LIVE UPDATES
Aktualitet

Sa kushton një punëtor i huaj që vjen në Shqipëri?

Veç shpenzimeve të dukshme, marrja e punonjësve të huaj shoqërohet shpesh me kosto të mëdha edhe në kohë.

13 Shkurt 2023, 15:34 Nga k.m.
Sa kushton një punëtor i huaj që vjen në Shqipëri?
Foto ilustruese

TIRANË- Në kushtet e mungesës së punonjësve vendas, rekrutimi i atyre të huaj nga bizneset shqiptare po rezulton një proces me kosto të larta. Madje këto para shpesh po konsiderohen të çuara dëm sipas tyre sepse pjesa më e madhe vijojnë të përdorin Shqipërinë si trampolinë drejt vendeve të BE-së dhe të mos zbatojnë kushtet e kontratës.

Duke nisur nga pajisja me vizë e aplikimi për leje deri tek akomodimi, sipas llogaritjeve të Gazetasi.al një biznes duhet të paguajë nga 850-1000 dollarë për rekrutimin e vetëm një punonjësi të huaj.

Këtë e pohon edhe Edvin Prençe, kreu i Shoqatës “Pro Export” dhe përfaqësues i një nga sektorëve që po ndjen më shumë krizën, me rreth 20 mijë vende vakante.

“Kostot janë goxha të larta po të llogarisim se që në fillim kemi ato burokratike duke nisur që nga aplikimi për lejen dhe vizën, në rreth 400 dollarë. Pastaj është pagesa e agjencisë ndërmjetëse për të sjellë punëtorin, transporti dhe akomodimi që parashikon vetëm gjetjen e një ambienti fjetieje dhe që sigurohet po nga biznesi.Pagesë që në total shkon deri 1000 dollarë”, thotë Prençe për Gazetasi.al ndërsa shton se pasi vijnë në Shqipëri ato paguhen rreth 400 dollarë, njëjtë me punonjësit aktualë në mënyrë që të mos ketë diferencime.

Sa kushton një punëtor i huaj që vjen në Shqipëri?

Në një situatë të tillë, ku shpesh ekziston risku që ato të mos qëndrojnë më shumë se një muaj në Shqipëri, Prençe thotë se bizneset po detyrohen vetë që të bëjnë akorde bashkëpunimi me vende si Nepali në mënyrë që të shmangin agjencitë ndërmjetëse dhe të minimizojnë disi kostot.

Veç shpenzimeve të dukshme, marrja e punonjësve të huaj shoqërohet shpesh me kosto të mëdha edhe në kohë.

“Kemi kërkuar thjeshtësimin e praktikave për lejet e punës dhe vizat të cilat që nga data 7 shkurt janë unifikuar dhe tashmë kjo procedurë mund të zgjasë deri në 12 ditë, ndryshe nga më parë kur ishte shumë e koklavituar dhe duhej të prisnim gjatë. Por megjithatë është e rëndësishme që të bëhen lidhje në nivel institucional në mënyrë që punonjësit të respektojnë të gjitha afatet edhe kushtet e kontratës”, thotë më tej ai për Gazetasi.al.

Sa kushton një punëtor i huaj që vjen në Shqipëri?

Ai deklaron se një pjesë e këtyre punonjësve që kanë ardhur, prurje që ka qenë në linjë të drejtëpërdrejtë mes biznesit dhe agjencive të shteteve të tyre, kanë rezultuar seriozë dhe me formim profesional.

“Për punonjësit filipinas ka patur aplikime dhe sot e kësaj dite vazhdojnë e punojnë në Shqipëri. Deri tani kanë ardhur më shumë se 120 punonjës nga Nepali ku të dyja palët, si bizneset pritëse ashtu dhe punonjësit janë shumë të kënaqur përsa i takon raportit midis tyre dhe produktivitetit që ato kanë”, vijon më tej ai duke shtuar se ata nuk kanë probleme familjare dhe gjithashtu janë anglishtfolës të mirë.

Sa kushton një punëtor i huaj që vjen në Shqipëri?

Por e kundërta ndodh për punonjësit nga Bangladeshi, të cilët shpesh bizneset i kanë konsideruar një dështim. Një pjesë e mirë e tyre qëndrojnë në Shqipëri deri në tre javë dhe më tej largohen drejt shteteve perëndimore si Franca, Belgjika, Gjermania e Suedia. Për emigrimin drejt Europës, Gazetasi.al ka shkruar edhe para disa kohësh ku shpjegoi se duke qenë se Shqipëria është një shtet shumë afër vendeve të zhvilluara, punonjësit që ofrohen për punë, do e përdorin këtë mundësi për të emigruar pas pak muajsh në një vend më të zhvilluar europian. Punësimet e grave po rezultojnë më të suksesshme se marrja e burrave, pasi është shumë herë më i vogël risku për largimin e tyre, ndërsa garancia e dhënë nga ambasadat e shteteve përkatëse, për kontratat e rekrutimeve është një element shtesë për moslargimin e tyre.

Sipas edhe vetë bizneseve, është e qartë që punëtorët nga vendet e varfra që vijnë në Shqipëri janë vetëm një ndihmë e përkohshme dhe dëshmi që për sa kohë Shqipëria është një destinacion, aq kohë vendi ynë do ndihet në krizë për njerëz që punojnë.

Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive tregojnë se numri i të huajve që pajisen me leje pune po rritet ndjeshëm. Pjesa më e madhe e tyre janë punësuar në industrinë përpunuese, ndërtim, bujqësi, peshkim, tregti apo informacion dhe komunikim. Kriza e punonjësve dhe “nazet” nisën si pjesë e rimëkëmbjes ekonomike post-pandemike në të gjithë botën që në 2021-shin dhe u reflektuan shpejt edhe në Shqipëri. Në një anë kërkesa u rrit, tregjet e punës kishin pafund vende të lira por oferta u lëkund. Shumë shqiptarë zgjodhën të ikin dhe zgjidhja në vend u kërkua tek këmbimi i forcave të punës./GazetaSi

bizneset ne shqiperi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj