LIVE UPDATES
Aktualitet

Rënia e Euros, Shoqata e Eksportuesve: Po falimentohet çdo biznes që prodhon dhe falimenton, nuk janë marrë për bazë sygjerimet tona

Shoqata ngre shqetësimin se Banka e Shqipërisë nuk po vepron për të stabilizuar tregun e këmbimit valutor, duke refuzuar të bëjë transparencën se çfarë po ndodh me këmbimin.

31 Korrik 2023, 17:00 Nga I.A
Rënia e Euros, Shoqata e Eksportuesve: Po falimentohet çdo biznes
Euro

TIRANË- Shoqatat e Eksportuesve kanë shprehur sot shqetësimin për efektin që zhvlerësimi i euros po jep në aktivitetin e tyre dhe jo vetëm. Pas deklaratës për shtyp javën e parë ata kanë theksuar ditën e sotme se deri më tani asnjë nga sygjerimet e tyre nuk është marrë për bazë. Po ashtu kanë shtuar se mbiçmimi i lekut nuk po godet vetëm fasonët, por ka goditur e po falimenton çdo ndërmarrje që prodhon e eksporton. Shoqata ngre shqetësimin se Banka e Shqipërisë nuk po vepron për të stabilizuar tregun e këmbimit valutor, duke refuzuar të bëjë transparencën se çfarë po ndodh me këmbimin.

Njoftimi i Shoqatës së Eksportuesve:

Në mes të javës së kaluar, adresuam në konferencë shtypi qëndrimin tonë lidhur me mbiçmimin e lekut që:

~ Po sjell pasoja në të gjithë ekonominë, ka rrudhur xhepat e atyre që kanë të ardhura nga remitancat e kredi në euro, ndërsa ka përvëluar eksportuesit;

~ Që kjo vjen si shkak edhe i ekspertëve të kabineteve vendimarrëse, të cilët nuk arrijnë të implementojnë dijet teorike në realitetet konkrete të vendit dhe se nuk kanë përgjegjshmërinë e duhur politike;

~ Sugjeruam zgjidhje për suportin ndaj bizneseve eksportuese, sugjerime të cilat në fakt u kryen në kushtet e vijimit të errësirës nga Banka e Shqipërisë, lidhur me shkaqet e mbiçmimit të lekut (muajt e fundit në mënyrë të menjëhershme).

Pas kësaj, pati një tendencë rritje të euros, e cila ndaloi po aq shpejt sa tentoi të niste, ndërsa publikisht lidhur me këtë çështje pati dy zhvillime:

Ø  Prononcimi i Zotit Kryeministër se: është histori suksesi vlerësimi i lekut, ndonëse ka sjellë stres tek eksportuesit; ka këshilltarë të mirënjohur ekonomikë (këshilltarin e Merkelit); “Shqipëria tashmë nuk është favorit për krahun e lirë të punës siç ka qenë vite më parë, ndaj bizneset duhet të vrapojnë për të mbyllur ciklin (pra fasoneria nuk ka të ardhme)”.

Ø  Prononcimi i Bankës së Shqipërisë se: nuk mund të fiksojë kursin e këmbimit siç sugjerohet nga eksportuesit; banka e Shqipërisë nuk mund të ketë instrument ndihmës për kategori të veçanta biznesesh, ndërsa shpreh gadishmërinë për të diskutuar me çdo grup interesi.

Qëndrimi ynë ishte me shumë luajalitet, duke shprehur shqetësim dhe sugjeruam zgjidhje. Sikurse shihet nga qëndrimet e Bankës së Shqipërisë, reagimet lidhen vetëm me kundërshtimin e zgjidhjes së sugjeruar nga ana jonë (!), ndërsa nuk rezulton të merren aspak me problemin që parashtruam: ndikimin negativ në ekonomi të mbiçmimit të lekut dhe falimentimin e sigurtë të kompanive eksportuese e ajo që është thelbësorja: Banka e Shqipërisë nuk bën transparencë lidhur me veprimtarinë e saj, për përmbushjen e detyrimeve ligjore për sa lidhet me kursin e këmbimit! Në këto kushte, ripërsërisim kërkesën bazike, minimaliste që Banka e Shqipërisë të mos publikojë vetëm qëndrimet deklarative se: ‘BSH i kushton vëmendje ecurisë së kursit të këmbimit’ dhe ‘BSH mbetet e angazhuar të krijojë ambient monetar e financiar sa më të sigurtë, të qëndrueshëm e transparent’, por të bëjë transparencë për përmbushjen e detyrimeve ligjore të BSH, për sa lidhet me kursin e këmbimit (të specifikuara në nene konkrete të ligjit për bankën e Shqipërisë) si psh: 

¾  Raportin periodik të BSH në Kuvend për detaje, për vlerësimin e politikës të këmbimeve valutore të zbatuara nga BSh dhe ato që do të ndiqen në 6 mujorin e ardhshëm;

¾ Ku konsistojnë masat e marra nga BSh, për  të nxitur e mbështetur sistemin e këmbimeve valutore në funksion të përmirësimit dhe stabilitetit të zhvillimeve ekonomike në vend?!

¾  Të dhëna/informacion për hartimin, miratimin dhe zbatimin e regjimit të këmbimit valutor, si dhe politikën e kursit të këmbimit të valutave në vend;

¾  Vlerësime të këshillit mbikëqyrës për politikën e këmbimeve valutore – në funksion të të cilit (këtij vlerësimi), Guvernatori informon jo më pak se një herë në 6 muaj këshillin, për gjendjen e këmbimeve valutore dhe rrethanat që mund të influencojnë në arritjen e politikave për këmbimet valutore;

¾ Për vlerësimin për shpalljen ose jo të vlerës së lekut, në raport me valutat e huaja dhe çdo ndryshim tjetër të tij, etj.

Në fakt nga publikimet në ëebsite të BSH, kemi konstatuar zhvillime habitore të tregut të valutave, sikurse është rritja e numrit të Zyrave të Këmbimit Valutor, madje edhe përgjatë periudhës së pandemisë (ndonëse askush nuk dilte jashtë). Kërkojmë pikërisht këtë transparencë nga Banka e Shqipërisë, bashkë me shpjegimet se mbiçmimi i lekut është rrjedhojë logjike e zhvillimit ekonomik të vendit, me qëllim që më tej me ekspertët tanë që kemi ofruar e më shumë janë vetëofruar, të analizojmë e konkludojmë për zgjidhjet që do aplikojmë, apo që do sugjerojmë e kërkojmë të implementohen nga institucionet publike. Asnjë ekspert ekonomie që kemi kontaktuar, nuk ka shpjegim ekonomik e makroekonomik për mbiçmimin e lekut brenda një periudhe kaq të shkurtër në masën 14%, ndaj mirëpresim transparencën e Bankës së Shqipërisë, që ta kuptojmë në drejtimin e duhur këtë fenomen. Ndonëse deklarata e Kryeministrit nuk është në favor tonë, pa dyshim që jemi falënderues që e përcolli pa asnjë ekuivok se ‘ ka një stres të eksportuesve’- fjala e zgjedhur për të etiketuar gjendjen tonë, është e mjaftueshme për të treguar që ka problem serioz, pasi askush nuk mund të presë që në një prononcim publik, kryeministri të ekspozojë haptazi falimentimin e pritshëm të një mori ndërmarrjesh eksportuese.

Pajtohemi tërësisht edhe me pohimin e Kryeministrit, që vendi ynë tashmë nuk është atraktiv për koston e ulët të krahut të punës, si dhe me nevojën për të vrapuar më shumë e më shpejt drejt ciklit të mbyllur, ndonëse vendimmarrjet e dy tre viteve të fundit për të lehtësuar fiskalisht në nivelin 5% investimet automative, të cilat janë pastërtisht fasone pasi përvec krahut të punës, nuk blejnë as edhe një bulon në tregun vendas, janë kontradiktore me pohimin e mësipërm. Mirëpo duhet thënë, se prej kohësh pjesa dërrmuese e të ashtuquajturave kompani fason, në fakt kanë ndërmarrë hapa drejt ciklit të mbyllur – blejnë lëndën e parë, prodhojnë me porosi e eksportojnë, si çdo ndërmarrje tjetër – ndërsa ka arsye për të patur pikëpyetje pse nuk arrijnë të fitojnë prokurime publike veshmbathje etj., të cilat i fitojnë në fakt ndërmarrje fasone në shtete të tjera. Pavarësisht kësaj, e theksojmë se edhe për ndërmarrjet e ashtuquajtura fason, falimentimi i pritshëm është për shkak të mbiçmimit të lekut në mënyrë të menjëhershme prej 14% dy muajt e fundit, pra për shkak të një ambienti të pasigurtë ekonomik e financiar, për të cilin theksojmë sërish, se Banka e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë transparencë.

Nga ana tjetër, mbiçmimi i lekut nuk po godet vetëm fasonët, por ka goditur e po falimenton çdo ndërmarrje që prodhon e eksporton. Në vijim, pa dyshim pasojat do i kenë edhe ato që prodhojnë e shesin në vend, pasi importi nuk shpreh rritje proporcionale me situatën e krijuar dhe rritja e çmimeve nga ana tjetër ka ulur fuqinë blerëse. Pra goditet brandi dhe angazhimi qeverisë “made in Albania”, rritet numri i të papunëve, rritet pasiguria në treg dhe krijohet një atmosferë jo transparente në shoqëri në përgjithësi. Për aa lidhet me këshilltarët, nga të cilët Zoti Kryeministër evidentoi këshilltarin e Merkelit, nuk kemi asnjë mëdyshje në përpjekjet e Kryeministrit, ndërsa shprehim respekt për këshilltarin ekonomik e të tjerë. Mirëpo e themi me bindje, që këshilltarëve të huaj ju është modeluar në mënyrë të pasaktë problemi, ndaj rekomandimet e mundshme nuk mund të kene premisë të jenë të sakta! Ka edhe raste të mëhershme në hartimin e zbatimin e politikave fiskale, për të cilat qëndrimet e këshilltarëve të mirënjohur të qeverisë, kanë ndryshuar qëndrimet kur tabloja lidhur me çështjet u është bërë e plotë dhe e qartë. Në këtë kontekst, përsërisim kërkesën tonë për vëmendje dhe krijimin e një grupi pune, që ka në fokus zgjidhje reale, me qëllim ruajtjen e ekulibrave në tregun financiar, atë të punës dhe atë të Shqipërisë me prodhimet vendase, që do rrudhen për tu ekspozuar me dinjitet në tregun ndërkombëtar. Grupi i shoqatave të eksportit është i gatshëm të thërrasë ekspertët më në zë të ekonomisë ndër vite dhe është i hapur për të diskutuar mbi këtë çështje me përfaqësuesit e qeverisë, qoftë këshilltarë pranë kabinetit të Kryeministrit, ashtu dhe nga institucionet e tjera përgjegjëse dhe gardiane të politikave ekonomike.

shoqata e eksportuesve euro

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje