LIVE UPDATES
Aktualitet

Ruso–shqiptarët morën medalje në Paris 2024, por palestrat në Shqipëri si “në mesjetë”!

Të dyja medaljet erdhën nga sporti i mundjes, një sport force, ku dy shtetas rus të natyralizuar shqiptar morën medalje të bronzta. Pas këtij rezultati, Fiks Fare bëri një vëzhgim në rrethet kryesore të Shqipërisë për ekipet dhe palestrat e mundjes.

26 Dhjetor 2024, 20:55 Nga E. D

Ruso–shqiptarët morën medalje në Paris 2024, por palestrat

TIRANË- Për herë të parë në histori, sporti shqiptar mori dy medalje olimpike në Paris 2024. Të dyja medaljet erdhën nga sporti i mundjes, një sport force, ku dy shtetas rus të natyralizuar shqiptar morën medalje të bronzta. Pas këtij rezultati, Fiks Fare bëri një vëzhgim në rrethet kryesore të Shqipërisë për ekipet dhe palestrat e mundjes. Tirana i bën stërvitjet në një godinë afër një kishe, me një tavan të rënë. Palestra e Durrësit si në mesjetë, e pa rregulluar, me suva të rënë dhe e pa lyer. Tapet të prishur.

E njëjta situatë në Shkodër, ku palestra është vetëm 35 metër katrorë, me një tualet shumë të vogël dhe të pa rregulluar. Tapeti i çarë, ku sportistët rrezikojnë dëmtimin. Elbasani dhe Korça as nuk kanë ekip mundje, ndërsa shefat e klubeve ia vënë fajin ligjit të sportit dhe sponsorizimeve.

Sahit Prizreni: Sukses, por disa palestra skandaloze

Grupi i Fiks Fare e filloi vëzhgimin në palestrat e mundjes në Tiranë, ku stërviten edhe dy medalistët e bronztë në Paris 2024, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev. Këta dy sportistë bëjnë pjesë te Sport Klub Tirana dhe bëjnë stërvitje në një palestër midis rrugës së “Kavajës” dhe rrugës “Myslym Shyrit”, në afërsi të një kishe. Është një godinë njëkatëshe dhe këta sportistë bëjnë stërvitje në këto ambiente. Është një palestër e ngushtë dhe e gjatë, nuk ka fushën normale të garimit, por ka kondicionerë dhe dritare të reja. Janë bërë investime nga Sport Klub Tirana, por tavani i kësaj palestre ishte shembur!

Fiksi bisedoi me Presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, i cili tha se palestrat e mundjes kanë shumë probleme, s’ka investime nga qeveria apo bashkitë. “Edhe ato palestrat në qytete të tjera i kemi bërë vetë si në Kukës, Vlorë, Lezhë apo Berat” pohon ai. Për medaljet thotë se është një arritje historike, teksa shton se sporti i mundjes ka qenë me traditë, ku janë kualifikuar me normë Shkëlqim Troplini në Atlanta 1996, Sahit Prizreni në Athinë 2004 dhe në Pekin 2008 Sahit Prizreni dhe Elis Guri.

“Me këta (ruso-shqiptarët) jemi low coast, pasi vetëm faza përgatitore është e pamundur me financimet dhe buxhetin që kemi. Kjo të jetë kambanë për të aktivizuar klasat sportive, sepse aty janë të rinjtë dhe të rejat tona dhe e fillojnë sportin. Ministria duhet të zgjohet dhe të bëjë klasat në shkolla. Modelin duhet ta mbajmë” thotë Prizreni. Ai thotë se disa qytete me traditë në mundje si Durrësi dhe Shkodra s’kanë ambiente trajnimi. Më tej pohon se edhe pagat e trajtimet duhen përmirësuar nga klubet sportive në rrethe, pasi e kanë të pamundur të jetojnë pa një punë të dytë. Tirana jep pagë deri në 640 mijë lekë të vjetra, është stimul dhe ta bëjnë edhe ekipet e tjera.

Palestra e Durrësit me tapet të çarë, pa ngrohje – ftohje, pa dushe …

Fiks Fare bëri një vëzhgim në rrethet e Shqipërisë se sa praktikohet mundja në Shqipëri. Është një sport individual, fizik, ku Shqipëria ka pasur suksese. Grupi i Fiksi udhëtoi në në Durrës, ku palestra e mundjes është në katin e dytë të Pallatit të Sportit Ramazan Njala. Është një ambient me lartësi dhe gjerësi të konsiderueshme, por i pa rikonstruktuar, pa ngrohje.

Trajneri Sinan Trimi tha se Teuta është ekipi i dytë në Shqipëri për nga rezultatet pas Tiranës. “Te këto ambiente i vijmë në ndihmë sadopak edhe sportistëve. Kushtet janë minimale. Ka probleme, por këtu jemi në mënyrë provizore dhe do të lëvizim se na kanë thënë se do të bëjnë palestër tjetër. Siç e kemi dëgjuar nga bashkia do të bëhet rregullimi i Pallatit të Sportit dhe patjetër edhe palestra” thotë ai.

