LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?

Që nga viti 2021, kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës u shkri në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, dhjetëra organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë kanë paralajmëruar se mirëqenia sociale është lënë jashtë prioriteteve qeveritare, ndërsa qasja në shërbime sociale për kategoritë e cenueshme është përkeqësuar.

8 Qershor 2025, 15:26 Nga E. D
REL: Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies
foto ilustruese

KOSOVË- Fetije Atashi-Hetemi, që lëviz me ndihmën e karrocës, përkrah kërkesën e bërë nga organizatat joqeveritare për rikthimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, pasi që, siç thotë ajo, “personat në gjendjen më të ndjeshme të shoqërisë, duhet të jenë prioritet”.

Që nga viti 2021, kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës u shkri në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, dhjetëra organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë kanë paralajmëruar se mirëqenia sociale është lënë jashtë prioriteteve qeveritare, ndërsa qasja në shërbime sociale për kategoritë e cenueshme është përkeqësuar.

Atashi-Hetemi, 56-vjeçare, jeton e vetme dhe thotë se përballet me sfida të shumta në përditshmëri.

Që nga fëmijëria e hershme, ajo lëviz me ndihmën e karrocës, pasi kishte pësuar dëmtime në tru, për shkak të temperaturës së lartë trupore.

Ajo thotë se gjithnjë ka pasur mbështetje nga familja dhe rrethi, gjë që i dha forcë të aktivizohet për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Por, kërkon që institucionet t'i përmirësojnë kushtet për këtë kategori të shoqërisë.

Për vite të tëra, 56-vjeçarja tregon se ka pasur një ndihmë prej 150 eurosh nga një skemë sociale.

Asaj i janë dashur tetë vjet betejë ligjore që të fitojë pensionin prej 430 eurosh që u takon personave paraplegjikë. Por, edhe kjo shumë thotë se është e pamjaftueshme për të.

“Pensioni që unë marr, nuk i mbulon as për së afërmi nevojat e një personi me aftësi të kufizuara, qoftë për barna, vizita mjekësore apo probleme të pritshme, si plagët dekubitale. Me këto para më duhet ta paguaj një asistente, që dy herë në javë të më ndihmojë. Nuk kam më shumë mundësi”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Organizatat që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve, thonë se këto grupe të cenueshme, përveç stigmës dhe paragjykimeve nga shoqëria, gjithnjë e më shumë përballen me mungesë të mbështetjes së qëndrueshme institucionale.

Disa muaj më parë, përmes një letre publike drejtuar partive politike në Kosovë, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka kërkuar rikthimin e një ministrie të veçantë për mirëqenie sociale.

Sipas KOMF-it, një strukturë e tillë është thelbësore për të siguruar qasje dhe koordinim më të mirë të shërbimeve për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, familjet në nevojë dhe kategori të tjera të cenueshme.

Por, derisa Kosova, prej muajsh, ndodhet në një krizë të thellë institucionale, kjo temë nuk është trajtuar publikisht nga partitë politike.

Sipas të dhënave nga KOMF-i, vetëm 10 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë kanë qasje në shërbime të mirëfillta shëndetësore dhe sociale.

Ndërkaq, më shumë se 72 për qind e fëmijëve në vend vazhdojnë të disiplinohen përmes formave të dhunshme – një tjetër çështje, që thonë se kërkon përgjigje urgjente nga institucionet.

Përveç fëmijëve, edhe pensionistët, viktimat e dhunës, familjet në ndihmë sociale dhe kategoritë e dala nga lufta janë mes grupeve që, sipas Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS), vuajnë mungesën e përkujdesjes institucionale.

Ish-zyrtarë të Ministrisë së dikurshme të Mirëqenies Sociale dhe përfaqësues të shoqërisë civile paralajmërojnë se moskthimi i kësaj ministrie, do ta thellojë regresin institucional dhe do të lërë në gjendje të rënduar mijëra qytetarë në nevojë.

Skënder Reçica, që ka udhëhequr atë ministri, thotë se shkrirja e saj në departamente të një super-ministrie, “është dëshmi e një moskujdesi të thellë institucional”.

“Shërbimet sociale janë degraduar e qytetari i thjeshtë, që pret ndihmë dhe përkrahje, është lënë në mëshirën e fatit dhe të burokracisë pa shpirt”, thotë Reçica.

Sipas tij, rikthimi Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale “nuk është luks, është domosdoshmëri”.

“Ka ardhur koha të thuhet hapur, nuk mund të ekzistojë një shtet social pa një institucion të dedikuar, që i përfaqëson ata që kanë më së shumti nevojë për mbështetje”, thekson Reçica.

Ai shton se disa projekte të nisura nga dikasteri i dikurshëm ministror, tashmë kanë dështuar.

“Reforma për skemën e ndihmës sociale, e cila ishte në fazë të avancuar të përgatitjes, është braktisur. Modeli për reformën e sistemit pensional, që synonte drejtësi sociale dhe barazi kontribuuese për të gjithë qytetarët, është harruar. Investimet në shërbimet sociale, të cilat kishin filluar të strukturoheshin, janë ngrirë”, thotë Reçica për Radion Evropa e Lirë.

Për organizatën Handikos Ferizaj, shkrirja e Ministrisë së Mirëqenies Sociale ka krijuar pasiguri tek organizatat joqeveritare, për shkak të paqartësive institucionale dhe mungesës së koordinimit.

Sipas kësaj organizate për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, tani ndihet rënia e cilësisë së shërbimeve sociale.

“Shkrirja e shërbimeve sociale në ministri të tjera ka sjellë mbingarkesë të stafit dhe shpërndarje jo të qartë të përgjegjësive, gjë që ka ndikuar në ngadalësimin e hartimit dhe zbatimit të politikave dhe strategjive sociale. Kjo ka krijuar boshllëqe në koordinim dhe ka ulur efektivitetin e mbështetjes për këtë kategori, duke e bërë të nevojshme një qasje më të fokusuar dhe të organizuar në nivel qendror”, thonë nga Handikos Ferizaj.

Sipas organizatës, bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, ku ndodhet Divizioni për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, ka qenë i mirë, porse nismat për mbështetje të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara thuhet se kanë mbetur me projekte afatshkurtra.

“Është e domosdoshme të sigurohet zbatim i efektshëm i Ligjit për shërbime sociale, të zhvillohen programe dhe projekte të qëndrueshme me kohëzgjatje prej tre deri në pesë vjet, të ndërmerren hapa për thjeshtimin e procedurave burokratike dhe të krijohet një mekanizëm i fuqishëm monitorimi për OJQ-të që ofrojnë këto shërbime”, thuhet në përgjigjen e Handikosit për Radion Evropa e Lirë.

Handikos Ferizaj përmend edhe mungesën e koordinimit efektiv dhe vonesat në ofrimin e shërbimeve, "duke e bërë edhe më të vështirë jetën e njerëzve në nevojë, përfshirë personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e varfra".

Organizatat e tjera joqeveritare ngrenë edhe një shqetësim tjetër për një kategori tjetër të shoqërisë: fëmijët me autizëm.

Lekë Gjurgjiali nga Organizata “Zë”- Qendra Logopedike për Trajtim dhe Hulumtim, thekson se në Kosovë është problematike qasja në shërbime profesionale për fëmijët me autizëm.

“Qasja në vlerësime logopedike është e vështirë. Edhe qasja në shërbime profesionale logopedike është e vështirë në institucione publike, marrë parasysh numrin e vogël të logopedëve të angazhuar në këto institucione, si dhe koncentrimin e përfshirjes së logopedëve në institucione publike vetëm në Prishtinë”, thotë ai.

Për Gjurgjialin edhe më shqetësuese është lista e gjatë e pritjes për fëmijët që duan të marrin trajtim në sektorin publik.

“Listat e pritjes në institucione publike si dhe kostot e trajtimit në sektor privat dhe në organizata joqeveritare janë problematike. Vetëm një numër i vogël i organizatave joqeveritare ofrojnë shërbime pa pagesë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Gjurgjiali beson se rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale do të përmirësonte edhe bashkëpunimin ndërsektorial në mes të institucioneve qeveritare dhe organizatave të shoqërisë civile, që merren me mbrojtjen e fëmijëve dhe gjithpërfshirjen e tyre.

Për Bind Skejën, nga Qendra për Informim dhe Përmirësim Social, bashkimi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale me ministri të tjera ka shkaktuar konfuzion brenda institucioneve, ku “s’ka qenë e qartë ndarja e përgjegjësive”.

Ai vlerëson se në këtë shkrirje të ministrisë, ka humbur edhe “dija institucionale”, meqë përgjegjësitë për shërbime sociale kanë shkuar tek entitetet, “të cilat nuk e kanë në bazë kauzën sociale, por operojnë me prioritete tjera”.

“Shembull konkret është transferimi i shërbimeve të shëndetit mendor në Ministri të Shëndetësisë. Kujdesi ndaj individëve me probleme të shëndetit mendor tejkalon trajtimin medikamentoz dhe kërkon programe të mbështetjes sociale, si banimi/strehimi, punësimi, rehabilitimi etj. Këto janë jashtë vizionit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjë që pengon mundësinë për formimin e një sistemi të mirëfilltë të kujdesit të shëndetit mendor”, thotë Skeja.

Ai, po ashtu, shprehet kritik sa i përket mungesës së ndonjë nisme sociale dhe të kujdesit për shëndetin mendor.

“Shërbimet sociale kërkojnë ekip të veçantë që kupton sistemin dhe e ka përmirësimin e sistemit synim parësor, deri në pikën ku arrihet barazia sociale”, thekson Skeja.

Në vitin 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje e mori pushtetin, vendosi që përmes reformave qeveritare të reduktojë numrin e ministrive për të ulur shpenzimet operative dhe për të arritur një efikasitet administrativ.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në adresën e Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë një qëndrim karshi thirrjeve për rikthimin e ministrisë, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti, ky subjekt politik nuk ka kthyer përgjigje.

Njëlloj, edhe partitë tjera politike nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për këtë temë.

Për dallim nga Kosova, shumica e shteteve në rajon kanë ministri të veçantë për mirëqenien sociale.

Në Shqipëri, çështjet e mirëqenies sociale trajtohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në Mal të Zi, institucion përgjegjës për këtë është Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. E, në Serbi ekziston Ministria e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Çështjeve Sociale si organ për shërbimet e mirëqenies sociale./REL

atashi-hetemi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj