LIVE UPDATES
Aktualitet

“Reporterët pa Kufij” dënojnë sjelljen e Ramës ndaj gazetarit: Duhet t’u përgjigjet

"Sjellja e Ramës zbulon një kuptim tejet problematik të kryeministrit për demokracinë dhe lirinë e shtypit”, thotë në një intervistë për Deutsche Wellen, Birger Schütz, zëdhënës i RSF, Gjermani.

6 Korrik 2022, 08:17 Nga A.B
“Reporterët pa Kufij” dënojnë sjelljen e Ramës
Edi Rama

Deutsche Welle: Javën e kaluarKryeministri i Shqipërisë Edi Rama pezulloi për tre muaj gazetarin Klevin Muka nga konferencat e shtypit të tij, pasi sipas tij pyetja e gazetarit ishte joetike.Si e gjykoni ju këtë veprim të Ramës?

Birger Schütz: "Reporterët pa Kufij” (RSF) e dënon deklaratën e Edi Ramës për përjashtimin e gazetarit Klevin Muka për tre muaj nga konferencat e shtypit të kryeministrit për gjoja sjellje joetike. RSF dënon gjithashtu arsyetimin e këtij hapi si masë për riedukimin e Mukës. RSF dënon edhe refuzimin e Ramës për të lejuar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka t'i përgjigjet pyetjes së Mukës për konfliktin e interesit mes postit të saj si ministre dhe faktit që bashkëshorti i saj është investitor strategjik. Së bashku me pezullimin 60-ditor të një tjetër gazetareje në fillim të prillit, sjellja e Ramës zbulon një kuptim tejet problematik të demokracisë dhe lirisë së shtypit. Një nga detyrat e medias është të monitorojë pushtetin – për shembull duke zbuluar marrëdhëniet problematike me klientët dhe konfliktet e interesit. Pyetja e Mukës synonte pikërisht këtë. Rama refuzoi t'i përgjigjej një pyetjeje me interes publik, së cilës duhej t'i përgjigjej. Pyetje të tilla si ajo e Mukës përbën një nga themelet e një shtypi të lirë. Në vend që të përjashtojë gazetarët nga konferencat e shtypit dhe t'i fyejë ata, Edi Rama duhet t'u përgjigjet pyetjeve dhe të punojë aktivisht për të përmirësuar lirinë e shtypit në Shqipëri. Kjo vlen edhe më shumë kur Tirana dëshiron të bëhet pjesë e komunitetit të vlerave të Bashkimit Europian.

Edhe kancelari gjerman Olaf Scholz ka marrë shumë kritika javën e kaluar. Ashtu si Rama, ai u akuzua për arrogancë. Cilat janë ngjashmëritë dhe cilat janë dallimet mes sjelljeve të dy krerëve të qeverive?

E përbashkëta në përgjigjet e Scholz-it dhe Ramës është refuzimi për t'iu përgjigjur pyetjeve legjitime të gazetarëve. Megjithatë, konteksti në të cilin kanë ndodhur reagimet është i ndryshëm: Edi Rama prej kohësh ka një marrëdhënie tejet të tensionuar me gazetarët. Ai i sulmon publikisht redaktorët duke përdorur një fjalor agresiv, duke i quajtur ndër të tjera "kazan" dhe "parazitë" dhe nuk druhet t'i kërcënojë ata. Në marrëdhëniet me median, Rama përdor akuza, dhe fushatat e bulizimeve ndaj gazetarëve kritikë janë në rend të ditës. Olaf Scholz-i nuk ka një histori të tillë me median. Reagimi i tij ndaj pyetjes së gazetares u quajt nga disa media gjermane si "arrogant" apo "mendjemadhësi". Por disa shohin te kancelari gjerman një problem të përgjithshëm komunikimi kur përcjell politikën e tij. Por ai nuk përdor masa disiplinuese nga gazetarët apo kërcënime aktive si në rastin e Edi Ramës.

Në vitin 2017 gazetarët shqiptarë e bojkotuan një konferencë për shtyp të Ramës, pasi kryeministri i quajti ata"idiotë”. A shikoni ju një taktikë të ndryshuar të Ramës, ku nuk akuzon më të gjithë gazetarët në përgjithësi, por sulmon vetëm më të guximshmit, duke përdorur arsyetimin se pyetja ishte joetike? Çfarë mund të bëjnë gazetarët për t'i kundërvënë kësaj taktike?

RSF pajtohet me këtë përshkrim. Por u takon gazetarëve shqiptarë që të zhvillojnë reagimin e tyre ndaj veprimeve të Edi Ramës. Nga këndvështrimi i Reporterëve pa Kufij, është e një rëndësie qendrore që të bëhen publike të gjitha shkeljet e lirisë së shtypit të Edi Ramës dhe të insistohet në respektimin e dispozitave ligjore. Me shumë rëndësi është edhe solidarizimi i gazetarëve në raste sulmesh të tilla ndaj gazetarëve të veçantë. Rama nuk duhet të ketë sukses me tentativat e tij për t'i nxitur gazetarët kundër njëri-tjetrit, duke përjashtuar individë nga konferencat e shtypit. Media e pavarur duhet të mendojë se si të koordinohet më mirë në reagimin e saj ndaj sulmeve të Ramës. Për këtë do të nevojiten ndoshta edhe aleanca më të gjera në mbrojtje të lirisë së shtypit./DW

edi rama reporteret pa kufinj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj