Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas këtij presioni administrativ fshihet një problem më i gjerë strukturor. Gjatë vitit të shkuar janë regjistruar 275 aksidente në punë, me 212 persona të lënduar dhe 48 viktima, duke konfirmuar se siguria në vendin e punës mbetet një pikë e dobët e tregut të punës në vend.

Shkeljet në sigurinë në punë po kthehen në një kosto të drejtpërdrejtë për bizneset shqiptare, ndërsa vetëm gjatë vitit 2025 janë vendosur 268 gjoba me një vlerë totale prej 64.5 milionë lekësh.
Pas këtij presioni administrativ fshihet një problem më i gjerë strukturor. Gjatë vitit të shkuar janë regjistruar 275 aksidente në punë, me 212 persona të lënduar dhe 48 viktima, duke konfirmuar se siguria në vendin e punës mbetet një pikë e dobët e tregut të punës në vend.
Sektorët më problematikë, sipas raportit vjetor të Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, rezultojnë ata me intensitet të lartë pune fizike dhe nivel më të ulët formalizimi të proceseve, si ndërtimi, industria përpunuese dhe një pjesë e shërbimeve. Në këto aktivitete, shkeljet lidhen kryesisht me mungesën e pajisjeve mbrojtëse, standardeve teknike dhe trajnimeve të punonjësve, duke rritur ndjeshëm ekspozimin ndaj riskut.
Rritja e aksidenteve ka sjellë reagim më të fortë nga Inspektorati. Kontrollet për shkak aksidenti janë shtuar me 23% dhe në çdo rast janë shoqëruar me masa administrative, shpesh të shumëfishta për të njëjtin subjekt, duke treguar një qasje më të ashpër ndëshkuese.
Në të njëjtën kohë, shkalla e raportimit nga bizneset ka arritur në 96%, një tregues që sinjalizon më shumë transparencë, por edhe faktin që fenomeni është i përhapur dhe i pranishëm në shumë sektorë të ekonomisë.
Në total, gjatë vitit janë inspektuar 9,532 subjekte dhe janë verifikuar mbi 205 mijë vende pune, duke nxjerrë në pah një problematikë që nuk kufizohet në sektorë të izoluar, por shtrihet në një pjesë të gjerë të aktivitetit ekonomik.
Efekti ekonomik i aksidenteve është i shumëfishtë. Për bizneset, ato përkthehen në ndërprerje të aktivitetit, humbje produktiviteti dhe kosto shtesë për kompensime apo penalitete. Për shtetin, rritet presioni mbi sistemin shëndetësor dhe skemat e sigurimeve, ndërsa ulet kontributi aktiv i fuqisë punëtore.
Megjithatë, raporti evidenton se një pjesë e bizneseve vijojnë ta trajtojnë sigurinë në punë si një kosto që duhet minimizuar, jo si një investim që ul riskun. Kjo qasje, në praktikë, po rezulton më e kushtueshme, pasi aksidentet dhe pasojat e tyre financiare po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi vetë aktivitetin ekonomik./MONITOR
Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në t&e...
foto ilustruese KAVAJË- Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë&nd...
KOSOVË- Trim dhe patriot. Këto janë dy fjalët e vetme që Lumnije Bunjaku thotë se e përshkruajnë më së miri ...
Foto ilustruse Një person ka vdekur në Gjakovë, pasi ra nga një ndërtesë e lartë ku po punonte. Lidhur me këtë...
Foto ilustruse GREQI- Dy shqiptarë dhe një shtetas grek janë lënë në burg nga drejtësia greke, pasi shantazhuan një...
TIRANË- Ademiku Rexhep Qosja para se të ndahej nga jeta kishte lënë një amanet për nipin e tij Valjetin. Në let&e...
Pamjet VLORË- Një aksident ka ndodhur brenda tunelit të Llogarasë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën....
Foto ilustruse TIRANË- Ambasada amerikane ka njoftuar ditën e sotme se DASH po shtrëngon vizat ndaj atyre që punojnë në ...
Foto ilustruse ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi kishte thyer masën e sigurisë '...
Miklovan Dakaj SPANJA- Mediat spanjolle i kanë kushtuar sërish një artikull vrasjes së shqiptarit Miklovan Dakaj, por kët&eum...