Më tej sqaron se edhe ai ka qenë mundës në vitet ’80 dhe ’90, ku ka pasur shumë ekipe dhe mundësa. “Më pas emigracioni dhe ashtu vazhdon akoma. Ne i bëjmë çunat nga 18-19 vjeç, kampionë dhe ato largohen. Largohen në emigrim. Lufta jonë është të vazhdojmë t’i mbajmë afër. Ne nga ruso-shqiptarët duhet të marrim përvojë dhe përvoja merret nëse sportistët nga e gjithë Shqipëria të grumbullohen. Kjo i takon Federatës së Mundjes” pohon ai.

Fiksi e pyeti nëse mundësit që morën medalje në Paris 2024 a mund të bëjnë stërvitje në këto kushte në Durrës? Ai përgjigjet se “jo, nuk jemi në atë nivel që ato të vijnë dhe të bëjnë”. Sipas tij, tapetin e çarë gjeti që nga viti 2015. “Hapësira nuk është, por se lartësi me disa rregullime bëhet. Tapeti është i çarë, me suva të vjetër, i pa lyer” thotë ai. Por, një problem janë edhe trajtimet financiare, ku vetëm kampioni merr një pagë dhe vendi i dytë e i tretë vetëm një dietë minimale ushqimore.

Palestra e mundjes në Shkodër 35 m2, tapet të çarë, me lagështirë …

Grupi i Fiks Fare udhëtoi edhe në Shkodër, ku palestra e mundjes është në katin e parë të Pallatit e Sportit. Është një ambient 35 metër katrorë, i pa rregulluar dhe aspak i favorshëm për stërvitje. Madje, tapeti është i çarë, me mbrojtëse anësore të dëmtuara. Salla e forcës është vetëm 4 m2, ndërkohë ka një tualet i pa rregulluar dhe me shumë lagështirë.

Trajneri Altin Amza thotë se kushtet janë shumë të këqija, aspak të favorshme për sportistët. Në këtë ambient, ku klubet e tjera kanë tualetin me kaq sipërfaqe, stërviten 25 sportistë si dhe të rinjtë. Normalisht me radhë se nuk i nxë. Ky vend s’është as për një stërvitje dyshe. Unë më shumë mundohem që mos të vriten sesa të stërviten” pohon Altini.

Më tej sqaron se, në të kaluarën, ekipi shkodran ka nxjerrë shumë kampionë, si Elis Guri, Paulin Sterkaj, Seit Fishtën, babanë e Altinit. Por, prej më shumë se 25 vitesh, mundësit stërviten në këtë ambient shumë të vogël dhe të pa rregulluar.

Pohon se tapeti është i çarë, sportistët rrezikojnë të dëmtohen. Anësoret janë shumë afër dhe, në vend që ti mësojë si të duelojnë, i mëson si të mos dëmtohen. Ai thotë se mundja ka marrë një ambient te Stadiumi i ri i Shkodrës, por është gërmadhë dhe askush nuk ka ndërhyrë. I ka bërë disa herë thirrje bashkisë dhe federatës së mundjes për ta rregulluar, por deri më tani asnjë gjë s’është bërë.

Elbasani dhe Korça s’kanë ekip mundje, kërkojnë “Veting” për sportin!

Por, a është shtrirë në gjithë Shqipërinë mundja?! Fiksi udhëtoi në Elbasan dhe Korçë, dy nga qytetet kryesore të Shqipërisë. Asnjë prej sport-klubeve nuk e praktikonte si sport.

Në Korçë, Fiksi interviston me drejtoreshën e Sport Klub Skënderbeu. “Ekipi i mundjes është shkrirë pas viteve ’90. S’kemi fare mundje, kishim një trajner por na ikur. Aktualisht kemi vetëm peshëngritje nga sportet individuale të forcës. Kemi një kampion në peshëngritje. Kemi një palestër modeste të peshëngritjes në ambientet e pallatit të sportit, s’janë kushtet të përshtatshme. Do bahet parku sportiv i ri, shpresojmë të bëhet edhe palestra e peshëngritjes. Ne kemi probleme me trajnerët, s’ka specialistë, është shumë e vështirë. Janë shumë pak, edhe pagesat janë që nuk i afrojnë. Problemi kryesor është trajnerët, pagesat e ulëta, interesi s’është i madh” pohoi drejtoresha.

Fiksi filmoi gjendjen e palestrës së peshëngritjes, e cila ishte e improvizuar në Pallatin e Sportit.

Ndërkohë, fiksi shkoi edhe në Elbasan, ku edhe Sport Klub Elbasani nuk ka ekip mundje. Drejtori i Ekipit Shumësportesh të Elbasanit, tha se problemet në Shqipëri janë të mëdha në sport. “Të gjitha problemet vijnë nga e ana financiare, ku pagat janë me tavane me VKM. Kjo s’është e pranueshme, duhet të bëhen diferencimet profesionale” thotë ai. Për ekipin e mundjes thotë se, Elbasani kritikohet se ka shumë sporte, por mundja është shkrirë pas viteve ’90. “Është i vetmi sport që s’e kemi. Peshëngritje kemi. Po pagesa është minimale. Kemi një thirrje për kryeministrin Rama. Meqë ka qenë sportist, kur do kthejë kokën nga ne klubet shumë sportëshe?! Mos të kujtohet vetëm për KOKSH-in, të bëjë një VETING për këto presidentë për këto trajnerë, e presidentë federate. Le të pastrohet edhe sporti. Ka shumë trajnerë, ka sportistë por s’ka mbështetje. Hajde të bëjmë një gjë për funksionimin e ligjit të sportit, të trajtimit të shoqatave” përfundon ai./Top Chhannel

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj