LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrahman Kasa: Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë

Ai theksoi se Unioni Turistik Shqiptar respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe kërkon që çdo investim të zbatohet në përputhje me standardet më të larta ligjore dhe mjedisore.

2 Qershor 2026, 16:45 Nga E.d
Rrahman Kasa: Investimet strategjike në turizëm janë një
Rrahman Kasa

TIRANË- Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj investimit strategjik prej mbi 4 miliardë eurosh që parashikohet të realizohet në zonën e Zvërnecit, duke theksuar se zhvillimi i turizmit dhe ekonomisë shqiptare nuk mund të pengohet nga dezinformimi apo interesat që nuk i shërbejnë vendit.

Sipas Kasës, investime të këtij niveli, të cilat sjellin në Shqipëri marka prestigjioze ndërkombëtare si Mandarin Oriental, Aman dhe Atlantis, disa prej të cilave ende nuk janë prezente në tregun europian, përbëjnë një mundësi të jashtëzakonshme për rritjen e profilit ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion turistik elitar.

“Projekte të tilla rrisin vlerën e pronës, krijojnë mundësi të reja për sipërmarrjet vendase, tërheqin investime të tjera dhe forcojnë pozicionin e Shqipërisë në hartën turistike ndërkombëtare. Kundërshtimi i tyre pa argumente të bazuara në fakte i shërben më shumë vendeve konkurruese të rajonit sesa interesit kombëtar shqiptar”, deklaroi Kasa.

Ai theksoi se Unioni Turistik Shqiptar respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe kërkon që çdo investim të zbatohet në përputhje me standardet më të larta ligjore dhe mjedisore. Megjithatë, sipas tij, Shqipëria nuk mund të refuzojë projekte strategjike që rrisin konkurrueshmërinë e turizmit shqiptar në Mesdhe dhe që parashikohet të krijojnë mbi 10 mijë vende pune direkte dhe indirekte.

Në lidhje me pretendimet për mbivendosje pronash, Kasa nënvizoi se, bazuar në deklarimet publike, projekti po zhvillohet mbi prona private të blera në mënyrë të ligjshme. Ai shtoi se çdo qytetar që pretendon cenim të së drejtës së pronës duhet t’u drejtohet institucioneve gjyqësore për të kërkuar verifikimin e pretendimeve dhe garantimin e të drejtave të tij.

“Mosmarrëveshjet pronësore duhet të zgjidhen nga institucionet e drejtësisë dhe jo të përdoren për të penguar zhvillimin ekonomik të vendit. Debati duhet të zhvillohet mbi baza ligjore, me transparencë dhe respekt për shtetin e së drejtës”, u shpreh ai.

Duke komentuar edhe kundërshtimet e ngritura nga grupet ambientaliste, Kasa theksoi se turizmi modern ndërkombëtar mbështetet pikërisht në ruajtjen e natyrës, biodiversitetit dhe trashëgimisë kulturore, ndaj çdo zhvillim duhet të respektojë standardet mjedisore, por kjo nuk duhet të kthehet në argument për bllokimin apriori të investimeve strategjike.

“Zvërneci është një nga pasuritë më të çmuara natyrore të Shqipërisë. Sfida jonë nuk është ta lëmë të pazhvilluar, por ta zhvillojmë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe vizion afatgjatë. Mirëqenia vjen nga zhvillimi ekonomik dhe investimet që krijojnë vende pune, të ardhura dhe mundësi për komunitetet lokale”, deklaroi Kasa.

Në përfundim, Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar bëri thirrje që debati mbi investimin në Zvërnec të bazohet në fakte, transparencë dhe interesin afatgjatë të Shqipërisë, duke vlerësuar se projekte të tilla mund ta shndërrojnë vendin në një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të Mesdheut dhe të kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik kombëtar./Dosja.al

rrahman kasa 4 miliardë euro investimet strategjike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj