LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrjeti Safe Journalists dhe organizatata ndërkombëtare reagojnë për mbylljen e TikTok: Kufizim ekstrem i lirisë së shprehjes në Shqipëri

Organizatat kanë shprehur disa mënyra alterantive që mund të ishin bërë pëpara se të merrej vendimi përfundimtar i mbylljes, siç është verifikimi i moshës ose moderimi i përmbajtjtes. 

11 Mars 2025, 11:46 Nga M.L
Rrjeti Safe Journalists dhe organizatata ndërkombëtare reagojnë
Rama dhe TikTok

TIRANË- Rrjeti SafeJournalists dhe oranizata të tjera kanë reagur në lidhje me pezullimin e platformës Tik Tok për 12 muaj në Shqipëri. Duke marrë parasysh synimin që u mor ky vendim nga Këshilli i Ministrave, theksuan se është një kufizim ekstrem i të drejtës për lirinë e shprehjes dhe marrjen e informacionit. Organizatat kanë shprehur disa mënyra alterantive që mund të ishin bërë pëpara se të merrej vendimi përfundimtar i mbylljes, siç është verifikimi i moshës ose moderimi i përmbajtjtes. 

Më tej, shtuan se duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe shumë parti kanë si urë komunikimi me audiencën Tik Tok-un, qeveria rrezikon te shtypë pluralizmin politik. Ato vunë në dukje se Rama nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për dakortësinë e e grupit të prindërve e arsimtarëve, siç ai vetë ka thënë në 2024. 

Organizatat ndërsa shprehën shqetësimin se mbyllja e platformës është krijon një precedent alarmues për Shqipërinë dhe rajonin, i kanë bërë thirrje qeverisë të shfuqizojë menjëherë pezullimin e TikTok-ut dhe të nisë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës konsultimi. 

Reagimi i plotë:

Rrjeti SafeJournalists (SJN), partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR) dhe organizatat e shoqërisë civile shprehin shqetësim serioz lidhur me vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë më 6 mars 2025 për të pezulluar aksesin në platformën TikTok në shkallë kombëtare për 12 muaj.

Duke e mirëkuptuar synimin e pohuar të qeverisë për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e dëmshme dhe për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale, theksojmë me forcë se masa të tilla mbrojtëse duhet të respektojnë plotësisht të drejtat themelore të njeriut, veçanërisht lirinë e shprehjes, aksesin në informacion dhe procesin e rregullt ligjor.

Liria e shprehjes dhe proporcionaliteti

Theksojmë se ndalimi i plotë i një platforme përfaqëson një kufizim ekstrem të së drejtës për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion. Pezullimi në tëresi i një platforme të tërë tejkalon ndjeshëm parimin e proporcionalitetit, duke ndikuar në shprehjen legjitime të të gjithë përdoruesve dhe duke kufizuar debatin publik si dhe aksesin në burime të ndryshme informacioni.

Zgjidhje alternative të synuara, si moderimi i përmbajtjes, verifikimi i moshës dhe programe të përmirësuara të edukimit të përdoruesve, duhet të ishin shqyrtuar përpara se të vendosej një ndalim i përgjithshëm. Natyra e gjerë e kësaj mase krijon një precedent të rrezikshëm për ndërhyrjen joproporcionale të shtetit në të drejtat digjitale.

Si një vend kandidat për anëtarësim në BE, Shqipëria pritet të respektojë standardet evropiane për shtetin e së drejtës dhe liritë themelore. Kuadri ligjor i Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA) të BE-së thekson llogaridhënien e platformave dhe transparencën në moderimin e përmbajtjes përmes një qasjeje të bazuar në analizën e riskut dhe proporcionalitet.

DSA favorizon bërjen e platformave përgjegjëse për menaxhimin e risqeve në shërbimet e tyre, në vend që të ndëshkojë përdoruesit duke mbyllur platformat. Ne inkurajojmë Shqipërinë të harmonizojë qasjen e saj me këtë paradigmë.

Shqetësimet lidhur me proceset demokratike dhe zgjedhore

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare në maj 2025, momenti i këtij pezullimi është veçanërisht shqetësues. TikTok është shndërruar në një platformë në rritje për komunikimin politik dhe angazhimin e votuesve, veçanërisht për të rinjtë, votuesit për herë të parë dhe partitë politike apo lëvizjet e reja, të cilat argumentojnë se do të preken në mënyrë joproporcionale.

Duke kufizuar aksesin në këtë platformë, qeveria rrezikon të shtypë këto zëra në zhvillim, të dobësojë pluralizmin politik dhe të krijojë një efekt frikësues që mund të shtrihet përtej përdoruesve të TikTok-ut, duke ndikuar gazetarët, krijuesit digjital, aktivistët e shoqërisë civile dhe organizatat monitoruese të procesit demokratik.

Procesi i Rregullt Ligjor dhe Transparenca

Vëmë re se ky vendim pason njoftimin publik të Kryeministrit Rama në dhjetor 2024, ku ai përmendi konsultime me një grup të përzgjedhur prindërish dhe arsimtarësh. Megjithatë, ende mungojnë prova të mjaftueshme publike mbi shtrirjen, përfaqësueshmërinë dhe rezultatet e këtyre konsultimeve.

Theksojmë se vendime të kësaj shkalle dhe rëndësie duhet të bazohen në konsultime të plota, transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile, organizatat mediatike, industrinë, avokatët e të drejtave digjitale dhe komunitetet e prekura.

Rreziqet e krijimit të një precedenti të rrezikshëm

Shprehim shqetësimin tonë se zbatimi i një ndalimi të përgjithshëm të një platforme krijon një precedent alarmues për Shqipërinë dhe rajonin. Kur qeveritë pretendojnë autoritet të gjerë për të mbyllur platforma popullore për shkak të shqetësimeve mbi përmbajtjen, ato rrezikojnë të hapin rrugën për kufizime të mëtejshme, duke kërcënuar lirinë e internetit në mënyrë më të gjerë.

U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të shmangin krijimin e një precedenti të tillë dhe të sigurojnë që në të ardhshme aspektet e rregullimit të përmbajtjes në platformat digjitale të trajtohen përmes masave të specifike për grupe të ndryshme, të bazuara në evidenca dhe në përputhje me parimin e proporcionalitetit.

Rekomandime

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të shfuqizojë menjëherë pezullimin e TikTok-ut dhe të nisë një proces konsultimi gjithëpërfshirës dhe transparent, duke përfshirë parlamentin, shoqërinë civile, organizatat mediatike, avokatët e të drejtave digjitale dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ky proces konsultimi duhet të synojë zhvillimin e një kuadri rregullator proporcional dhe të bazuar në evidenca, në përputhje me standardet evropiane, veçanërisht Aktin e BE-së për Shërbimet Digjitale (DSA).

Një qasje e tillë do t’i mundësojë Shqipërisë të adresojë në mënyrë efektive shqetësimet legjitime mbi sigurinë e fëmijëve dhe mbrojtjen e të dhënave, duke garantuar plotësisht lirinë e shprehjes, diskursin demokratik dhe procesin e rregullt ligjor të cilat janë elemente thelbësore në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme.

tiktok edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj