konfirmua më herët nga disa subjekte politike, listat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës do t’i dorëzojnë gjashtë prej tyre: Lista Serbe, Demokracia Serbe, Lëvizja Kombëtare Serbe, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.

11 Dhjetor 2024, 17:05 Nga N.F

REL: Pluralizëm mes serbëve, një shenjë e mirë që

KOSOVË- Për komunitetin serb në Kosovë është mirë të prishet ose të dobësohet monopoli i Listës Serbe, thonë për Radion Evropa e Lirë Miodrag Marinkoviç nga Qendra joqeveritare për Veprime Afirmative Sociale, me seli në Mitrovicë të Veriut, dhe Dushan Janjiç nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike.

Siç u konfirmua më herët nga disa subjekte politike, listat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës do t’i dorëzojnë gjashtë prej tyre: Lista Serbe, Demokracia Serbe, Lëvizja Kombëtare Serbe, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, tha për Radion Evropa e Lirë se afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë është shtyrë deri në mesnatën e 11 dhjetorit.

"Këtë vendim, KQZ-ja e mori gjatë mbledhjes së sotme, duke pasur në konsideratë se për herë të parë ky proces realizohet përmes platformës online dhe disa nga subjektet politike kanë pasur vështirësi në përdorimin e platformës", tha Elezi.

Lista Serbe njoftoi se ka dorëzuar një listë prej 48 kandidatësh për deputetë në Kuvendin e Kosovës, në mesin e të cilëve është edhe Dragica Gashiç, e kthyera e parë serbe në Gjakovë - qytet rreth 70 kilometra larg Prishtinës. Kthimi i saj në vitin 2021 ka shkaktuar reagime të dhunshme, por në fund ajo ka arritur të kthehej në banesën e saj.

“Jam i nderuar dhe i lumtur që dekanët tanë, profesorët, mjekët e dalluar, gjyqtarët, me emrat e tyre qëndruan pranë Listës Serbe në këtë moment më të vështirë të luftës për interesat e popullit serb në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë”, tha Zllatan Ellek, kryetar i Listës Serbe.

Listën prej 12 kandidatësh e bëri të ditur edhe Nenad Rashiq, udhëheqës i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Në atë listë gjendet edhe Marina Bogojeviq nga Leposaviçi, nënkryetare aktuale e Lulzim Hetemit.

Rashiq, aktualisht, është ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Edhe Lëvizja Kombëtare Serbe tha se ka dorëzuar listën me 12 kandidatë, ndërsa KQZ-ja konfirmoi se Demokracia Serbe ka dorëzuar tashmë listën me 13 kandidatë, Nisma Qytetare Drejtësia Popullore me dhjetë kandidatë dhe Partia e Serbëve të Kosovës me nëntë kandidatë. KQZ-ja duhet t’i konfirmojë listat më së voni deri më 25 dhjetor. Zgjedhjet janë caktuar për datën 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

“Është mirë që kemi një lloj pluralizmi në përfaqësimin e komunitetit serb. Kjo është diçka që ka munguar në periudhën paraprake”, thotë Marinkoviç.

“Vetë fakti që janë regjistruar gjashtë lista, tregon se monopoli i Listës Serbe ka rënë. Është e qartë se as Beogradi nuk mund t’i vendosë më të gjitha kartat në anën e Listës Serbe. Mendoj se kjo është një shenjë e mirë për komunitetin serb. Ai po i kthehet sistemit shumëpartiak në një mënyrë të pazakontë”, shton Janjiç.

Që nga themelimi i saj në vitin 2013, Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit - ka fituar mbi 90 për qind të votave të pjesëtarëve të komunitetit serb në të gjitha proceset zgjedhore në të cilat ka marrë pjesë.

Megjithatë, Misioni Monitorues i BE-së në Kosovë, në raportin e tij të vitit 2021, ka konstatuar se Lista Serbe “ka monopolizuar jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës” dhe se ka pasur raste të frikësimit dhe presionit ndaj votuesve nga kandidatë dhe aktivistë të Listës Serbe.

Pjesëtarët e komunitetit serb në veri dhe në jug të lumit Ibër, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë më 26 nëntor, e kanë mbështetur daljen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke thënë se duan që zëri i tyre të dëgjohet në institucionet e Kosovës.

Marinkoviç thotë se Lista Serbe “është zhdukur” dy vjet më parë, me daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri, dhe se është krijuar një hapësirë në të cilën “disa liderë të tjerë politikë kanë dalë në sipërfaqe dhe kanë marrë mbështetje nga qytetarët e komunitetit serb”.

“Ndaj, ai dominim, ai monopoli i Listës Serbe, do të jetë shumë vështirë të arrihet në këtë moment. Unë shoh që në Kuvendin e Kosovës të shfaqen fytyra të reja, opsione të reja politike dhe mendoj se kjo do të ishte shumë mirë për komunitetin serb”, thotë Marinkoviç.

Ai, megjithatë, thekson se përfaqësuesit politikë të serbëve, pavarësisht se cilit opsion i takojnë, duhet t’i përmbahen një platforme themelore që mbron interesat e komunitetit serb. Pas bojkotimit dyvjeçar të institucioneve të Kosovës, për shkak të heqjes së targave serbe nga Qeveria e Kosovës, Lista Serbe njoftoi se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës, por nuk specifikoi qartë nëse do të marrë pjesë aktive në punën e institucioneve.

Që nga viti 2022, dhjetë përfaqësues të grupit parlamentar “Lista Serbe” janë paraqitur në seancat e Kuvendit të Kosovës çdo gjashtë muaj, për të mos i humbur mandatet e tyre. Me Kushtetutën e Kosovës, dhjetë ulëse janë të rezervuara për deputetët serbë, pa votat e të cilëve nuk mund të miratohen disa ligje të rëndësishme apo ndryshime kushtetuese. Marinkoviç thekson se pjesëmarrja e ardhshme aktive e serbëve në institucionet e Kosovës, është “jashtëzakonisht e rëndësishme” për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb.

“Politika e bojkotimit ka rezultuar e pasuksesshme. Ajo që mund të përfitohet nga ky pluralizëm, është se disa parti të reja janë më aktive në institucione, në parlament, marrin pjesë në punë, përcjellin se cilat janë interesat e komunitetit serb - gjë që nuk ishte rasti me Listën Serbe kur kishte përfaqësim ekskluziv”, thotë ai.

Edhe Janjiç vlerëson se “reputacioni i Listës Serbe ka rënë shumë”, për shkak të politikës së bojkotimit dhe të gjithë situatës në veri të Kosovës që ka pasuar. Pas largimit nga institucionet e Kosovës në fillim të nëntorit të vitit 2022, Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve lokale - gjë që ka rezultuar me marrjen e pushtetit nga katër kryetarë shqiptarë në komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Me largimin e policëve të komunitetit serb nga pozitat e tyre, edhe ata janë zëvendësuar më së shumti nga ata të komunitetit shqiptar, dhe e njëjta situatë ka ndodhur edhe në fushën e drejtësisë dhe në administratën lokale.

Që nga vitit 2022, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka punuar në mënyrë aktive për vendosjen e pushtetit në veri dhe disa nga hapat që ka ndërmarrë në këtë drejtim, përfshijnë: heqjen e targave serbe, mbylljen e institucioneve që punonin nën sistemin serb dhe heqjen e dinarit serb.

Janjiç thotë se për “pluralizëm të suksesshëm” në mesin e komunitetit serb në Kosovë, është e nevojshme të sigurohen kushte të drejta zgjedhore. Ai sqaron se disa nga këto kushte janë: rregullimi i listave të zgjedhësve, vendosja e kontrollit demokratik mbi vetë procesin e votimit dhe parandalimi i të gjitha abuzimeve.

“Tani po flas, para së gjithash, për komunitetin serb. Nëse nuk sigurohen këto kushte, do të ketë pasoja negative për të. Do të zvogëlohet pjesëmarrja dhe do të ketë edhe një përballje propagandistike mediatike mes serbëve”, beson Janjiç.

Pasi Lista Serbe ka njoftuar se do të marrë pjesë në zgjedhje, zyrtarë të lartë të Qeverisë aktuale në Beograd kanë shprehur mbështetjen e tyre.

Më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë thirrje për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, ndonëse Beogradi edhe e ka mbështetur largimin e tyre. Marinkoviç dhe Janjiq nuk presin që Beogradi ta mbështesë pluralizmin në mesin e serbëve në Kosovë, sepse ai “gjithmonë luan me një kartë dhe ajo është Lista Serbe”. Marinkoviq, megjithatë, beson se nëse në Kuvendin e Kosovës hyjnë opsione të tjera politike, Beogradi do të ketë një qasje më pragmatike për t’i mbrojtur interesat e komunitetit serb.

“Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë, por besoj se ka vend për veprim të përbashkët nëse ka qëllim të mirë”, shprehet ai.

Janjiç, nga ana tjetër, vlerëson se “situata në Serbi po ndryshon, e rrjedhimisht edhe te serbët që janë në Kosovë”.

“Unë gjithmonë kam thënë se është gabim të luash vetëm me një kartë. E kemi paguar me shumë njerëz në Kosovë. Është loja më e gabuar që të çon në demokraci”, thotë ai.

E, çfarë mesazhesh kanë dërguar partitë politike të serbëve në Kosovë para dorëzimit të listave për deputetë në Kuvendin e Kosovës? Lista Serbe ka thënë se “asnjëherë më e fortë” do të luftojë për të dhjetë mandatet në Kuvendin e Kosovës dhe se është “e vetmja” që përfaqëson interesat e serbëve në Kosovë.

Demokracia Serbe ka deklaruar se ka ardhur koha për të ofruar mbështetje për ata që “nuk ia kanë kthyer shpinën popullit derisa të drejtat e serbëve janë kërcënuar”, edhe pse “disa kanë zgjedhur të heshtin dhe të tërhiqen në hije”.

Lëvizja Popullore Serbe ka thënë se nuk ka pushuar të luftojë për interesat serbe dhe se “është e vetmja që ka fuqi të luftojë për liri dhe ndryshime për të mirë”. Qëndrimi i Partisë për liri, Drejtësi dhe Mbijetesë është se ka ardhur koha që serbët të përfaqësohen në institucionet e Kosovës.

Partia Serbe e Kosovës ka thënë se në Kuvendin e Kosovës duhet të ketë edhe serbë, “të cilët do të marrin pjesë aktive në punë dhe do t’i mbrojnë interesat e popullit serb, ndryshe nga përfaqësuesit e mëparshëm”. Nisma Qytetare Drejtësia Popullore ka shfaqur besimin se është e nevojshme që “gjërat të merren në duar të veta” dhe që njerëzit “më në fund ta ndiejnë lirinë”./ REL

lista serbe kosove

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë