20 Qershor 2026, 09:48
Nga Elton Qyno
Foto ilustruse
Për incidentin e ndodhur në ambientet e GJKKO-së, referimi i çështjes Drejtorit të Institucionit të Burgjeve dhe Komisionit të Vlerësimit të Rrezikshmërisë së të Burgosurve në kuadër të Regjimit të Mbikëqyrjes së Veçantë, është marrë nga Komisioni Disiplinor i Burgut nr. 313, që përbëhet nga drejtori Kolë Kukaj, përgjegjësi i sektorit ligjor Adrian Dervishi, përgjegjësi i sektorit të kujdesit social Albert Kazaferi, përgjegjësi i sektorit të sigurisë Hetem Llapaj dhe specialisti i sektorit të Kujdesit Social.
Tashmë ka nisur praktika për 3 vëllezërit Fation Bushgjokaj, Kristi Bushgjokaj, Aleksandër Bushgjokaj për futjen e tyre në regjimin e veçantë 41 bis.
Ngjarja e paprecedentë u regjistrua më 15 qershor 2026, në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku 4 të pandehur, që sipas SPAK kanë ndërvepruar si grup kriminal për vrasjen e Renis Dobrës në Mat, janë konfliktuar verbalisht dhe më pas janë kacafytur në një përplasje fizike me grushte dhe shkelma.
Situata u regjistrua në kamerat dhe audiot e gjykatës, të cilat tashmë janë tërhequr si provë materiale. E gjitha ndodhi teksa gjyqtari i çështjes, Bib Ndreca, ua dha fjalën të pandehurve të flisnin rreth pretendimeve të tyre për kërkesat e ndryshimit të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Në relacionin informativ thuhet se më 15 qershor 2026, punonjësi i policisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Arjan Canaj, ka njoftuar Policinë e Burgjeve për një incident të rëndë, të ndodhur në ambientet e gjykatës.
Ngjarja është regjistruar si incidenti nr. 3135, ku rreth orës 11:33, protagonistë të përplasjes fizike janë 4 të pandehurit Fation Bushgjokaj, Kristi Bushgjokaj, Aleksandër Bushgjokaj dhe Petrit Çakri.
Në momentin që gjykata i ka dhënë fjalën të pandehurit Petrit Çakri, ai kërkoi që të shtyhej seanca për ndryshimin e masës së sigurisë.
“...Në këtë situatë e ka marrë fjalën i pandehuri tjetër, Fation Bushgjokaj, duke thënë që ky (Petrit Çakri) kërkon shtyrje pafundësisht të seancave sepse është mashtrues...” - thuhet në dokument.
Por në këtë moment ka ndërhyrë i pandehuri Petrit Çakri, duke u thënë tre vëllezërve se:
“...ju jeni pederastë dhe b*thë q...”.
Menjëherë në këtë çast ngrihet i pandehuri Kristi Bushgjokaj, i cili ishte i pozicionuar më afër Petrit Çakrit, për ta goditur, por bllokohet nga punonjësit e policisë.
Në të njëjtën kohë ngrihen mbi karriget e kafazit edhe dy të pandehurit e tjerë, Aleksandër dhe Fation Bushgjokaj, dhe hidhen përmbi punonjësit e policisë dhe godasin Petrit Çakrin.
Në këto momente ndërhynë punonjësit që ishin prezentë, duke stabilizuar situatën. Ndërkohë, me urdhër të kryetarit të seancës gjyqësore, Bib Ndreca, është marrë vendimi që të 4 të pandehurit të largohen nga seanca gjyqësore për sjelljen e manifestuar./Syri.net
fation bushgjokaj kristi bushgjokaj aleksandër bushgjokaj
Aktualitet
20 Qershor 2026, 08:42
E.d
Pamje
TIRANË- Protesta e qytetarëve shqiptarë përveç se ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtar...
Aktualitet
20 Qershor 2026, 08:00
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Protesta e 21-të pritet të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, ku qindra mijëra qytetarë vij...
Aktualitet
20 Qershor 2026, 07:22
e,d
Foto ilustruse
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në kat&...
Aktualitet
20 Qershor 2026, 07:19
E.d
Foto ilustruse
Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell King arrijnë në konkluzionin se për të ...
Aktualitet
20 Qershor 2026, 07:17
E.d
Foto ilustruse
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të AirDNA për 12 m...
Aktualitet
20 Qershor 2026, 07:13
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Vendi sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të...
Aktualitet
19 Qershor 2026, 22:46
E. D
pamjet
TIRANË- Një karvan makinash me flamuj kuqezi po udhëton drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës s...
Aktualitet
19 Qershor 2026, 22:09
D.S
EKUADOR- Media spanjolle Vistazo ka publikuar një artikull ku analizon lidhjet e krimit të organizuar shqiptar me mafien italiane dhe aktivitet...
Aktualitet
19 Qershor 2026, 22:14
E. D
pamjet
TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, pas mbledhjes para Kryeministrisë...
Aktualitet
19 Qershor 2026, 22:09
E. D
pamjet
TIRANË- Mijëra protestues po marshojnë në rrugët e Tiranës mbrëmjen e kësaj të premteje, duke k&eu...