LIVE UPDATES
Aktualitet

RENEA shkon në Shkodër, 2 të arrestuar. Brenda banesës kishte artileri armësh dhe tritoli

Në pranga kanë rënë Petrit Kubazi, 52 vjeç, dhe djali i tij, Gledis Kubazi, 20 vjeç. Gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë Gerlad Kubazi, 16 vjeç.

31 Tetor 2022, 14:16 Nga k.m.

RENEA shkon në Shkodër, 2 të arrestuar. Brenda banesës

SHKODËR- Policia e Shkodrës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t kanë zbarkuar sot në Shkodër duke ushtruar kontrolle në disa banesa në lagjen Kiras të Shkodrës. Gjatë kontrolleve, brenda një prej lagjeve më të komentuara të qytetit për shkak të ngjarjeve kriminale, janë gjetur arsenal armësh, mina, tritol, fishekë dhe aparatë për bllokim valësh që dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Në pranga kanë rënë Petrit Kubazi, 52 vjeç, dhe djali i tij, Gledis Kubazi, 20 vjeç. Gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë Gerlad Kubazi, 16 vjeç.

Gjatë kontrollit të forcave RENEA dhe FNSH në banesa këtyre personave u janë gjetur: 3 mina me telekomandë, të lidhura me telefon, 8 kallëpe tritoli C4, gati për përdorim, me peshë totale 1 kilogramë e 600 gramë, kapsolla detonatore të lidhura me tela, të gatshme për përdorim, 1 armë gjahu (shotgun) me 2 gjerdanë dhe 50 fishekë, 1 radio si ato të Policisë, 1 aparat për bllokimin e valëve, 3 aparate celulare dhe 1 armë sportive. Policia ka kontrolluar në banesën e Cuf Mataj, i cili po hetohet në gjendje të lirë për shkak të moshës së madhe ndërsa i biri Ismet Mataj, 45 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi nuk u gjetë në banesën e tij. Mendohet se të gjitha armët janë përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Shkodër

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Drejtues i Parë Hamdi Fjora, në konferencë për shtyp, për finalizimin e fazës së 8-të të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit nga pjesëtarë të grupeve kriminale, kanë vijuar hetimet e thelluara për këtë qëllim. Si rezultat i veprimeve të thelluara, bazuar dhe në inteligjencën informative për disa persona që janë anëtarë të grupeve kriminale, të cilët mund të fshiheshin në banesa dhe mbanin armë zjarri e municion luftarak me vete, me mbështetjen e Forcave Speciale RENEA dhe FNSH Tiranë, në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, mëngjesin e sotëm u finalizua faza e 8-të e megaoperacionit policor të koduar “Qarku”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer 8 kontrolle banesash, në disa lagje të qytetit të Shkodrës. Si rezultat i kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. K., 52 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi G. K., 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, djali tjetër, shtetasi G. K., 16 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 mina me telekomandë, të lidhura me telefon, 8 kallëpe tritoli C4, gati për përdorim, me peshë totale 1 kilogramë e 600 gramë, kapsolla detonatore të lidhura me tela, të gatshme për përdorim, 1 armë gjahu (shotgun) me 2 gjerdanë dhe 50 fishekë, 1 radio si ato të Policisë, 1 aparat për bllokimin e valëve, 3 aparate celulare dhe 1 armë sportive.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së shtetasit C. M., në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, 5 krehra me fishekë dhe një sasi tjetër fishekësh kallashnikovi (gjithsej 280 fishekë), 1 armë zjarri pistoletë tip TT, me krehër me 7 fishekë, 20 fishekë luftarakë të kalibrit 7.9 mm, që përdoren për pushkë snajper, 5 krehra pistolete të kalibrit 9 mm me fishekë në të, 1 armë gjahu, 1 radio si ato të Policisë dhe 2 aparate celulare. Shtetasi C. M., për shkak të moshës së madhe, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, ndërsa djali i tij, shtetasi I. M., 45 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi në momentin e kontrollit nuk është gjetur në banesë. Gjithsej, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesa, në kuadër të fazës së 8-të të këtij megaoperacioni u sekestruan: 2 armë zjarri, 3 mina me telekomandë, 1 kilogramë e 600 gramë lëndë eksplozive C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 bllokues valësh, 2 radio si të Policisë dhe fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme. Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë në qarkun Shkodër, por jo vetëm. Njëkohësisht, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë po vijon puna për zbardhjen e qëllimit të prodhimit dhe mbajtjes së minave me telekomandë, të cilat, nga veprimet e para hetimore dyshohet se do të përdoreshin nga një grup kriminal, për ngjarje kriminale. Siç jeni në djeni, Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodër është përfshirë prej muajsh në megaoperacionin policor të koduar “Qarku”, si rezultat i të cilit, gjatë 7 fazave të realizuara më parë, janë sekuestruar 270 kilogramë kanabis, 476 bimë narkotke, dhjetëra doza kokaine, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit, 2 armë zjarri, 1 armë sportive, 4 automjete, 16 aparate celulare dhe muncion luftarak.

Në bashkëupim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në koordinim dhe mbështetje nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ky megaoperacion është në vijim, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e personave që janë anëtarë të grupeve kriminale, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë. Sigurojmë qytetarët se strukturat e Policisë në qarkun Shkodër janë tërësisht të angazhuara dhe të vendosura për të luftuar me ashpërsinë e ligjit, krimin në përgjithësi dhe atë të organizuar në veçanti, dhe në këtë kuadër ftojmë sërisht qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, për krijimin e një ambienti më të sigurtë.

operacioni qarku petrit kubazi gledis kubazi gerlad kubazi ismet mataj cuf mataj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj