LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfehet Arjan Ndoja: Nga atentati i Durrësit, lidhjet me “krimin”, përplasjet me Ramën, Braçen, Vetingun, njohja me Berishen dhe a ka marr vota nga “kriminelet”

Sipas Ndojës, nga verifikimet personale ka konstatuar se objekt i atentatit ka qenë ai, por ende nuk ka mësuar motivin.

3 Tetor 2025, 19:45 Nga I.A

Rrëfehet Arjan Ndoja: Nga atentati i Durrësit, lidhjet me

TIRANË- Ish-prokurori Arjan Ndoja, tashmë deputet i zgjedhur nga radhët e demokratëve, ishte i ftuari i radhës në podcastin "Ma Shqip" me Flamur Vezajn, duke rrëfyer për herë të parë atentatin ndaj tij në Durrës. Sipas Ndojës, nga verifikimet personale ka konstatuar se objekt i atentatit ka qenë ai, por ende nuk ka mësuar motivin.

“Unë kam pyetur dhe nga ajo që kam mësuar mendoj se objekt i atentatit kam qenë unë, nga mënyra e të shtënave dhe predhat që kanë goditur makinën. Por ka edhe një diskutim tjetër: në këto bisedat e ‘Sky’-t janë gjeneruar disa të dhëna, ku personi që ka qenë me mua në makinë, Pëllumb Muharremi, ka qenë objekt, pasi dyshohej se ai kishte marrë pjesë në një atentat ndaj tyre. Por këto janë vetëm fjalë” – tha Ndoja, duke shtuar se sulmi verbal dhe publik i kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv/kryeministrit Erion Braçe e bënë që atentatorët të mendonin se ishte momenti ideal për ta sulmuar me armë.

Sipas Ndojës, në çështjen e arrestimit të zyrtarëve të Kadastrës kishte interesa personale edhe Erion Braçe, i cili erdhi dhe bëri presion deri në sallën e gjyqit.

Nga ana tjetër, Ndoja foli edhe për videon e publikuar në media, duke shpjeguar se ishte takimi i parë me Olsi Ramën dhe nuk kishte mundësi të fliste për sulmin që i vëllai i tij, kryeministri Rama, kishte ndërmarrë ndaj tij.

Ish-prokurori Ndoja mohoi kategorikisht njohjen me Xhevdet Troplinin, i njohur si Poja, dhe se ai ka qenë prezent në atë takim në Kukës.

Gjatë bisedës, gazetari Vezaj e pyeti Ndojën edhe për dyshimet se grupet kriminale në Durrës e kanë ndihmuar për të siguruar votat për Parlamentin.

Por sipas Ndojës, kjo nuk është e vërtetë: “Unë nuk jam votuar nga grupe kriminale, këtë e kanë verifikuar edhe kolegët tuaj gazetarë. Unë kam marrë vota nga miq dhe të njohur në zonën e Durrësit,” – tha Ndoja, duke ftuar këdo që ka prova të dalë e ta denoncojë.

Sa i përket përfshirjes së emrit të tij në listat e hapura të PD-së, Ndoja thotë se nuk e ka takuar Sali Berishën personalisht asnjëherë:

“Ndoshta është dashur të hyja më herët në politikë, që të mbrohesha nga sulmet e kësaj mazhorance, pasi sulmet e tyre më bënë që të futem në garë për në Kuvend. Por asnjëherë nuk e kam takuar personalisht Sali Berishën, vetëm në takime publike gjatë fushatës elektorale,” – tha Ndoja, duke shtuar se ishin miqtë dhe strukturat e PD-së në qarkun e Durrësit që e propozuan.

Në këtë intervistë, Ndoja foli edhe për hetimin e SPAK ndaj tij:

“Unë isha viktimë e një atentati, por SPAK më hetoi sikur të isha autor. Por mirë bëri, sepse nxori të vërtetën që unë nuk kisha bërë asgjë të paligjshme.”

Ai u pyet gjithashtu edhe për pasuritë në Gjirin e Lalzit dhe kontratat, të cilat sipas Ndojës janë fituar nga bashkëshortja e tij me punën si avokate. Ndoja foli edhe për shkarkimin nga Vetingu dhe implikimin e disa anëtarëve të tij në politikë, duke përmendur rastin e deputetit Olsi Komiç, njëkohësisht njeri i afërt i Taulant Ballës në Kuvend.

Në vijim, ai kujtoi arsyen e shkarkimit nga ish-prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku në vitin 2004 dhe gjyqin që fitoi përballë tij. Gjithashtu dha opinionin e tij për SPAK-un si institucion, për Shkollën e Magjistraturës që sipas tij ka ulur cilësinë e studentëve, për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, për arsyet e largimit të shqiptarëve nga vendi dhe për angazhimin e tij publik si deputet./Dosja.al

arjan ndoja flamur vezaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj