“Mu lut të bënim foto bashkë”/ Meloni i kundërpërgjigjet Trump: Italia nuk lutet kurrë! Tajani anulon vizitën në Miami
Meloni i përgjigjet deklaratave të Trump: Italia nuk lutet kurrë! Për të ardhur keq që nuk sillet kështu me.....
Meloni i përgjigjet deklaratave të Trump: Italia nuk lutet kurrë! Për të ardhur keq që nuk sillet kështu me.....
Dita e 20 e revoltës popullore/ Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërhe...
Inaugurohet linja e re Tiranë-Toronto, Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror...
Gjyqi Veliaj- Dado në Administrative/ Momenti kur kryebashkiaku del nga salla, përshëndet të pranishmit 19 Qershor, 17...
Mesatarisht, Shqipëria numëronte gati 27 mijë listime të disponueshme çdo muaj, duke mbetur pas vetëm Rumanisë për nga madhësia e tregut.
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të AirDNA për 12 muajt e përfunduar në mars 2026, oferta e akomodimeve afatshkurtra në vend u rrit me 19.3%, ritmi më i lartë mes vendeve të krahasuara në rajon.
Mesatarisht, Shqipëria numëronte gati 27 mijë listime të disponueshme çdo muaj, duke mbetur pas vetëm Rumanisë për nga madhësia e tregut. Rumania vijon të mbajë pozicionin e tregut më të madh në rajon me 32,828 listime mesatare mujore, ndërsa pas Shqipërisë renditen Mali i Zi me 21,143 listime dhe Bullgaria me 18,167. Gjithsesi ndërsa Rumania operon mbi një bazë më të madhe, Shqipëria po rrit kapacitetet me një shpejtësi dukshëm më të lartë.
Diferenca bëhet edhe më e dukshme kur krahasohen ritmet e rritjes. Oferta e akomodimeve në Shqipëri u zgjerua me 19.3% me bazë vjetore, kundrejt 9.9% në Malin e Zi, 9.2% në Rumani, 8.9% në Serbi, 7.7% në Slloveni dhe 5.7% në Bullgari. Kjo e vendos Shqipërinë në krye të rajonit për nga ritmi i zgjerimit të tregut.
Rritja e ofertës është shoqëruar edhe me zgjerim të kërkesës. Numri i net-qëndrimeve u rrit në 2.36 milionë gjatë periudhës, nga rreth 2 milionë një vit më parë. Të ardhurat arritën në rreth 133.7 milionë euro në periudhën 12-mujore të mbyllur në mars 2026.
Gjithsesi një tjetër element që bie në sy nga shifrat është fakti se ritmet e zgjerimit të ofertës kanë tejkaluar ato të kërkesës. Kjo u përkthye në një rënie të lehtë të normës mesatare të zënies (prenotimeve) në 53.9%, nga 54.5% një vit më parë.
Turizmi në vend vijon të mbetet thellësisht sezonal pavarësisht tentativave për ta bërë atë gjithëvjetor. Kërkesa arrin kulmin gjatë muajve të verës, ndërsa pjesa tjetër e vitit mbështetet në nivele dukshëm më të ulëta aktiviteti, çka e bën menaxhimin e kapaciteteve një sfidë po aq të rëndësishme sa zgjerimin e tyre.
Profili i vizitorëve po bëhet gjithashtu më ndërkombëtar teksa grupet që po bëhen gjithmonë e më prezentë në vend po rriten dhe marrëveshjet në të cilat po hyjnë me tur-operatorët po bëhen më të larmishme nga kontratat me garanci, tek allotment apo dhe turistët individualë.
Franca përbën tregun më të madh të origjinës për qëndrimet në Airbnb, e ndjekur nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.
Për momentin, Shqipëria nuk është tregu më i madh i akomodimeve afatshkurtra në Ballkan, por po zgjerohet më shpejt se çdo vend tjetër i rajonit, duke forcuar pozicionin e saj në hartën turistike të Europës Juglindore./Monitor
Foto ilustruse TIRANË- Vendi sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të...
pamjet TIRANË- Një karvan makinash me flamuj kuqezi po udhëton drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës s...
EKUADOR- Media spanjolle Vistazo ka publikuar një artikull ku analizon lidhjet e krimit të organizuar shqiptar me mafien italiane dhe aktivitet...
pamjet TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, pas mbledhjes para Kryeministrisë...
pamjet TIRANË- Mijëra protestues po marshojnë në rrugët e Tiranës mbrëmjen e kësaj të premteje, duke k&eu...
TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur në rrugët e Tiranës, pas protestës masive te kryeministria. Duke brohoritur njëz&...
TIRANË- Pankarta pikante me mesazhe ironizuese kanë karakterizuar edhe protestën e sotme në kryeqytet. Me anë të karikatu...
TIRANË- Mijëra qytetarë pasi kanë mbyllur protestën para kryeministrisë kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiran&e...
TIRANË– Një protestuese e cila ka udhëtuar posaçërisht nga Franca, është bërë zëri i shumë...
Osman Stafa TIRANË- Gazetari Osman Stafa mori fjalën në protestën para Kryeministrisë, ku foli për problematikat që...